Kryetari i Komisionit te votimit në Kuvendin Kombëtar të PD-së Jemin Gjana, ka debatuar me anëtarin e kryesisë Genti Malko gjatë punimeve të djeshme.
Gjana dukshëm gjatë diskutimeve nen për nen të statutit për disa propozime të degëve, ka mbajtur dy qëndrime.
Në një moment ai mori vendimin që të hidhen në votim propozimet dhe salla nisi të votojë.
Ndërkohë, pasi dikush afrohet për t’i dhënë porosinë e kryedemokratit, Gjana ndryshoi 360 gradë duke tërhequr procesin e votimit.
Sipas Gjanës (II) ato nuk mund të perfshiheshin në votim pasi nuk ishin bërë sipas statutit.
Kjo u kontestua sërish nga Malko, i cili edhe pse insistoi të hidhet në votim, nuk u mor parasysh. (TemA)
Llac e tulla.. Sic votojne dhe organizojne kuturu, ashtu dhe qeverrisen ne kohe te tyre.. Karakter midioker, menaxhim midioker..
Kur redaktore te lajmeve behen ca “injorante” eshte me se e qarte te shkruhen budallalleqe si keto. “E ktheu pozicionin 360 grade.”
Nuk eshte hera e pare qe lexojme te tilla gafa te redaktoreve. I bej pyetje redaktorit te ketij lajmi: sa shkolle ke zoteri? Gjeometria e kendeve mesohet ne 8 vjecare. A keni mbaruar ju 8 klase qe te mos kuptoni diferencen ndermjet perdorimit te termit 180 grade dhe 360 grade? Shko pak e kerko librin e gjeometrise se 8 vjecares (jo te mesmes zoteri se per ate spaske kapacitet).
Me teper se ky gafisti, ka faj kryeredaktori i gazetes qe lejon botime te pakontrolluara, duke i dhene pashaportizim perdorimit te aburditeteve te tilla.
Te lumte !
Tek lexoja shkrimin mendova qe te beja edhe une te njejtin koment lidhur me nocionin e “ndryshimit te mendimit 360”, kur vura re ne komente se ju e kishit kapur kete moment. Ja vlen komenti juaj, mbasi e veme re shpesh te perseritet nocioni “360” ne menyra te “gabuara”. Mgjtha, une nuk do te isha shprehur ne menyre aq “te revoltuar” sa dukeni te jeni ju ne komentin tuaj. Ne kontekst, njerzit shpesh shtojne “gradet” per te metaforizuar, duke harruar “nocionin shkencor”, por kjo nuk duhet te sherbeje si “sebep” per ofeza. Une do te mjaftohesha me nje “kujtese” se nese do te shprehesh te kunderten me nocioni e perdorur ne shkrim, me korrekt do te ishte “180 grade” ne vend te “360 grade”, pa qene nevoja per gjitha ato te tjerat qe shkruhen. E di qe mund te kunderpergjigjeni qe edhe po e zgjas me shume se sa duhet, por po e bej kete me deshiren e mire qe ne duhet te komentojme per te ndihmuar njeri tjetrin,me shume se sa ofenduar apo treguar “zgjuarsi” ndaj njeri-tjetrit. Flmd per mirekuptimin.
parti qe di ta dredh si te vij situata