Partizani reagon ashpër ndaj arbitrave: Do i dërgojmë në Prokurori këta kamikazë të dirigjuar nga Federata maskaradë e Futbollit

29 Prill 2018, 17:01Sport TEMA

Klubi i Partizanit permes nje deklarate per shtyp i ka kerkuar ndjese tifozave te saj per barazimin e marre ne transferte perballe Lushnjes me rezultatin 1-1.

Nje barazim qe erdhi dhe nga fakti se arbitri kryesor i ndeshjes Blerim Ziri i cili me vendimet e tij tendicoze kunder te kuqve duke i mohuar qarte nje gol dhe penallti ishte nje nga faktoret kryesor qe ndikoi ne rezultatin e ndeshjes.

Permes nje deklarate per shtyp klubi i Partizanit ben te ditur se treshen e arbitrave te kesaj sfide do ti dergoje ne Prokurori si dhe ne instancat me te larta te UEFA-s.

Klubi i kuq thekson se presidenti Demi e konsideron gjykimin e kryesorit Ziri maskaradën e radhës që arbitrat kamikazë të përcaktuar dhe dirigjuar nga Federata Maskaradë e Futbollit vijojnë të dëmtojnë, penalizojnë imazhin dhe investimet e mëdha financiare, duke kompromentuar seriozisht pjesmarrjen e skuadrës në Kupat e Europës.

DEKLARATË PER SHTYP

Duke vlerësuar rezultatet dhe paraqitjet që skuadra ka shfaqur në ndeshjet e fundit, të cilat kurrsesi nuk janë aspak të denja për emrin e madh dhe fanelën e rëndë që përfaqëson Partizani, Klubi i kërkon publikisht ndjesë tifozerisë së tij. Sidomos barazimi i fundit 1 – 1 ndaj Lushnjës, luajtur në stadiumin “Roza Haxhiu“,nuk mund të ketë asnjë justifikim nga stafi dhe lojtarët përsa i përket kundërshtarit , rezultatit dhe lojës që ekipi prodhoj në fushë.

Me tendenencë për të penguar lojrat dhe rezultatet pozitive ku skuadra po garonte denjësisht, në javët e fundit vendimet arbitrare kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në rezultatet e ekipit.

Përgjatë një prononcimi të fundit Shefi i Sektorit të Garave në FSHF Lysien Nurishmi ka deklaruar “Nëse Partizani do ta kishte mbyllur ndeshjen me shumë gola nuk do të flitej kaq shumë”.

Duam ti kujtojmë Z. Nurishmi se panvarësisht vendimeve tendencioze, të cilat kanë ndikuar jo pak në rezultatet e skuadrës, Klubi në daljet publike për mediat për asnjë moment nuk ka kontestuar apo të replikuar vendimet e dyshimta në takimet e fundit, duke ia lënë gjithçka mediave ti pasqyrojnë dhe reklamojnë vendimet e arbitrave. Por pas episodeve të turpshme të ndodhura në takimin ndaj Lushnjës është e patolerueshme që të mos reagojmë ndaj treshes së gjyqtarëve Veseli – Burgu me kryesor Blerim Ziri, të cilët me vendimet e tyre kanë dhuruar skandalin e radhës në futbollin shqiptar duke vijuar të dëmtojnë skuadrën përgjatë këtij sezoni futbolistik.

Për të gjitha episodet e ndodhura në takimin Lushnja – Partizani ,që i gjithë opinion sportiv ka mundur ti ndjekë nëpërmjet trasmetimit live dhe të pasqyruara në të gjitha mediat, Klubi denoncon fuqishëm dhe akuzon publikisht vendimet skandaloze të gjyqtarëve.

Presidenti Demi e konsideron gjykimin e kryesorit Ziri maskaradën e radhës që arbitrat kamikazë të përcaktuar dhe dirigjuar nga Federata Maskaradë e Futbollit vijojnë të dëmtojnë, penalizojnë imazhin dhe investimet e mëdha financiare, duke kompromentuar seriozisht pjesmarrjen e skuadrës në Kupat e Europës.

Nga dita e hënë Klubi do të ndjek nëpërmjet Zyrës Juridike të tij të gjitha rrugët ligjore për të denoncuar të gjithë këta gjyqtarë palaço në instancat më të larta të shtetit, Prokurori si edhe në Uefa. Presidenti Demi është i vendosur të mos toleroj kurrsesi këta arbitra kamikaze të nëpërkëmbin imazhin dhe investimet e Klubit. Partizani do të vazhdoj të konkurojë ndershmërisht në kampionat gjë që e ka treguar në çdo ndeshje.

(TemA)

4 komente në “Partizani reagon ashpër ndaj arbitrave: Do i dërgojmë në Prokurori këta kamikazë të dirigjuar nga Federata maskaradë e Futbollit”

  1. Liri says:

    U rrit Bracja u be burre
    Se pa nje kupe me sy kurre .
    Pritni pritni do behet gjysh Bracja do behet burre kopili i tij (se ne cete kane lind e jan krenare per kete ) e prap vuajtja do vazhdoje
    Vuni morra vuni . Cojeni dhe komentin tim ne UEFA .Ilir Vrenozi

  2. Nardi says:

    O partizani,o Gaz Demi,po beheni super karagjoz.Nuk ju a ka fajin asnje njeri.E kuptoni qe nuk keni ekip?

  3. Red or Dead says:

    Ky person dallkauk ,katundar ,fshatar ,nje burre legen qe quhet Armando Duka ka 4 vjet qe lufton sistematikisht Partizanin.
    Ne Lushnje ekipi ishte skandal ,pa nerv dhe pa zemer ,por te justifikoi pederasti i Armandos ,Lysien Nurishmi mosdhenien e penalltise se Asanit ,anullimin e golit ,dhenien e penalltise Lushnjes si gabime njerezore ,eshte sikur ta kapi gruan Lysieni ne krevat me Armando Duken dhe ky i fundit ti thote eshte gabim njerezor.
    Edhe 10 vjet te tjera pa kampionat te rri Partizani ,lavdine nuk ja merr kush ,por ate qe duhet te beje eshte lufte pa kompromis me Armandon ,me FSHF dhe sistemin e degjeneruar dhe legen te sektorit te arbitrimit.
    Asnje tolerim per degjeneraten Armando Duka ,per karagjozin klloun Ilir Shulku dhe dallavereve dhe legena te tipit Rid Halili ,Safet Gjici ,Take Tukja ,Pashk Lasku etj qe japin e marrin ndeshje me njeri-tjetrin ashtu sikur prostitutat klientet.

  4. Roberto says:

    O Nardi ! Eshte apo nuk eshte ekip kjo eshte ceshtje tjeter por qe arbitrat i perdor Duka bashke me legenin Shulku kjo nuk ka dyshim. Shpesoj qe t’ja cojne prokurorise filmimet dhe te zhduken keta arbitra nga faqja e dheut qe po degjenerojne futbollin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje