Zyrtarët e Sërf-it kanë konfirmuar se sërfisti brazilian theu rekordin botëror gjatë lundrimit në dallgën më të madhe të botës vitin e kaluar.
Rodrigo Koxa kaloi mbi një dallgë prej 24 metra në Nazaré në Portugali më 8 nëntor 2017.
Koxa iu dha Rekordi Botëror i Guinnessit për lundrimin në valën më të madhe gjatë mbrëmjes së shtunë në Big Wave Awards të World Surf League.
Fitimi i çmimit për thyerjen e rekordeve ishte “dita më e mirë e jetës sime”, tha ai.
Kështu për 61 centimetra ai ka arritur të thyej rekordin e amerikanit Garrett McNamara i cili mbahej që në vitin 2011, i cili lundroi mbi dallgën 23 metra.
“Falënderoj të gjithë për përkrahjen, më keni ndihmuar të besoj edhe atëherë kur është e pamundur. Ky është rekordi i ri, nuk di qfarë të them tjetër”, ka shkruar Rodrigo Koxa