Rikthehet Real-Bajern/ Heynckes: Shpresoj që lojën ta vendosin lojtarët dhe jo arbitri

30 Prill 2018, 20:32Sport TEMA

Në prag të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Champions League ndaj Real Madrid, trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, ka mbetur optimist për sa i përket shanseve të bavarezëve por ka theksuar se kërkon që lojën ta vendosin lojtarët dhe jo vendimet e arbitrit.

E gjithë vëmendja do të jetë te Cuneyt Cakir pas polemikave që shkaktoi Michael Oliver në çerekfinalen e Bernabeu-t ndaj Juventus.

“Shpresoj që arbitri të jetë objektiv dhe që lojtarët të jenë ata që të vendosin lojën,” shprehet Heynckes.

“Nuk ka rëndësi se sa herë kemi humbur ndaj Madrid pasi unë s’kam qenë trajner i Bayern. Të martën do të jetë një tjetër ndeshje dhe këto gjëra nuk kanë rëndësi.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne ndaj Real Madrid.

“Atmosfera do të jetë e egër, por kam lojtarë me shumë eksperiencë dhe ne duam të shkojmë në finale.

“Me vullnet mund të lëvizim malet.

“Duhet të jemi më efektivë se në ndeshjen e parë. në Munich, Real kishte tre raste dhe shënoi dy gola.

“Kemi shënuar shumë gola përgjatë sezonit, është karakteristika jonë, dhe kjo është e rëndësishme. Kam besim te stafi im dhe duhet të gjejmë balancën, paqen e brendshme, për të ditur se çfarë duhet bërë në çdo moment.”

1 komente në “Rikthehet Real-Bajern/ Heynckes: Shpresoj që lojën ta vendosin lojtarët dhe jo arbitri”

  1. vini says:

    Bayern fiton dhe kualifikohet,vini ndonje bast kapni ndonje lek .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje