Mesazhi i Astrit Patozit për Berishën dhe si tentoi Basha t’i blinte kritikët e tij

30 Prill 2018, 22:03Politika TEMA

Astrit Patozi deklaroi në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, se Lulzim Basha ka tentuar të blejë kundërshtarët e tij.

“Basha ka bërë përpjekje që të përçante disa prej nesh. Por për mua nuk ka asnjë pazar. Në rast se unë do pranoja që të ulja kokën dhe të merrja një kockë, nuk e pranoja. Unë mund të marrë vendime për vete, por nuk mund të marrë vendime për djalin tim 5 vjeç. Unë nuk pranoj që kur djali i imtë jetë 18 vjeç dhe të kërkoj të hyjë në PD, të gjej Bashën dhe kuantin që ti bëj skanerin”, tha Patozi.

Ndarja juaj me Lulzim Bashën, është ndarje dhe nga Berisha?

Në kushtet që Berisha ka bërë zgjedhjen e tij rrjedhimisht është një ndarje dhe nga Berisha.

A është Berisha po aq përgjegjës së Basha?

Sali Berisha ka bërë zgjedhjen e tij, qoftë dhe e gabuar është zgjedhja e tij. Ai ka zgjedhur Lul Bashën si pasuesin e vet. Ajo që unë nuk pranoj tek Berisha, nuk mund të bëj njeriun që po lutet apo përgjërohet për bashkim, ka mungesë sinqeriteti. Nëse ai do bashkim, duhet që të ushtronte presion mbi përzgjedhësit.

2 komente në “Mesazhi i Astrit Patozit për Berishën dhe si tentoi Basha t’i blinte kritikët e tij”

  1. plisi says:

    Gjemon Sal Pilati Burra banju gati Se ka ardh sahati Te gjatin me e rrxu Te ngreme ne kembe miletin Te marrim pushtetin Ja kam ndi lezetin Bythen me me shpetu

  2. Ben says:

    Edhe djalin politikan do ta beje ky Patoz?.E çna ka gjet ne shqiptareve.E kane marre me tapi kete vend.O Patozo,mos harro ti japesh teseren e Partise Demokratike çunit t’vogel,kur te behet 6 vjeç,7 vjeç jepi diplome juridiku,8 vjec deputet,10 vjeç ka bo 10 milion euro dhe rrofte partia. Partia mbi te gjitha,komunistet nuk vdesin kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje