Protesta e kuksianëve: Plani i PD-së për ta penguar dhe hipokrizia për ta përdorur, ja prapaskenat e "selisë blu"

30 Prill 2018, 11:11Politika TEMA

Protesta e banorëve të Kukësit të cilët mësynë në sportelet e Rrugës së Kombit për të ndaluar taksimin, u shndërrua në një instrument të forte opozitar ku Partia Demokratike dhe aleatet e saj u përpoqën ta pasqyrojnë si një fitore të tyre.

Sensibilizimi me personat e arrestuar, vlerësimi për gjestin e tyre dhe angazhimi për ta çuar më tutje nuk munguan një ditë pas protestës. Madje liderët kryesorë të opozitës artikuluan se kjo ishte një protestë historike nga ku do të niste dhe do vazhdonte rebelimi deri në rrëzimin e qeverisë “Rama”.

Ndërkohë, teksa ka kaluar 1 muaj nga ajo ngjarje të tjera detaje kanë dale në dritë për të zbuluar prapaskenat e tubimit që “drodhi” qeverinë dhe detyroi kryeministrin Edi Rama të kërkojë ndjesë për mungesën e konsultimeve sa i përket kësaj çështje.

Gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryetari i demokratëve në Kukës Ibsen Elezi solli varjantin e organizatorëve të protestës.

I angazhuar me mobilizimin e saj, ai lëshoi një deklaratë të forte ku nënvizoi se PD ka punuar tre ditë për të shkaktuar dështimin e protestës së tyre për taksimin e Rrugës së Kombit.

Elezi solli, faktet e perosnave që u morën me oganizimin ku tha se vetë deputeti Flamur Noka ka sulmuar protestën duke u përpjekur që ajo të mos bëhet.

Madje, ai shtoi se demokrati ka dalë në Kuvend dhe ka akuzuar organizuesit e protestës si të shitur tek kryeministri Edi Rama.

“PD ka punuar 3 ditë që të dështojë protesta në Kukës. Doktor këto janë fakte. PD-ja sna ka mbështetur me protestën dhe unë kam prova.

Vetë Flamur Noka ka dalë në Kuvend dhe ka deklaruar që organizatorët e protestës janë shitur tek Edi Rama.

Do t’i thoja të gjithë demokratëve që janë mbedhur këtu se nuk duhet të bërtasim “Luli Luli” se nuk është çështja për një individ.

Sot është çështje se si duhet të drejtojmë ndershëm PD-në dhe pa LSI-në”, tha Elezi duke theksuar se ka arkivuar të gjitha faktet ku mbështet akuzën e tij.

Ndërkohë, Noka deklaroi se kjo protestë po organizohej nga socialistët kundër koncensionarit.

“Në mënyrë tinzare pastaj, përpiqeni që të organizoni protesta me këshilltarët tuaj për të larë gojën sikur Partia Socialiste s’paska faj.Organizoni protesta kundër koncensionarit. Kujt ja bëni këto meskinitete”, tha Noka në Kuvend një ditë para protestës.

Tani le të ndalemi pak tek deklaratat e Flamur Nokës pas prapaskenave për ta penguar dhe ndryshimi “360 gradë” pasi ajo mori vëmendjen e gjerë.

Këtu sjellim në vëmendje edhe luftën e tij politike me mjell në Parlament të cilën e justifikoi si formë proteste për të mbrojtur interest e kukësianëve që disa ditë më pare i cilësoi sit ë shitur tek kryeministri Rama.

“Qytetarët e Kukësit dhe zonave përqark janë të revoltuar dhe po ngrenë zërin për dënimin që u ka bërë qeveria duke u vënë taksë për rrugën nga e cila varet mbijetesa e tyre. Ata janë qytetarë të varfër që po ngrenë zërin për jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre, janë sipërmarrës të vegjël nga Shqipëria dhe Kosova, që janë viktima të korrupsionit qeveritar”, tha ish-ministri duke ndryshuar tërësisht qëndrim.

Nga ana tjetër, edhe pse ishte i vetëdijshëm për pengimin që i bëri protestës, Lulzim Basha i cilësoi si heronj personat që morrën pjesë në tubim.

“Protesta e Kukesit nxorri fytyren e vertete te nje regjimi kriminal qe qendron ne pushtet permes manipulimit dhe forces. Sot eshte e qarte se Edi Rama ka privatizuar shtetin dhe kontrollon te gjitha pushtetet policinë, prokurorine, gjykatat.
Fasada ka rene. Propaganda ka rene”, tha Basha.

Ajo që përbën skandal, pafytyrësi dhe hipokrizi, është iniciativa me të cilën forca më e madhe opozitare po tenton të mbrojë protestuesit e Kukësit të cilët u ngritën përtej politikës për të kundërshtuar taksimin.

Qëllimi për të përfituar  nga kauza e tyre dhe për të ndezur fitilin e mosbindjes civile, është qesharak pasi dëgjon prapaskenat e politikanëve që u mungon shtylla kurrizore. (TemA)

 

2 komente në “Protesta e kuksianëve: Plani i PD-së për ta penguar dhe hipokrizia për ta përdorur, ja prapaskenat e “selisë blu””

  1. Bushi says:

    Bravo,bravo,bravo o Ibsen Elezi,o kuksian trim.

  2. Seat Vlora says:

    TITULLI SHKRIMIT BOTUAR 4 VIE ME PARE NE GAZETEN “DITA”, PER KARAKTERIN DHE MORALIN E MU(L)TIT TE PD, PERCAKTUAR NGA BASHKFSHATARET E TIJ

    “Azdraku” Flamur Noka (Gazeta Dita, data July 5, 2014

    Ndërsa kaloja përballë Kryesisë së Kuvendit, u shkëmbeva me deputetin e PD, “doktor” Flamur Nokën. Ende pa bërë as dy hapa nga shkëputja prej tij, dëgjova dikë që foli me zë të lartë: “O azdrak, o azdrak”! Më bëri përshtypje ky “emër” dhe ndala e ktheva kokën. Deputet Muli, kishte qëndruar përpara portës së kryesisë së Kuvendit dhe po ia bënte me dorë dikujt, të afrohej. Një burrë rreth të dyzetave, vrapoi drejt “doktor” Nokës. U takua me të. Pas shtrëngimit të duarve, ai ra shpatullave Mulit dhe i tha, saktësisht kështu: – “Po ku je ore azdrak i poshtër, na hupe fare, nuk po na i kthen më vetllat neve që të dhamë votat, po mos harro se allahi është i madh, do vijnë prapë votat”!
    Nga fjala “azdrak”, kuptova se personi që u takua me Mulin, ishte ai që kishte thirrur me zë të lartë dhe u kuptua, që me këtë “emër” kishte thirrur atë. Pas komunikimit të parë duke e quajtur sërish me emrin “azdrak”, me sa dukej i venë në siklet mes atij mjedisi gazetarësh e qytetarësh që ndodheshin në hyrje të kuvendit, “doktor” Muli e tërhoqi për krahu personin që e thirri “azdrak” dhe shkoi e u fut bashkë me të, nën hijen e pemëve në trotuarin përballë. Aty, “doktor” Muli, nisi të bisedonte me të, duke bërë gjeste proteste me “këmbë e më duar”.
    Kurioziteti lidhur me fjalën “azdrak”, më nxiti të qëndroj aty, në pritje të personit që u takua me “doktor” Mulin, për ta. Pas shpjegimit që më bëri e pyeta: – Dua të di, përse e thirre Flamurin me emrin “azdrak”, mos e ka emër përkedhelie nga fëmijëria, apo e keni si përshëndetje, nga zona juaj?
    Po citoj pa asnjë ndryshim, shpjegimin që më bëri kuksiani: – “Muli nuk e ka emër fëmijërie dhe nuk e kemi si përshëndetje të zonës fjalën “azdrak”. Atë e përdorim për tipa si Muli. Kuksiançe, “azdrak” do të thotë njeri pa dinjitet, pa norma, pa edukatë, katundar i trashë e I keq, pa burrëri, që kapardisen kot e futin hundët kudo, që bëjnë si trima, që puthin edhe prapanicën kur tremben e kur kanë hall. Me fjalën “azdrak”, etiketohen njerëzit e pa besë, kapadainjtë, ata që nuk kanë “dy fara mend në kokë”, ata që të “hanë bukën e të përmbysin kupën”. Troç, ne quajmë “azdrak”, njerëzit pa “dinë e pa iman”. Ne kuksianët, tipat si Muli i quajmë “azdrak” në kuptimin keqësues, shpërfillës e tallës të fjalës, ndaj e thirra Mulin ashtu dhe ai e ktheu kokën menjëherë sa dëgjoi këtë epitet, mbasi e pranon edhe vetë që është “azdrak”. Kështu e thërrasin, gjithë kuksianët!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje