Java e 32-të, e gjitha në një ditë por jo në një orar

30 Prill 2018, 11:53Sport TEMA

Pasi janë arkivuar rezultatet e javës së 31-të të Kategorisë Superiore, tashmë sytë kthen nga ajo pasardhëse që dhuron disa duele interesante në rrugëtimin drejt titullit, Europës, por edhe në luftën për mbijetesë.

FSHF ka ngjeshur kalendarin në këto javë të fundit, duke luajtur takime edhe në mesjave. Kjo detyron që të luhet shpesh edhe në mesjavë në muajin maj. Ndaj java e 32-të është e përcaktuar që të luhet e gjitha të shtunën, meqë të mërkurën e ardhshme do të luhet e 33-ta.

Në kalendarin e publikuar, FSHF ka ndarë ndeshjet në dy orare. Në orën 16:00 do të luhen sfidat Laçi-Skënderbeu, Kukësi-Lushnja dhe Kamza-Luftëtari.

Sipas planit paraprak të FSHF-së, në orën 19:00 luhen dy sfida delikate që kanë në epiqendër skuadrat që luftojnë për mbijetesën/ Partizani pret Teutën në Tiranë, ndërsa Flamurtari vihet përballë Vllaznisë në Vlorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje