De Biasi pranë stolit të Palermos

28 Prill 2018, 12:37Sport TEMA

Pas largimit nga Deportivo Alaves, Gianni De Biasi pritet që të marrë drejtimin e një tjetër klubi këtë rradhë ne Itali.

Ish trajneri i kombëtares shqiptare është pranë arritjes së marrveshjes me klubin e Palermos që militon në Sernë B Italiane.

Tekniku i siçilianëve Bruno Tedinos është drejt largimit për shkak të rezultateve të dobëta që ka marrë në javët e fundit dhe në këtë mënyrë presidenti i Palermos Maurizio Zamparini është duke planifikuar drejtuesin e ri që të marrë drejtimin e skuadrës.

Gianni De Biasi është favoriti kreysor për të drejtuar Palemron, por përveç tij është dhe Roberto Stellone.

Mediat italiane kanë raportuar se De Biasi është një nga teknikët e preferuar të Zamparimit që do ta mbante dhe për sezonin e ardhshëm në rast ngjitjeje në Serinë A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje