Vetëm superioriteti sportiv dhe ekonomik të bën pjesë të futbollit cilësor. Dhuratat burokratike veçse e shkatërrojnë atë

27 Prill 2018, 18:49Sport TEMA

Nga Arsen Hoxha

Sportedashesit shqiptar po ndjekin me interesim opinionet mbi strukturen e ardhershme te Kategorise Superiore te futbollit tone. Dy jane grupimet kryesore, racionalet dhe populistet. Te paret mbeshteten te merita ndersa te dytet te nostalgjia.

Por per te kuptuar se cili do te jete vendimi me i drejte qe organet perkatese duhet te mbajne ne stadin aktual te ketij diskutimi, eshte e domosdoshme te rikthehemi prapa ne kohe dhe te shikojme se cilat ishin arsyet qe Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se vendosi qe Kategoria Superiore nga 14 ekipe te behej me 10 dhe c’fare tregoi praktika e me pasme.

Une mendoj se shkaku kryesor ishte mungesa e financave te mjaftueshme te domosdoshme per te patur ne dispozicion futbolliste te nivelit te larte. Sot kur futbolli funksionon ndryshe nga e shkuara, ku ekipet kryesisht perbeheshin nga futbollistet e qytetit perkates, mjafton nje person i vetem ekonomikisht i fuqishem dhe me deshire te mire per te ber nje ekip futbollistik te nivelit superior. Shembulli me pozitiv per kete jane zotrinjte Safet Gjici dhe Pashk Laska.

Suksesi i tyre nuk ka te beje apsolutisht me faktin se ata po operojne ne qytete me nje histori te pasur futbollistike apo jo, por vetem me faktin e garancise financiare dhe deshiren e mire per te kenaqur sportedashesit e qyteteve te tyre. Se dyti ishte se skema me 14 ekipe krijonte hapsira shume te medha, ku ekipet e rreshtuara ne mesin e tabeles dhe te pa motivuar per me larte apo te pa rrezikuara per te dale nga kategoia, shndroheshin ne shoqeri bamirese, ku sipas preferencave “shperndanin dhurata” per ekipet e tjera.

Duke i shndruar ata ne boxhellinj, per t’ua kerkuar kur te kishin nevoje. Kjo praktik krijoje ate gare te degjeneruar ku sportedashesit u detyruan t’a braktisnin ate. Skema me 10 ekipe nuk krijon te tilla komoditete per drejtues sportiv qe ne thelb, vec interesave individuale nuk i lidh asngje me nje futbollte paster. Sote dukurite negative jane minimizuar ne raport me te shkuaren.

Qe futbolli te rikthehet te sistemi me 12 apo 14 ekipe pervec garancise financiare kerkohet edhe nje shkalle e larte ndergjegje e pergjegjesie sportive e qytetare. Pa dashur te fyej kerkend, por ajo ne Shqiperi sot per sot nuk egziston. Ndoshta ne dekaden e ardheshme mund te shohim drejtues simpatizant dhe praktikues te nje futbolli te paster ku nje kategori superiore me 12 ekipe do te jete e pranueshme.

Per mua si sportedashes nuk ka aspak rendesi se sa here ndeshen me njera tjetren gjate nje sezoni 10 ekipet perberese te kategorise superiore. E rendesishme eshte qe ekipet qe ndeshen te jene te denja per njera tjetren dhe rivalizuese midis tyre. Nje ndeshje disniveli si ato te Kategorise se Pare, nuk terheqin sportedashes, perkundrazi i largojne ata.

Por a ka nje zgjidhje qe edhe keto klube te ashtuquajtura historike apo tradicionale te grupohen ne nje aktivitet qe sot quhet Kategoria e Pare dhe t’i shikojme te ndeshen midis tyre?
Vlen te sqarojme se historine dhe traditen ato klube e kane siguruar fale punes kemngulse qe nder vite kane bere. Une nuk kujtoj asnje raste te vetem qe atyre tu kete bere dhurat dikush.

Por nese sot ata nuk punojne si dikur, duhet te vendosen atje ku e meritojne. Qytete si Fieri, Lushnja, Berati, Pogradeci. Kavaja, Elbasani, Kruja, Lezha e ndonje tjeter, qe sote ndodhen jashte Kategorise Superiore, per hire te se vertetes duhet te pranojme se asnjehere nuk kane qene elite e futbollit shqiptar, Sic kane qene Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Flamurtari, sepse ato vazhdimisht kane notuar midis kategorise me te larte dhe asaj me poshte.Nese aktualisht, disa nga qytetet e larte permendur u ndodhen jashte Kategorise Superiore, pergjegjesia eshte e tyre.

Le te analizojme vetem Tiranen apo Fierin, Ne rrethana te caktuara z. Refik Halili, qe eshte nje nga presidentet me te mire dhe me korrekt qe ka ne shqiperi, apo z. Koco Kokdhima i Fierit, qe u shndruan ne pronare te nje pjese shume te larte te aksioneve respektiv, koha tregoje se aksionet qe ata kane ne pronesi ligjore. ose nuk jane ne raport te drejte me burimet fiananciare ose nuk deshirojne te riskojne ato qe kane.

Por Tirana dhe Fieri jane qytete mjafte te medhenj dhe potenciale te larta ekonomike ku njerzit e pasur, madje te interesuar per te investuar jane te shumte. Ata duhet te tregohen me dashamires ndaj sportedashesve dhe orgjentisht te krijojne shoqeri aksionere dhe jo ti mbajne keto aksione ne duart e tyre ne menyre inproduktive, duke cenuar ne kete menyre te drejten e sportedashesve per te pare nje futboll cilesor.

Ne se presidentet e klubeve te ndryshme i kane privitazuar (uzurpuar) ambijentet sportive, qe realisht kane qene te ndertuara nga kontributi i gjithe pjestareve te shoqerise, vetem thjeshte ne funksion te akademive sportive per te shitur futbollist per interesat e tyre, kjo nuk eshte e drejte. Shoqatat e tifozeve duhet te organizojne te gjithe sportedashesit e qyteteve te tyre dhe te kerkojne ndryshimin e ketij realiteti te hidhur.

Presidentet aktual, duke qene bashkeaksioner me bashkite perkatese, ne nje fare menyre jane bere pjese e tyre, duke perfituar tendere jo shume transparent. Por kryetaret e bashkive duhet te behen pjese e interesave te sportedashesve me shume se sa te presidenteve. Qe te do te thote se me mirkuptim duhet te krijojne shoqeri te fuqishme aksionere ne vend te aksionereve te vetem inproduktiv.

Por a ka ndonje mundesi qe keto klube te ashtuquajtur historike dhe me tradite ta ngrene edhe me larte pjacen e tyre?

Natyrisht qe ka dhe ajo eshte fare e thjeshte. FSHF-ja me skemen e dy grupeve, ku po thuaj 50 % e klubeve jo vetem qe kane financa te dobeta por edhe infrastruktura nuk eshte e pranueshme as per futbollin amatore e jo per nje aktivitet teper konkurues dhe serioz , sic duhet te jete ai i kategorise se pare, e ka ulur shume, madje shume fare pjacen e ksaj kategorie.

Kategoria e pare e sezonit 2019-2020 duhet te perbehet prej 10 ekipesh ku ekipet, qe une me lart permenda, pothuaj i plotesojne te gjitha kushtet per te qene pjese e saj dhe te ndeshen midis tyre.

Pa ndrojtje mund te themi se aktualisht me shume se gjysma e ekipeve te kategorise se pare, te ndara ne dy grupe, kane nivel te pa mjaftushem profesional, c’ka e ka ulur se tepermi interesin e sportedashesve ndaj ksaj kategorie. Keto ekipe duhet te zbresin nje kategori me poshte dhe te ndahen ne dy apo tre grupe, sipas afersive gjeografike. Kategoria e Pare nuk duhet te ndertohet me me dy grupe.

Tani qe infrastruktura eshte permiresuar ndjeshem, nuk duhet te behen me llogari te tilla se sa kilometra i duhen nje klubi per te shkuar te ndeshet me klubin tjeter. Klubet qe nuk e meritojne nuk mund te quhen me te Kategorise se Pare, kur ne fakt as profesionalisht dhe as garancia financiare e tyre nuk eshte e atij niveli.
Vete FSHF-ja nuk duhet te shprehe keqeardhje e madje te ndermare edhe aksine per ndryshimin e strukturave te kampionatit, per te shpetuar nje apo disa ekipe “te medhenj” nga disfata.

Detyra e saj eshte qe te hartoje politika te drejta per permiresimin e vazhdueshem te cilesise sportive e jo te beje modifikime strukturore, per te zbutur dhimjet e ekipeve ne disfate. Ajo eshte pjese e klubeve perkatese dhe e bashkive te tyre.

Skema me 10 ekipe ne Kategorine Superiore dhe 10 ekipe ne Kategorine e Pare, mendoj se do te jete skema me produktive, se paku edhe per 10 vjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje