Dueli mbijetesës, Kamza vë tre autobuzë në dispozicion të tifozave

28 Prill 2018, 14:42Sport TEMA

Kamza do të përballet nesër në një sfidë direkte për mbijetesën kundër Teutës në Niko Dovana.

Një takim i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Julian Ahmataj që do të synojnë që të marrin pikë nga kjo transfertë mjaft e vështirë.

Për të bërë të mundur këtë klubi ka menduar që në këtë transfertë të ketë me vete dhe tifozët për të dhënë mbështetjen e tyre.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi i Kamzës bën me dije se ka vënë në dispozicion tre autobuzë për tifozët që të udhëtojnë falas drejt qytetit bregdetar për të mbështetur skuadrën e tyre në këtë momente të vështira.

Si Kamza ashtu dhe Teuta janë dy nga ekipet që rrezikojnë seriozisht rënien në Kategorinë e Parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje