Rama: Skandali me të cilin do të përballet Lulzim Basha këtë maj

30 Prill 2018, 21:40Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha tha sot se ne muajin maj do te shperthejne disa skandale qe kane lidhje me qeverine Rama.

Por i pyetur ne emisionin “Tonight” te Ilva Tares, shefi i qeverise tha se Basha duhet te perballet me skandalin e financimeve me para te zeza te fushates se PD.

Une kam dijeni për një skandal që Lulzimi duhet ta përballojë, që është skandali i financimit të paligjshem i PD ku ka një hije shumë të rëndë të financimeve apo financuesve rusë, gjë për të cilën ka hetime jo vetëm në Shqipëri.

Dhe Basha duhet ta përballojë me dinjitet këtë skandal.

Do vijnë në të ardhmen disa skandale që do trondisin qeverine, janë injeksione për të mbajtur gjallë atë fije fryme që ka mbetur në PD.

Para se te lajmeroje skandale per qeverine, kryetari i opozites te perballet me skandalin qe na ka vene ne pozite te veshtire ne dhe per here te pare ka hedhur hije dyshimi per nderhyrje ruse”, tha Rama.

Pjese nga Intervista:

Tare: Keni ndjekur sot mbledhjen e grupit parlamentar të PD, z.Basha ka paralajmëruar nxjerrje skandalesh që do trondisin qeverinë në maj. Keni dijeni për këtë?

Rama: Kam dijeni për një skandal që Lulzimi duhet ta përballojë që është skandali i fitimeve të paligjshme të PD, ku ka një hije shumë rëndë të përfshirjes të financuesve rusë, gjë për të cilën ka hetime jo vetëm në Shqipëri dhe Lulzim Basha duhet ta përballojë me dinjitet këtë skandal. Do vijnë në të ardhmen skandale që do trondisin qeverinë, këto janë injeksione për të mbajtur gjallë frymën e PD.

Tare: A keni ju ndonjë informacion shtesë përveç atyre që kanë dalë në aludim?

Rama: Flas për një skandal (Financimi rus) që nëse do të ishim ne në atë pozicion nuk e di çdo të kishin bërë ata.

Tare: Në ç’kuptim?

Rama: Nëse do të ishim ne që do kishim bërë gjithë atë zullum që ka dalë në pah në mënyrë të qartë, nuk  e di çfarë do kishin bërë ata, nuk e di sa gjëra do ishin djegur në Shqipëri.

Tare: Flisni për shkelje ligji në Shqipëri?

Rama: Flas për skandalin në fjalë, pra për financimin e paligjshëm të fushatës së Partisë Demokratike me para të zeza për të cilat thuhet nga ata që i kanë investiguar dhe i kanë bërë publike se janë para që vijnë nga xhepat e financierëve rusë, por që sidoqoftë janë para të zeza që nuk kanë dalë nga PD, imagjinoni sikur kjo të thuhej për ne, se ç’do ishte bërë për ne.

Tare: Ju keni ndonjë informacion shtesë që nuk ka dalë deri tani për këtë çështje?

Rama: Nuk jam pjesë e grupeve të hetimit. Di të them se kaq sa ka dalë, mjafton që përpara se të lajmëroj se skandalet do dalin në të ardhmen për qeverinë, kryetari i opozitës të përballet me skandalin që ka vënë në pozitë shumë të vështirë të gjithë ne dhe që për herë të parë ka hedhur mbi Shqipërinë dhe një hije ndërhyrje ruse.

11 komente në “Rama: Skandali me të cilin do të përballet Lulzim Basha këtë maj”

  1. Don says:

    Ik or mbushu ti. Pse nuk permend vjedhjen e rruges se kombit dhe vrasjet ne bulevard. Ti je sabotatori kryesor I reformes ne drejtesi. Kur nuk ta mban takati mos merr pergjegjesi dhe mos genje popullin. Me mire ik se ka te tjere qe e bejne ate pune.

      1. Hasan Beqiri says:

        Vajti kjo puna e kryeministrit si puna e undefined…

        M ut njoni m u t tatri…..

        defined sun mu ta dhe llum i shqiperise

    1. Shqiptari nga Shqiperia says:

      Kur thua :Ik se ka te tjere per te bere ate pune , ke ke parasysh , Don ?? Bespj ata te PS-se ?? Nuk ma ha mendja se nenkupton kryehajdutat e PD-se ?? Degjo o njeri i zotit , Edi eshte shpresa e fundit qe mund te bej dicka , sigurisht qe zoterinjte e PD, mbuluan shume mire gjurmet gjithcka qe i ingranonte ne krim , kane mburoje si ne Amerike Europe , dhe gjithandej , po keshtu dhe brenda vendit me nje drejtesi te kalbur. Nuk e shikon dhe deputeti i rendesishem gjerman eshte vene ne nje vije te drejtperdrejte me PD-ne dhe Lulin , keshtu qe duhet nje revolucion i vertete , dhe e dyta jane kaq te ingranuar ne krim sa qe ke te zesh e ke te leshe , dhe jovetem ne PD por dhe ne LSI , qe nga ish kryetari i tyre dhe Presidenti i sotem i Republikes dhe deri tek i fundit . Nuk eshte e lehte , megjithate me nje drejtesi qe ngrihet e re nga themelet ,dhe me ndihmen gjigante te partnereve tane , do behetgjithcka , sigurisht qe puna e mire do kohen e saj ……….

    2. Salaraluja says:

      E sakte shume e sak nderhyrja Juaj z.Don!Keto jane tymnaja qe ia servirin ketij populli te pergjumur nga pluhuri qe perdorin palet respektive duke marre dozat perkatese nga fabrika qe e prodhon kete pluhur!Ramushi te shqetesohet per demin qe i shkaktoi taksapaguesve shqipetare duke i rikthyer vjedhesit parate per vjedhjen e milionave ne rastin e pallatit te jashte “ligjeshem” ne bregdetin e Vlores!Te merret me vrasjet e 21 Janarit,me 97 e te mos na çaje me,nderen me dokrra qe tashme si ha kerkush!Ku jane peshkaqenet z.Ramush apo si keto 30 vite jeni mesuar e hani vetem atdhetaret nga jugu pasi e dini se ata nuk ju tradhetojne e kurr nuk behen bashkepunetor me okupatoret !Perse nuk denoncon skandalin e “rruges se korbit”,perse nuk denoncon pasurite marramandese te tyre apo je pjese e kesaj loje te piset e si edhe paraardhesit je aktor ne kete komedi te shemtuar per nje vend e nje popull qe meriton me shume se sa nje kazan te sisteùuar plehrash !Leri pallavrat or Ramush se bernda kazanit kolonial zieni te tere qe nga Saliu,Luleziu e Ramiu!Ne kendej i quajme fende kineze qe te kundermojne me ere toksike por qe nuk kane zhurme si podhet e meparme Saliniane!Poshte diktatura e budallenjeve qe pasi debuan nje popull te tere jashte kufinjeve Shqipetar tashme genjejne njeri tjetrin si te semuret mendor ne nje spital psiqiatrik ku doktoret kineze te radhes bejne ingeksionin e radhes!

  2. Sami says:

    Te gjitha deklaratat jane me “do te” dhe asgje nuk ndodh. Te gjitha premtimet perfundojne ne koleksionin e genjeshtrave.

  3. Tragjedia fatale eshte se mentaliteti dhe logjika e shpellave ottomane,rama dhe salih berisha,i shkatrruan shqiptaret ne Totalë.
    salihu akuzo ramen,rama salihun,shqiptaret akuzo te dyte ramen dhe salihun.
    Evropa Akuzo qeverin kanabisi,dhe Stop propaganden sovjetike ps rama,se salihu nuk eshte nq pushtet qe 6-7 vite,por ju ps jeni tmerri i Shqiperis.
    dhe keshtu kalojn 365 dite te vitit vetem akuza e kunder akuza,dhe zero progres ne shqiperi,ku rusia me serbin dhe greqin ju duartrokit ps per shkatrrimin e shqiperis.
    Salihu edhe nese ka pas gabime,ppr jo si qevdria rama e futur kemb e krye ne skandale ,paralize total shteti.
    me zero justis ne prokurori per te akuzuarit ne qeveri.
    po çka faje tani salihu e basha per skandal fatale qeverin rama.
    po ta arrestojn salihun sipas kerkeses ruso-serbe dhe te behet nje Rrevolucion,se salihu dhe basha pd ka 2 milione shqiptar ne shqioeri e diaspor qe e perkrahin,dhe 2 milion shqiptar te kosoves,dhe te ndidhe e keqja… ku do fshihet ne birucen e miut edi rama me gjithe ps-n.
    pra stop agjndes ruse per kinse arrestume te salihut,se te paret qe duhet arrestohen,jane ilir meta,gramoz ruçi,edi raama,balla dhe braçe.

    1. U says:

      Ti që i vë emrin paçavurja europa justise mos shkruaj më se po na vjenë per të vjellë

  4. N.VJOSA says:

    O Ramë Kryeministri,
    Merru më shumë me punët e Qeverisjes dhe jo me akuzat qe i behen Opozites apo Qeverise!
    Me akuzat merret Drejtesia!
    Edhe me ate komunikimin tend ne FB apo rrjere sociale te tjera, është mirë të mos u pergjigjesh!
    Aq më teper , siç thua vet, shume Medie jane Katan i Luftes se pistë politike!
    Më pak neper ekrane dhe me shumë me punet e Qeverisjes!
    Edhe ne Parlament, fol
    pak dhe saktë!
    Mos ju pergjigj çdo “pordhe” të Saliut
    të Lul Karabushit apo te Monika Rrugaçes!
    Se kur merresh shumë me KRUNDET,
    TË HANË PULAT…!

  5. N.VJOSA says:

    O Ramë Kryeministri,
    Merru më shumë me punët e Qeverisjes dhe jo me akuzat qe i behen Opozites apo Qeverise!
    Me akuzat merret Drejtesia!
    Edhe me ate komunikimin tend ne FB apo rrjere sociale te tjera, është mirë të mos u pergjigjesh!
    Aq më teper , siç thua vet, shume Medie jane Kazan i Luftes se pistë politike!
    Më pak neper ekrane dhe me shumë me punet e Qeverisjes!
    Edhe ne Parlament, fol
    pak dhe saktë!
    Mos ju pergjigj çdo “pordhe” të Saliut
    të Lul Karabushit
    apo te Monika Rrugaçes!…
    Se kur merresh shumë me KRUNDET,
    TË HANË PULAT…!

  6. Pse kshu mi Mero says:

    ?? !! komenti im, i tij, asaj, bre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje