Flamurtari vijon heshtjen për shtyp, nesër me katër mungesa ndaj Luftëtarit

27 Prill 2018, 12:40Sport TEMA

Nuk ka konferencë shtypi edhe para ndeshjes së nesërme me Luftëtarin në kampin vlonjat, ashtu siç ndodhi para Teutës.

Kohët e fundit, drejtuesit e klubit vlonjat kanë vendosur që të mos ketë deklarata për shtypin sportiv.

Trajneri Ardi Behari dhe ekipi i tij janë përgatitur në heshtje për transfertën me Luftëtarin, e vlerësuar nga të gjithë si ndeshja kyçe për objektivin e Europës.

Vlonjatëve u duhet të fitojnë në fushën e një rivali direkt, për të mbetur në garën europiane në 5 javët e fundit.

Por gjërat nuk kanë shkuar mirë pas ndeshjes me Teutën, ku veç ndëshkimit me karton të kuq të Veliut, u dëmtuan edhe Ardit Hoxhaj dhe Danilo Alvesh. Të tre do të mungojnë në ndeshjen e nesërme, ashtu si dhe sulmuesi Kamara për shkak dëmtimi.

Kthehet kapiteni Bushiç, tek i cili do të varen shpresat por fitore në këtë ndeshje mjaft delikate, që u ka “mbyllur” gojën vlonjatëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje