Gjykata nuk i njohu Zgjedhjet, FSHF nuk e apeloi vendimin

26 Prill 2018, 17:42Sport TEMA
Gjykata nuk i njohu Zgjedhjet, FSHF nuk e apeloi vendimin

Duka Fino

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të thellojë krizën e saj funksionale.

Pasi Gjykata nuk regjistroi Asamblenë Zgjedhore, duke lënë Federatën pa president dhe pa Komitet Ekzekutiv, ish kandidatët nisën të dalin në media dhe të deklarojnë se thjesht u kishin kërkuar disa dokumenta shtesë.

Në fakt, nuk ka pasur asnjë shtesë dokumentacioni pas vendimit të Gjykatës.

Sikur të mos mjaftojë kjo, FSHF nuk e ankimoi vendimin e Gjykatës për të mos regjistruar Zgjedhjet. Pavarësisht se kishin 5 ditë kohë në dispozicion për ankimim, FSHF nuk e bëri një gjë të tillë.

Një vetëpranim i abuzimeve dhe manipulimeve që u kryen.

Aktualisht FSHF vazhdon të jetë pa president të ligjshëm dhe pa Komitet Ekzekutiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje