Nga Sara Gurabardhi
Që të qartësohemi që në nisje: ky nuk është një shkrim kundër Ijes. Absolutisht jo. Ija është një gjyshe tipike shqiptare, që mbart si në portret, ashtu dhe në fizik, gjithë sakrificën, dashurinë dhe mbi të gjitha, sinqeritetin për familjen, që në kohën e saj, nuk konsiderohej thjesht rrethi i ngushtë prej tre, katër apo pesë personash. Me pak fjalë, Ija meriton vërtet respekt e parë së jashtmi.
Origjinaliteti i ndërthutur me realitetin e hidhur të fshatit, të imponon deri diku të njejtën ndjenjë respekti edhe për Besin si personazh publik në një popullsi kaq të vogël sa kjo e jona, sepse e gjithë mirënjohja dhe dashuria e tij ndaj gjyshes që e rriti, nuk mund të mbetet pa një vlerësim. Por, të gjitha këto, janë një e drejtë që i takon publikut, e jo medias!
Sado klishe mund të duket tashmë e shkruar (kur qindra mund ta kenë menduar prej kohësh), pyes veten se si mund të mos të të pështiroset kur ndez televizorin një pasdite të hëne dhe të ftuar speciale gjen Ijen e Besit. E kuptoj që mes llumit të telenovelave turke, indiane, më mirë ta nxjerrësh TV-në nga shtëpia (shto këtu taksën e shtuar së fundmi), por ja që ndonjëherë, edhe të lind dëshira për të ndërruar kanalet, nga njëri tek tjetri.
Dhe e lamë tek Ija e Besit…ose siç ishte etiketuar ndryshe këtë pasdite: “Gjyshja më e famshme e Instagramit”. Sepse Ija ka dhe Instagram dhe duke filluar që nga ne portalet, të gjiitha rrjetet sociale u mbushën me një lajm të tillë. Natyrisht, një tjetër fenomen që zhduk jo vetëm varfërinë që po rrënon vendin dita-ditës, por rrafshon dhe gjithë betonizimin e mundshëm në kryeqytet, e jo vetëm.
Po, kaq fuqi ka Instagrami i Ijes! Çfarë mund t’i pyesësh Ijes vallë? Pak rrëfim mbi rininë, ose ndryshe: histori që nuk kemi durim t’i dëgjojmë as nga gjyshet tona. Pak rrëfim mbi Besin: që e njohim më mirë se familjarët tanë. Pak rrëfim mbi fshatin: që të gjithë kanë një tablo të qartë se si funksionon, parë kjo nga një këndvështrim kushtesh të vështira ekonomike ose një jetese normale, si ajo e Ijes.
Dhe pastaj, vjen momenti më kulminant, ai që të gjithë prisnin me padurim, që u lajmërua që në të ashtuquajturin insert për Ijen – më në fund, zbuluam sekretin e recetës së byrekut me hithra të Ijes. Një pjatë, së cilës Ija i bëri foto, e publikoi në Instagram dheee…besojeni ose jo, mori mbi 2000 pëlqime. Tani po, që mund të futemi të qetë në BE!
Jo vetëm kaq, pasi Ija është aq personazh i rëndësishëm, saqë vetë presidenti i vendit ka shkuar në Bubq për ta vizituar. Si e priti Ija, Ilirin? “Si çunin tem, se n’at’ mosh’ jan’. Për Zotin, si çunin tem’”, tha Ija, për Lirin (se kështu e thërriste). ‘Sa bukur, sa bukur…!’ Ija i rrit vetë pulat, pastaj i ther kur do nusja me çunin pak mish, pastaj futet në Instagram. A i shijon fama Ijes? “Hajd mo”, tha dhe vetë Ija.
Pastaj, pa e menduar fare se kush është Ija, pyet veten se kush është Besi. Aktor humori, këngëtar (?), personazh që u komentua gjatë për stilin luksoz të jetesës (si gjithmonë, mbetet mister edhe pse pak na intereson në të vërtetë)…burri i Xhensilës! Tjetër? Nuk di tjetër, por me këtë paditurinë time më bën përshtypje që çdo kanal i ka kushtuar rreth 40 minuta të mira gjyshes së njeriut të lartpërmendur.
Qoftë kjo taktikë e të bërit televizion një lavazh truri ose laksativ pas një vakti dreke me ushqime të thata, fakti që nuk përmend emra konkretë në këtë rast, vjen si pasojë e mbingopjes dhe përzierjes që të shkaktojnë secili nga emrat ‘prestigjozë’ që marrin përsipër të gjejnë personazhin aty ku nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë!
Shikueshmëria, klikimet apo çdo lloj forme fitimi afatshkurtër, që media po përdor ditët e sotme, nuk është gjë tjetër veçse një shtysë edhe më e madhe për të mbajtur një çantë gati, me sytë për të shtegtuar larg e më larg. Sepse, me totalin e problemeve jetësore e të përditshme që mbartim çdo 24 orë mbi supe, imponimi plot injorancë për të qeshur me zor, thjesht nuk është zgjidhje.
Por ç’pritet, nga një vend ku dhe kronikat e zeza bëhen sipas ndarjeve të partive politike…Mbetet vetëm t’i bëjmë fresk Instagramit të Ijes! (Marrë nga revista Bordo)
Sara , mediat e korruptuar nuk i duhen persona intelighente si ty. I duhen persona qe bejne larje parash ne emisionet vulgare qe trasmetohen nga tipa si Besi or karagjose te tjere qe i shohim neper ekranet e televizoreve.
Mos me besoni po te doni,por neser ka me u publiku ne instagram nje sex-vidjo , dmth vidjo-pornografike qi tregon Ijen e Besit ne stallen e lopes tu pastru kokent e peshkut te Destonit .
Ija osht bo njisoj si Paris Hiltoni.
Ila kur ka qon goc e re i ka sherby tan repartit ushtark ,tash bo i bon konkurenc Xhensiles e cila se le ne shpi Ijen se ka frik se i vjedh florinjt.
Ndersa Likes s e Monikes ,i duhet Besi surrat llaveshi se osht lesheist i i bindun.
Motra! Pse nuk ketheve kanalin te shifje Ristanin?
Na mbyti injoranca !???
Na rrujten karin me kta katunaret ne cdo kanal
Edi Rama i Quan Kazan.Jo,Jane nevojtore,gjirize nevojtoresh.Po edhe shume katunare,extremisht katunare,si Ija me Besin qe Jane ikona te katunareje.
Cfare ti thuash autores se ketij shkrimi?
Dhjete me yll – eshte pak!
Po te komentosh nje cike me gjate do te me patjeter do te themi: sa kokebosh jane keta njerez!! Sa kollaj tallen disa me mendjefyej me keta kokeboshet..dhe do te perfundojme tek politika!!??
Ka nje jete qe tallet me njerzit, politika, opinionistet, media.., me shqiptaret…dhe me pas do te pyesim: – e meritojne shqiptaret kete, apo jo??!! e plot dengla te tjera si keto…
Shkurt: ne jemi popull kokebosh, ngrehaluc, driteshkurter, arrogant, pa dinjitet, pa dije, pa personalitet, pa karakter. Kemi rrojt me mitollogji dhe vazdojme te rrojme ne kete endren tone te historise se dites qe nuk mbaron kurre…Keta jemi ne. Me dhemb shume kur e them, por keshtu jemi: qelbesa qe kuterbojme kilometra larg…
Na cave mender by… me kete ijen tate o katunar.
O Bes Sollaku a ke pune tjete por cetem me Ijen.E mori vesh jo vere shqiptaria por dhe gjth njerzia.Bolle !
Mos na e nxirrni me kete gjinin me ijen e tije se eshte bere si quksi i televizorit. Kuj i rruhet se cben gjini e ceshte gjini.
Pse merziteni, ky eshte realiteti shqiptar dhe ky shkrim eshte pasqyrim i tij.Duket sikur i behet me shume reklame Instigramit se Ijes qe nuk e di akoma perse gjithe kjo zhurme.Sikur nuk lejohet nga ana tjeter qe Ija te behet personazh dhe qe “klikohet” fjale e zgjedhur nga kjo shkrimtare, mbi 1000 veta ne minute etj etj.
–
Realiteti eshte i tille ne Shqiperi dhe si pasoje mentaliteti.Cfare kerkon shkrimtarja ne Shqiperine e prapambetur dhe ngecur akoma ne kohet e Perandorise Otomane?
Cfare pret ne nje vend ku derejtori pushohet nga puna me urdher te Kryeministrit dhe Kryeministri te gjen pune se i dergove nje leter te lagur me lote? Ne nje vendn e shtet ku krimi qeveritar , nepermjet korrupsionit dhe vrasjeve, vjelljeve dhe droges nuk ndeshkohet por levdohet dhe besniket jane gati te flijohen per te mbrrojtur horrat qe perdorin pushtetin per shkelje te ligjit?
–
Krimi i Ministres se Brendshme Angleze , qe “genjeu” ishte e mjaftushme qe mosbesimi per te te conte ne dhenie doreheqje. Imagjino te kishte dale ne gazete per Bunkere ne mes te fshatit, vidjo me ze apo ,vjellje te rruges se kombit apo ne rast Gerdeci e bulevardi.
Shqiperia eshte evecante dhe smund te krahasohet me boten e qyteteruar dhe ate Evropiane.Cdo hap qe ne marrim ne Shqiperi eshte per tu cliruar nga prapambetja qindra vjecare dhe jo zhvillim bashkohor si pjesa tjeter e Evropes apo botes.
… ka plas “injoranca” kudo si ne media dhe TV …
kjo eshte Shqiperia Sot, kur 99% e intelektualeve te mirefillte dhe atyre qytetare te civilizuar Tiransa lane vendin kur pane qe ushtri te medha nga provincat, kodrat dhe malet me kazma zbriten kryesisht ne Tirane duke e shkaterruar, vjedhur, zabtuar me “dhumne” pranat e shtetit dhe pronareve …
Po, po ky eshte realiteti Sot qe shikojme ne Shqiperin tone … nje popull qe ishte mesuar te mos respektonte rregullat dhe ligjin DEmokratik … ja Sot pasojat: rrumpalle, Diploma me kile, degjenerim e asaj rinie e pakulture qe zbriten me ushtri ne Tirane …
O “Vini”! Katundarit i vjen anes me kete gjuhe alabakesh qe perdor ti!
Nik
O Niko se kisha me gjith katunaret po me kte besin e kte ijen se na lodhen boll me
Vini edhe Xhuzepe Verdi ishte katunar por shkruante opera.Presidenti Meta vertete shkon tek shtepia e Besit apo Ermal Mamaqit qe per te bere humor bejne dhe karagjozin por atje nuk takon vetem Ijen por dhe zonjat e shtepise Xhensilen apo Amin qe per hire te se vertetes jane te bukura fisnike dhe rrezatojne energji pozitive.Kush me paragjykon qe permenda zonjat nuk eshte katunar por injorant.
Beni….jo Ristanin…MUTIN,thuaj.
Znj,Sara te lumte mendja,pena dhe dora ,,,
Cte thuash me shume.se kaq
Injoranca ne nivelin me te larte,,,,
Po si shume eshte pasuruar ky mender aktori me gjithe ate mender kengetaren
Mos I kane me.« djersen e ballit»,,,,
Kaq I zoti qenka ky djale.
Lepuri fle ne vend tjeter ,,,
Shpejt ka per te dale dhe « zotesia » e ketij djali ,,,,,
Te vjen krrupa kur.shef.Ijen ne.T.V.
Injoranca ne.shkallen me te larte,,,,
Jo po shif ardit gjebrean qe vetem duke e degju duket sikur po t fut duret…… apo rudina magjistarin qe te shpif veten sepse te ben t kuptosh qe ndonjeher dajakun grat e kan hak hahahahahaha tgjith oficer shqiptaret asnje ushtar…
Cfare kerkon autorja? Nga njera ane ankohemi se media flet vetem per politikane e politike gjithe diten, nga ana tjeter, kur ve nje njeri te thjeshte ne qender, fillon ankohemi. Sipas autores se zgjuar, duhet te flasim vetem per hyrjen ne BE. Ose vetem per gjera qe na futin ne BE. Hajt mo, e tha dhe autorja nje gje, se per kete paguhet.
PO pse moj zonje me kulture dhe ju te tjeret,
Cfare duhet te shikojme me mire qe te behemi me te qyteteruar sipas teje?
A na jep nje ide me te qarte cfare opsionesh kemi duke filluar dhe nga kjo gazete,
A eshte me mire te shikojme nje recital prapanicash, gjoksesh te zbuluara, buze te fryra e me rradhe, Shqiptare dhe jo?
Kengetare me krijime nga me siperfaqesore dhe pa vlera?
Tv show me artiste qe te duket sikur vijne nga nje planet tjeter dhe jetojne ne nje bote luksoze dhe harrojne realitein ku shumica e popullit po merr ushqimet me liste?
Telenovelat turke e me rradhe?
Apo sharjet dhe rrahjet ne parlament dhe cdo gje ne politike,
A mos te duken me me kulture te gjitha keto qe na servirni?
Te pakten Ija dhe Besi jane te thjeshte dhe te ndershem per jeten qe kane dhe me humorin e tyre troc na bejne te buzeqeshim… Boll me ! Preferoj IJen fshatare 100 here sesa te gjitha keto me siper!
TE LUMTE PENDA DHE MENDJA E HOLLE !
Kazani mediatik medioker, kotnasikoti, nuk mund te prodhoje vecse kotesira, mediokritete, sic i quajne shkolleshumet qe dine shume gjuhe te huaja por nuk kane mesuar akoma shqipen !
I kam degjuar te njejtat perralla te Gjyshe Ijes me gjithe respektin e nderimin qe kam per te. Vete jam rritur me gjyshe e gjysher. Drite pacin ne parajse!
Nuk eshte faji i gjyshe Ijes hokatare, as i Besit te talentuar e shtojzovalles se tij bilbil …
Djalli fshihet gjithnje ne hollesirat…. Cdo shfaqje e Ijes fillon e mbyllet me Ilir Meten !?
Rastesi !?
Kurrsesi !
Illir Meta eshte jo vetem mjeshteri the pronari i tepsise…
Ai eshte mbi- mjeshtri, akademiku i manipulimit te Kazanit mediatik po ashtu!!!
Asnje politikan shqiptar, pervec Enver Hoxhes me dhune e terror, nuk e ka futur ne dore e perdorur kazanin mediatik si e sa Ilir Meta me fuqine e parase dhe pushtetit …
Shembulli me e fresket por jo i fundit eshte ai Tope Chanal nepermjet nje bashkevendasi te tij qe spastroi ajken e gazetarise shqiptare dhe solli ne krye te Depatamentit te Infirmacionit te tij nje deshtak politik vetem per shkak te karshillekut karrierist ndaj kryeministrit shqiptar.
Per te fituar perkrahjen e sponsorizimin e reklamat jo vetem te tij dhe te LSI-se, mediat e kazanit jane bere si ato kurvat e Rruges se Zjarreve ne Rome, Mouline Rouge te Parisit, te Gran Vía te Madridit apo Bankokut ose si dekoratat e Bujar Nishanit kane vetem nje parim: kush paguan me shume !
– Kush pagua
Hapi veshet gjithe Shqiperia
Ne te s’emes vaferia
Mbylli dyert akademia
Kur ne TV foli …Ija !
– Marre nga albumi me poezi : O popull te kam dhj… nuk te morra vesh nje here ?
Ne gjykate u dha pretenca
Me vdekje u denua shkenca
Me burigm inteligjenca
Kur ballonat nxorri Enca !
-Marre nga Albumi me poezi : Mjere ju ne Shqiperi !
Sara ! Ne Shqiperi cfardo JOVIRTYT njerezor qytetar/civil qe mund te kene individet eshte Vlere qe duhet vleresuar nga media dhe duhet percuar ne cdo skaj te vendit. Te marrin shembull dhe te perfitojne sa mundet te gjithe dhe te marrin sa me shume nga Vlerat e Ijeve, Beseve dhe Zoqeve… …