Mësuesi i Delvinës abuzues me nxënëset, ja dëshmitë rrënqethëse të banorëve të fshatit

1 Maj 2018, 20:38Kronika TEMA

Një nxënëse e shkollës “Ali Hajdini”, në fshatin Kalasë të Delvinës, u ngacmua seksualisht nga mësuesi i saj, rreth dy muaj më parë. Vajza e denoncoi rastin në familje dhe nuk erdhi në shkollë këto dy muaj. Autoritetet e arsimit, që ishin në dijeni të rastit, bënë vetëm zhvendosjen e mësuesit në një shkollë tjetër, 4 kilometra nga Kalasa.

E mitura që foli për ngacmimin me gjyshen është ende shumë e tronditur. Gjyshja e saj tregon: “Vajza më tha që mësuesi e kishte marrë në klasë dhe e kishte qëlluar nga pas. Më pas, e kishte puthur. Ai të dënohet siç e meriton sepse nesër mund të ngacmojë një tjetër”.

Ndërsa nëna e vajzës shprehet: “Kur më tha vajza se çfarë kishte ndodhur, unë shkova te shkolla dhe u përballa me mësuesin, por nuk pranoi gjë. Unë dua që ai të marrë dënimin që duhet”.

Një tjetër vajzë e klasës së gjashtë dhe nëna e saj drejtuan një denoncim për ngacmim pak muaj më parë. Njëra prej vajzave thotë se ai kishte prekur shoqet e saj të klasës.

Neshat Tepelena jepte mësim në shkollën e fshatit Kalasë prej më shumë se dy dekadash. Ai u akuzua publikisht për herë të parë për një rast ngacmimi seksual në vitin 2003, kur një vajzë 12 vjeç rrëfeu se ishte abuzuar prej tij dhe ndihej e kërcënuar dhe e frikësuar në shkollë. Në atë kohë, thotë Ferdin Xhaferi, ish-koleg me Neshet Tepelenën, mësuesit nuk e besuan fëmijën.

“Nuk e besova për atë rast. Nuk e besoja sepse e dija si veten. Por, tani them se është e vërtetë”, deklaron Xhaferi për TCH.

Ndërsa prokuroria është duke e hetuar rastin Neshat Tepelena. Rastet e njohura publikisht të ngacmimit të të miturave prej tij janë të paktën 3, por organet e hetimit besojnë se situata mund të jetë edhe më e komplikuar.

2 komente në “Mësuesi i Delvinës abuzues me nxënëset, ja dëshmitë rrënqethëse të banorëve të fshatit”

  1. Leo says:

    Te denohet me tre nene.

  2. preshevali says:

    Mjerë mileti.
    Tash dhe unë ne Preshevë që mora veshë abuzimin me keta fëmi,
    i bie ne mendë organeve te hetimit, të besojnë se situata mundë te jetë edhe me e ndërlikusr.
    Po ku ishit deri tani or te pa qenë, tredhnit mizat ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje