Flet për herë të parë arbitri i vendimit që do të mbetet në historinë e futbollit: Ndjehem mirë dhe krenar, kam marrë shumë vlerësime

26 Prill 2018, 18:53Sport TEMA

Michael Oliver, arbitri anglez që drejtoi ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampioneve mes Realit të Madridit dhe Juventus, foli për herë të parë mbi abuzimin që ai dhe bashkëshortja e tij vuajtën nga tifozët.

Shkak për këtë ishte penalltia që ngjalli diskutime dhe që kontribuoi në eliminimin e Juventus, një vendim që ende shkakton polemika dhe ndasi.

Pas humbjes në sfidën e parë në Torino, askush nuk e kishte menduar përmbysjen e madhe të Juventus në Madrid.

Bardhezinjtë arritën të barazojnë llogaritë por penalltia e Cristiano Ronaldos kualifikoi “Blankos”.

Ai vendim i marrë në një fraksion sekonde, u kontestua për ditë me radhë, ashtu si familja e arbitrit Michael Oliver.

“Ishin ditë të çuditshme, por u ndjeva mirë që shumë njerëz brenda dhe jashtë kësaj loje, ishin të gatshëm dhe më ofruan mbështetje.

Ishte diçka e thjeshtë, por që për mua ishte domethënëse.

Kisha njerëz që më takonin në rrugë duke më thënë se më respektonin dhe njerëz pranë futbollit më dërguan shumë mesazhe”, tha arbitri i ndeshjes që sanksionoi eliminimin e Juventus.

Mbështetja më e madhe për Michael Oliver erdhi nga Federata angleze, që i dha drejtimin e finales së FA Cup, mes Manchester United dhe Chelsea.

“U ndjeva krenar që më caktuan finalen pasi këto mundësi vijnë rrallë për një arbitër. Është e bukur sesi vijnë gjërat pasi finalja e 1994 mes Manchester United dhe Chelsea, ishte e para që mbaj mend se kam parë nga një ndeshje futbolli. Ja ku jam tani, duke drejtuar një sfidë të tillë 24 vjet më vonë”, tha Oliver.

6 komente në “Flet për herë të parë arbitri i vendimit që do të mbetet në historinë e futbollit: Ndjehem mirë dhe krenar, kam marrë shumë vlerësime”

  1. nuk kam faj une says:

    Gjyqtaret anglez nuk jane serioz ne vendimet qe marrin. Me kujtohet ndeshja midis Holandes dhe Shqiperise ne Tirane qe anglezi anuloi autogolin ne porten holandeze per nje çudi qe une nuk e mora vesh kurre. Dhe pastaj krenohen per ate qe bejne. Edhe penalltia kunder Juventusit ne ato sekonda nuk mund te jepej edhe sikur te ishte. Por, nuk e vendos loja, por albitri ashtu si shume gjera edhe te jetes sone ne kete kohe qe jetojme

  2. Dibrani-uk says:

    Michel Oliver eshte nje pleher i blere nga Real i Madritit dhe ka marre mbeshtetje nga gruja e tij qe eshte spanjolle dhe tifoze e Real Madrit. Fotografija e tij me bashkshorten dhe goxen para 2 vjetesh ne Banabeo (I love real on face book e sqaron enigmen

  3. nfg says:

    Ironia eshte qe dje ne ndeshjen midis bajern dhe real u be po e njejta penalti ne favor te bajern por arbitri nuk e dha .

  4. zaim zajmi says:

    Anglezët dikur ishin autoritet futbolli, ndërsa sot autoritet cirku.
    Hiq më larg. Kujtoni lojën në Beograd Serbi – Shqipëri.
    Një gjykatës futbolli me integritet personal e profesional, do ta ndërpriste lojën, mbas gjithë asaj që ndodhi. Nëse i kujtojmë deklaratat e tija zyrtare, ai bënte tifozllëk proserb.

  5. Shqiponja says:

    Sigurisht qe ndiesh mire , pasi bere ate qe te thane “padronet ” e tu ne UEFA , ke shume te drejte , kamikazet ndihen gjithmone krenar per ate cfare kryejn ….

  6. Champions says:

    Na e sqaro pak Zoti parafoles, qe penalltia edhe nese ishte, nuk jepej, se shume e paqarte duket. Mos ka ndonje klauzole ne rregulloren e arbitrimit te UEFA-s, qe ne ndeshjet cerekfinale te Champions League, mund te besh cte duash ne zone mbas minutes se 90, sepse nuk jepet penallti?? Na e shpjego pak te lutem qe te shpetojme nga injaranca jone. Ha ha ha ha ha ha. Apo ndoshta duhet qe Sulmuesi te biere ne gjendje koma qe te jepet penallti nga arbitri? A po, atehere na fal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje