Kategoria Superiore/ Paqe në duelin e mbijetesës mes Teutës dhe Kamzës, buzëqesh Vllaznia

29 Prill 2018, 18:10Sport TEMA

Eshte mbyllur pa fitues ndeshja e “çmendur” e mbijeteses mes Teutes dhe Kamzes

Sfida e mbijeteses e  zhvilluar ne stadiumin “Niko Dovana” u mbyll me rezultatin e barabarte 3-3 me te dyja ekipet qe ndane nga nje pike.

Nje gol ne sekonden e fundit te ndeshjes i hoqi mundesine Kamzes te dilte me tre pike nga kjo transferte mjaft e veshtire.

Gjithsesi nje pike e rendesishme per kamzalinjte ne kete transfertr te cilet ruajne distancen ne kater pike me bregdetaret.

Teuta beri nje nisje spektakolare te sfides duke kaluar ne epersi me dy gola te cilet u shenuan nga ana e Latif dhe Alhasan duke krijuar idene se vendasit do te dilnin fitimtar nga ky taki.

Por, Kamza nuk u dorezua duke permbysur avantazhin e vendasve ku shenuan tre gola me ane te Plakut, Curkoviç dhe Filit.

Megjithate, nje gol ne sekoden e fundit i shenuar serish nga Latif per Teuten i hoqi mundesine Kamzes te dilte me pike nga ky takim.

Pas ketij barazimi Kamza renditet ne vendin e shtate me 38 pike, ndersa Teuta ne vendin e nente me 34 pike.

Nje tre pikesh te arte ka marre dhe Vllaznia ne “Loro Borici” kunder Laçit duke fituar me rezultatin e ngushte 1-0.

Golin e vetem per kuqeblute e shenoi Sukaj ne miniten e 7 me ane te nje 11 metershi.

Me kete fitore Vllaznia mban vendi  e tete me 36 pike, ndersa Laçi klasifikohet ne vendin e peste me 43 pike.

Me poshte golat e takimit Teuta-Kamza. (TemA)
 
Goli i shenuar nga Latif

Goli i Alhasan

Goli i Plakut

Goli i Çurkoviç

Goli i Filit

Goli i Latif

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje