Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, është një ndër emrat më të lakuar në Europë, pasi shumë klube elitare kanë shfaqur interesim për shërbimet e 24-vjeçarit.
Së fundmi u raportua për një kontakt mes menaxherit të Hysajt dhe drejtuesve të Çelsit, por mesa duke napolitanët kanë në plan ta mbajnë shkodranin në “San Paolo”.
Hysajt i është ofruar një kontratë rinovimi deri në vitin 2023, pasi aktualja skadon në 2021. Në kontratën e re, parashikohet një rritje e pagës në 2.5 milionë euro nga 1.5 milionë që e ka aktualisht, shkruajnë mediat italiane.
Mbrojtësi i Kombëtares ka një klauzolë lirimi që kap vlerën e 55 milion eurove, klauzolë kjo e vlefshme vetëm për skuadrat jashtë Italisë dhe Bajerni i Mynihutt ka treguar që është e gatshme ta paguajë këtë klauzolë, por edhe nëse Hysaj rinovon, nuk preket klauzola e lirimit.