"Fallxhori Xhelal Mziu dhe paratë mbi tabaka"

30 Prill 2018, 11:18Sport TEMA

Ne Boterorin e vitit 2006 ishte oktapodi Pol, qe me parashikimet e tij ishte shpesh here i sakte, nderkohe per Botrorin e 2018 ne Rusi do te jete parashikuese dhia me emrin Zabivaka, që jeton në kopshtin zoologjik të Samarës qe do te parashikoje fituesin e ketij evenimenti.

Por, edhe Kategoria Superiore ka orakullin e saj dhe ai quhet Xhelal Mziu. Krybashkikaku i Kamzes, i cili njihet per emra te çuditshem qe u vendos rrugeve vazhdon te befasoje dhe ne futboll.

Mziu qe eshte presidenti i klubit te Kamzes per here te dyte ka arritur qe te gjeje rezultatet e dy ndeshjeve te Kategorise Superiore.

Para pak javesh Mziu parashikoi ne menyre te sakte fitoren e Teutes ne duelin kunder Laçit, por edhe kete rradhe parashikimi i tij ishte i sakte.

Perpara ndeshjes Vllaznia-Laçi, Xhelali perveçse fitoren e shkodranëve gjeti dhe rezultatin e saktë te ketij takimi duke deklaruar se do perfundoi me shifrat 1-0.

Nje tjeter parashikim i sakte pasi Vllaznia fitoi me rezultatin 1-0 fale golit te shenuar nga sulmuesi Xhevahir Sukaj. Megjithate, ai ka deklaruar se nuk do te ndalet ketu pasi ne javet ne vijim do te vijoje te tregoje serish ndeshje te sakta.

Mesa duket Xhelali nuk do mbahet mend per emrat qesharak te rrugeve, por dhe si parashikues ndeshjes dhe kjo eshte nje tragji-komedi per te treguar se ne çfare niveli eshte katandisur Kategoria Superiore. (TemA)

1 komente në ““Fallxhori Xhelal Mziu dhe paratë mbi tabaka””

  1. spartak says:

    Mos . Tani e morët në qafë Xhelalin . Duke kujtu se është gjeni , do fillojë bastet , deri sa gtë lejë br….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje