Kukësi, Pakult: Skënderbeun dhe Dajën i uroj për titullin, të dielën fitojmë ne

27 Prill 2018, 14:45Sport TEMA

Ndeshja e së dielës në Korçë ka marrë vëmendjen kryesore, pasi Skënderbeu ka shansin e parë të fitojë matematikisht titullin kampion, duke shkurorëzuar Kukësin. Por trajneri i kampionëve në fuqi, Peter Pakult, ka besim se nuk do të ndodhë kështu, pasi skuadra e tij do të marrë rezultat pozitiv. Në konferencën për shtyp të pak minutave më parë ai u shpreh:

“Jemi të gatshëm si ekip i vendit të dytë për të shtyrë festën e Skënderbeut, edhe pse e ka merituar plotësisht këtë sezon. Na mungojnë disa pikë për qëllimin tonë dhe shpresoj t’i marrim. Të dielën nuk do shkojmë në Korçë për t’i uruar titullin Skënderbeut, por për t’i shtyrë festen.

Në shkurt kemi treguar se mundemi të përballemi me Skënderbeun, edhe pse nuk morëm atë që donim. Shpresoj të marrim atë që duam në një fushë të mirë si ajo e Korçës. Duhet të rikthehemi te loja që kemi bërë në fillim, me shumë pasime, duke dalë nga prapa në sulm.

Mendoj se për të gjithë futbollistët do të ishte mirë, nëse do t’i prishim festën Skënderbeut. Mungesat? Është fakt që kemi pasur mungesa si Shameti dhe Dzaria, që kishte probleme. Rrumbullaku po stërvitet me ekipin, por kemi treguar se edhe lojtrët që kanë zëvendësuar, kanë bërë shumë mirë. Ata që do të jenë të dielën, do të bëjnë më të mirën.

Koliçi? Do jetë i dobishëm sezonin tjetër, pa asnjë dyshim. Dua të them që si trajner, në një moment mora një vendim që më takon mua. Për fat të mirë, zëvendësimi që bëra në portë ishte pozitiv, por jam i lumtur që kam Frashërin dhe Koliçin në skuadër, pasi janë shumë të mirë të dy.  Nuk kam marrë vendim kundër Koliçit, por kam bërë diçka për të mirën e ekipit. Nuk kemi pësuar shumë gola për faj të Koliçit, por ashtu kam menduar unë.

Alternativat? Nuk mund të ndryshojmë asgjë, pasi ka përfunduar data e merkatos dhe s’kemi çfarë të bëjmë tani. Si trajner, duhet të kërkoj çdo gjë në çdo moment me alternativat që kam.

Soue apo Guri?

Të dy janë shumë të mirë dhe të sigurt me topin, me një drejtim shumë të saktë para portës. Kanë shumë nuhatje të dy. Guri ka përparësi më tepër në zonën brenda, pasi lëviz më shumë dhe bën gjëra të papritura, si golat me Luftëtarin apo me Flamurtarin. E nxjerr golin nga hiçi.

Soue shënoi dy gola në Kukës, ku i pari ishte me një lëvizje shumë të bukur. Një sulmues si Soue çdo trajner do ta donte në ekipin e tij.

Unë kam luajtur dhe drejtuar ekipe në stadiume shumë të mbushur dhe sa i përket ekipit tim, mund të them se tifozët duhet të kenë një motivim më shumë. Tifozët janë kënaqësi në ndeshje të tilla. Për sa i përket presionit, mendoj se lojtarët e dinë si është presidenti. Nëse të dielën luajmë lojën tonë, jemi në rregull. Atmosfera në skuadër është e mirë dhe s’kemi probleme.

S’më beson presidenti që po bëj një punë si Ilir Daja. Jemi dy ekipet më të mira deri tani. Për sa i përket rivalitetit, kam respekt për Dajën dhe e uroj për titullin kampion, pasi e di që nuk do t’ia lejojë vetes humbjen e titullit. Ky urim është për titullin, pasi të dielën do të fitojmë ne”.

1 komente në “Kukësi, Pakult: Skënderbeun dhe Dajën i uroj për titullin, të dielën fitojmë ne”

  1. Starova says:

    Pirdh te cfryhesh o Pakult !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje