Erjon Braçe: Top Channel të thotë kush biznesmen qendron pas tyre, pas raportimeve të turpshme për rritjen e çmimit të bukës

1 Maj 2018, 10:02Sociale TEMA

Top Channel prej dy ditësh raporton se do të rritet çmimi i bukës, me argumentin se për furrat e bukës është rritur çmimi i energjisë elektrike.

Kjo ka shkaktuar panik te njerëzit, por OSHEE reagoi dje duke thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se Top Channel kishte shtrembëruar një intervistë që iu kishte marrë.

Sot ndërkokë ka reaguar dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, që gjithashtu thotë se nuk do të rritet çmimi i bukës.

Sipas tij, pas raportimeve të Top Channel qendrojnë interesa të biznesmenëve të caktuar.

Nuk ka arsye të rritet çmimi i bukës!

Te pakten jo per shkak te cmimit te energjise elektrike!

Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës nuk ka ndryshuar e nuk ndryshon.

Kemi vendosur politikisht dhe ai vendim qendron ne fuqi!

Kush po fshihet pas biznesit te bukepjekjes, per te bere biznes tjeter, pa asnje diskutim qe do paguajë si cdo biznes tjeter, jo si furre buke!

Pyetja me te cilen Top Channel po kerkon te krijoje nje furtune ne gote, eshte teresisht abuzive dhe per kete arsye e turpshme.

Nese ti ju thua bukepjekesve, “po u rrit cmimi i energjise, a do e rritet cmimi i bukes”, pa asnje diskutim qe ata “po” do pergjigjen.

Por, cmimi i energjise elektrike per bukepjekesit nuk ndryshon!

Ka vendim per kete.

Kjo do te thote se, nuk ka asnje arsye qe bukepjekesit te rrisin cmimin e bukes!

Kush tjeter qe vec bukepjekesit ben edhe biskota, pasta, byrek me gjize apo me presh, do paguajë cmimin e energjise qe eshte i njejte per te gjithe.

Nese nuk do, atehere te ndaje biznesin e bukepjekjes nga ai i byrekut me gjize apo presh.

Shantazh me buken-cmimin e saj per te bere biznes tjeter falas, nuk mund te bej dot kush”, shkruan deputeti socialist. (TemA)

7 komente në “Erjon Braçe: Top Channel të thotë kush biznesmen qendron pas tyre, pas raportimeve të turpshme për rritjen e çmimit të bukës”

  1. nuk kam faj une says:

    Fshihet Ben Blushi e Ylli Rakipi qe i ka punesuar lulushanie qe ka ngele e vé zyrtarisht.

  2. Toni says:

    Pothuaj te gjithe bukepjekesit pervec bukes bejne dhe biskota, embelsira, byrek me gjize,me presh, etj . Dmth i bie qe cmimi i energjise ketyre do u rritet apo jo? Dmth lajmi eshte i vertete apo jo o Brace? Ju lozni me llafe, por populli i vuan pasojat.

    1. Skerdi says:

      Pikerisht, loje fjalesh. Normal qe bizneset e bukes prej kohesh i perdorin furrat, me te drejte, edhe per pasticeri te tjera per te diversifikuar produktet dhe fitimin.

    2. dolivici says:

      Te gjithe furrat qe bejne e shesin embelsirea dhe sidomos byreke kane fitime kolosale ,se perfitojne nga cmimi i ulet i energjise per buken dhe del nje byrek me kosto 5 leke,kur e shesin 5 fish me shtrenjte!
      Nje byrektore ne Yzberisht e shet byrekun e vogel me gjize 350 leke te vjetra,kur ne mes te Tiranes shitet me 300 leke te vjetra!
      Ky maskara ka fitim mbi 200 leke per byrek.
      Duke llogaritur nje shitje ditore prek 1000 byrekes i del se ai fiton ne nje dite rreth 200-250 mije leke fitim,njelloj sikur te shiste unaza floriri!
      Nuk e di se cfare taksash i merr shteti ketij maskarai,por te shesesh ne Yzberisht nje byrek te vogel me harxhe 50 gr.miel qe me nje kg i bie te prodhoje 20 byreke.
      Nje byreku i hedh 10 gr.gjize,qe kushton 10 leke per byrek dhe del nje byrek me gjithe shpenzimet per energji elektrike rreth 100 leke te vjetra per nje byrek!
      Sot per sot fitimi i byrekeve eshte i barabarete me fitimin nga shitja e droges!
      Jane kaq hajdute keta shitesit e byrekeve sa nuk ngopen me keto fitime!

  3. joel shkodra says:

    Sa bukur e dini gjuhen shqipe ju gazetaret. Ne titull me shkronja te medha shkruani: “kush biznesmen”. Duhej “cili biznesmen” ose vetem “kush”. Po kujt i kthua? Nuk kam shprese se do ta botoni kete kritike timen, se nuk ju pelqejne keto, sidomos per gjuhen. Me lehte botoni ato me fjale te ndyra e me sharje.

    1. Jafut Lala says:

      Pas top chenellit ka filluar te rrije ai qe tani ecen vete. Beni nga fshati.

  4. montana says:

    o TONO o pall leveresh …sa i trashe qe j o plak pupupu . thjehst nuk do prodhojne me biskota por vetem buke, kjo do te ndodhe, dhe, jo te gjithe bejne edhe biskota etj..kehstuqe…ata do ta mbajne cmimin po njesoj dhe konkurenca e tregut do vendosi vet = cmimi me i ulet fiton klientelen dhe per pasoj do mundohen te gjithe te barazohen o gamor o trongull !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje