Pacult arkitekti që ndryshoi Kukësin, po sikur të kishte ardhur më herët!

30 Prill 2018, 14:07Sport TEMA

Safet Gjici pranon publikisht atë që të gjithë ndoshta këto ditë kanë menduar, po sikur të kishte marrë më herët Peter Pacult. Implementimi i ideve në futboll kërkon kohë, dhe me kohën në dispozicion austriaku ka ditur ti japë fytyrën e tij skuadrës, Kukësi me të është një skuadër ndryshe, e aftë të ofrojë futboll dhe të argëtojë, ndërsa Sindrit Guri i kthyer në pikën fikse të referimit ka shpërthyer ne gola duke bërë fatin e skuadrës në klasifikim, e sipas të gjitha gjasave dhe në financa me afrimin e merkatos.

Në gjuhën e ftohtë të shifrave në 19 ndeshje zyrtare në total në drejtimin e Kukësit, Pacult ka marrë 11 fitore 6 barazime dhe vetëm dy humbje, bilanc tejet i kënaqshëm ndërsa forca e skuadrës në rritje shfaqet më mirë në ndeshjet me skuadra si Partizani i mposhtur në të dyja përballjet nën drejtimin e Pacult me një përmbysje të pasuar me polemika në fazën e parë dhe me një 4-0 që nuk lë vend aspak për diskutime në të  katërtën.

Ka ardhur më në fund edhe fitorja e parë sezonale ndaj Skënderbeut, një fitore morali duke qenë se bëhej fjalë për të mos e dorëzuar titullin pikërisht përballë korçarëve, dhe njëkohësisht për disfatën e parë të pësuar këtë vit nga Skënderbeu në shtëpinë e tij.

Edhe mënyra e përgatitjes kishte qenë e veçantë, pavarësisht deklaratës së Pakult se një ditë në plazh ishte mënyra e duhur për ti dhënë skuadrës gjendjen e duhur psikologjike, shumëkush mund të ketë menduar, Kukësi po shkon për shëtitje, në fakt rezultoi krejt ndryshe, me Pacult që vazhdon të surprizojë me mënyrat e tij, përderisa në krah ka suksesin. Kukësi më në fund ka gjetur trajnerin që dëshironte. (SS)

1 komente në “Pacult arkitekti që ndryshoi Kukësin, po sikur të kishte ardhur më herët!”

  1. mond says:

    me nje fitore ne Korce dhe na u be Kukesi super??? po harruat se para disa ditesh u eleminua nga Lacine kupe, dhe perseri me Lacin vetem nje barazim ne kampionat??? nqs do kishte nje ndjekes me te denje se Partizani do diskutohej dhe vendi i dyte.nuk ndryshohet kaq kollaj jo , sivjet iku sezoni pa nje trofe kurse vitin qe vjen te shohim.Duket si titull i sponsorizuar.Megjithate edhe kur i ben qejfin vetes nuk eshte keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje