Rama për Krichbaum: Edhe sajesat e PD merren të mirëqena prej tij, por është vetëm një deputet..

30 Prill 2018, 23:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish lidhje me qëndrimin e deputetit gjerman Krichbaum për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Nga studioja e “Tonight” në OraNews, ai la të kuptohej se fati i Shqipërisë nuk varet nga deputeti Krichbaum.

Sipas tij pesha e deputetit të CDU është sa ajo e 600 deputetëve që ka parlamenti gjerman.

“Është një nga 600 e kusur deputetë të Bundestagut. Edhe sajesat e Partisë Demokratike merren të mirëqena prej tij”, tha Rama.

Pjesë nga intervista:

Tare: Ka një deputet gjerman që thotë se hapja e negociatave është e parakohshme. Mendoni se mund të ndikojë?

Rama: Nuk është sekret që zotëria ka një mendim të konsoliduar kundër qeverisë tonë. Kemi pasur një debat në Tiranë dhe i kemi opinionet shumë të largëta. Kur flet, dëgjoj në gjermanisht Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Është pozicion legjitim i tij. Është një nga 600 e kusur deputetë të Bundestagut. Edhe sajesat e Partisë Demokratike merren të mirëqena prej tij.

Rama: Nuk kisha takim.

Tare: Drejton komisionin.

Rama: Ishte korrekt dhe në fund të seancës më kërkoi ndjesë se nuk mund të më shoqëronte sepse kishte një takim me ministrin e Brendshëm.

Unë e kam vlerësuar faktin që kur bëhej fjalë për të nxjerrë nga bunkeri PD-në ai ishte në krahun e duhur të historisë. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme, se sa çfarë mendon ai ndryshe nga unë.

Ne i mbështesim me fakte dhe rezultate të konfirmuara nga Komisioni Evropian ndërsa zt.Krishbaun i merr nga selia e Partisë Demokratike.

Tare: Nuk e bindët?

Rama: Nuk kishte pse e bindja.

Tare: Ai është i rëndësishëm tek parlamentarët e tjerë.

Rama: Nuk gjykoj mbi rëndësinë e njëri apo tjetrit. Tani u bëra veteran në këtë fushë dhe qeniet politike i nuhas shumë kollaj.

6 komente në “Rama për Krichbaum: Edhe sajesat e PD merren të mirëqena prej tij, por është vetëm një deputet..”

  1. undefined says:

    Kurse ti je Kryeministri i vendit me te varfer dhe me te prapambetur ne Evrope.Kryeministri i Kolumbise Evropiane, aka Albaniston.

  2. Lili says:

    Ketu duket arroganca e kryeministrit tone edhe po,idiotsia e tij kur mendon se vertet parlamentaret e nje shteti si Germania jane zedhensite te PDse!
    Para se te jene zedhensit te PDse ato behen zedhenensit te shqiptareve e te mija e mija shqiptareve qe po marrin rruget e botes seose vendi i tyre e kryeministri i vendit te tyre nuk jep asnje shorese..
    Kur nje deputet german te thot se ka takim me ministrin e mbrendshme ai te ka treguar se ai nuk eshte nje deputet qe ti mundesh me konsideruar si zedhenese i PDse,qe tek e fundit eshte perfasuese e nje ojese te pooullit tend,po nje perfasues qe gezon besimin i shtetit te tij.
    Pra mos i perzini Parlamentaret e botes me parlamentaret e juaj,edhe te tregoni respektin qe duhet para cdo parlamentar,se ai perfason votueset e vete,kur jo vetvetin si ju ne shqiperi.

  3. sapa says:

    Edhe gjermani me i keq nuk e ka mentalitetin jugor te kafeneve qe te influencohet aq me teper kur eshte ne qender te vemendjes.Per kete te ashtuquajtur shtet shqiptar ska nevoje per propagande.

  4. adi says:

    Pak gjera eksporton shqiperia sot ne europe dhe gjermani
    Droge
    Vrasje grabitje
    Rrefugjate.
    Ndersa per investime nga jashte me i madhi i 5 viteve te ripjelljes eshte xhamia turke qe i ben hije parlamentit te shqiptareve
    Dhe te keto ky gjermani pret tja thote PD se nuk ka ku i shef .
    Me koker mashrusi dhe me bandit hashashisto-otomanist shqiperia nuk ka pare.

  5. xhoni says:

    PSE DUHET TA THOJNE TE GJITHE DEBUTETE GJERMAN QE TA MBUSHIN MENDJEN TENDE,,,,MOS MBRONI NJERI TJETERIN SE DO TE JETE VONE PER JU DHE SECILIN NGA JU,,KUJDES DO TE ZGJOHET POPULLI DO TE PENDONI TE GJITHA MEKATET QE JANE BERE 28 VJET

  6. kendveshtrimi tjeter says:

    Mire e ka kryeministri , por mos harojme qe kur erdhi Merkel ne shqiperi ishte e shqetesuar vetem per dy gjera : per kompanine EMS qe administrohet nga nje gangster gjerman dhe qe ne amerike ishte i denuar me 10 vjet burg dhe shqetesimi i dyte ishte per duty-free ne aeroport , qe pse e ka gruaja e gjin gjonit dhe pse mos ta kishte gjermani….
    dmth shikohet qarte se me sa detaje e kishin info Merkelin disa tipa si Krichbaum per interesat e veta personale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje