Federata përjashton Ibrahimoviç, sulmuesi nuk do të jetë pjesë e Suedisë në Botëror

26 Prill 2018, 19:24Sport TEMA

Bomberi suedez Zlatan Ibrahimovic pritet që të jetë një nga mungesat e mëdha të Botërorit “Rusi 2018”.

Sulmuesi që luan në MLS me Los Angeles Galaxy me shumë mundësi nuk do të jetë në listën e futbollistëve të grumbullua nga trajneri Andersson.

Lajmi është përcjellë nga vetë Federata Suedeze e Futbollti që përmes një postimi në rrjetet sociale thuhet se trajneri Andersson nuk do të përfshijë në këtë skuadër sulmuesin 36-vjeçar, duke i dhënë fund një telenovele që qarkullon prej javësh në media.

Para pak javësh Ibrahimovic në një deklaratë konfirmonte se do të ishte pjesë e përfaqësues skandinave në Botërorin e Rusisë, por deklarata e fundit e Federatës Suedeze ka përmbysur gjithçka.

Ibrahimovic u largua nga kombëtarja në qershor të vitit 2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje