Xhudo/ Kosova fiton medalje të artë në Europian

26 Prill 2018, 20:00Sport TEMA

Tjetër sukses madhor për Kosovën në sportin e Xhudos.

Nora Gjakova fitoi në finalen e Europianit që u zhvillua në Izrael, kundër gjermanes Tereza Stol, duke marrë medaljen e artë për kategorinë nën 57 kg.

Sportistja nga Kosova merr kështu medaljen e parë të artë në karrierën e saj.

Xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë.

Në kategorinë nën 52 kg, Krasniqi nuk arriti të fitonte në finale kundër ruses Natalia Kuziutina.

1 komente në “Xhudo/ Kosova fiton medalje të artë në Europian”

  1. Baliu says:

    I lumte Nores, keso fitore na bejne krenar para botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje