Skandal në Portugali, Porto korrupton portierin kundërshtar…

27 Prill 2018, 19:35Sport TEMA

“Helm” dhe polemika në garën për titullin në Portugali mes Porto dhe Benfica. Kur mbeten edhe tre javë nga fundit “dragonjtë” kanë dy pikë avantazh ndaj “shqiponjave”, por vjen një lajm i bujshëm nga Prokuroria e Përgjithshme e Portugalisë.

Hetuesit kanë hapur një çështje në lidhje me një tentativë të Portos për të korruptuar portierin e Maritimo, Amir Abed Zadeh, kundërshtari i ardhshëm i bardhebluve, shkruan Telesport.

Sipas asaj që bën të ditur gazeta “A Bola”, denoncimi ka ndodhur nga burime anonime, por ekzistojnë provat se Zadeh dhe një ndërmjetës i Porto janë takuar dhe ky i fundit ka ofruar 200 mijë euro për numrin 1 të Maritimo, i cili duhet të favorizonte fitoren e “dragonjve”.

Duke qenë se Zadeh nuk i paska pranuar paratë, atëherë Porto ka nisur presione për të aktivizuar portierin e dytë Charles, me ndikimin e menaxherit Pedro Pinho, i lidhur prej vitesh me Porton.

Krahas Zadeh, flitet se Porto ka tentuar të korruptojë edhe drejtuesit e Maritimo duke i propozuar faljen e 1 milionë eurove, të cila ky klub ia ka borxh badhezinjëve nga blerja e portierit Marega.

Nëse akuzat e prokurorisë vërtetohen nga gjykata, Porto rrezikon një skualifikim shembullor në këtë që mund të jetë skandali më i madh në historinë e kampionatit portugez.

1 komente në “Skandal në Portugali, Porto korrupton portierin kundërshtar…”

  1. Partizoni says:

    Shume lart e paskan pazarin ne Portugali se ketu tek ne skenderbeut ja japin ndeshjen arbitrat,dhe duka per 500 euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje