Sulmuesi gjerman i Bayern, Thomas Myller, shpreson se gjyqtari kryesor i takimit, Cüneyt Çakir, të ndajë drejtësinë ashtu siç duhet, duke kujtuar sfidën e edicionit të kaluar në çerekfinale, ku Real Madridi shënoi dy gola të cilët ishin pozicion jashtë loje.
“Ne jemi të përqendruar në ndeshje dhe nuk duam ta vëmë në presion gjyqtarin. Ata tashmë kanë shumë.
Të gjithë e dinë historinë, pësuam këtu dy gola ofsajd.
Penaltia e akorduar në fund kundër Juventusit, është folur shumë.
Ai nuk duhet të infektohet nga të gjitha këto dhe shpresojmë në një drejtim të mirë.
Ai është atlet si ne dhe dëshiron të bëjë paraqitje të mirë”, shtoi Myller.
Bayerni humbi 1-2 ndeshjen e parë në Allianz Arena, por gjermanët besojnë se mund të përmbysin gjithçka në “Santiago Bernabeu”.
Une jam tifoz i Bayernit , dhe deshiroj pa mase te kaloj ne finale duke e skualifikuar Realin e Madritit brenda ne Madrid , por Myler nuk duhet te meret me te tilla idera ” ndoshta” , por te shikoje terasi ndonje gol ajo eshte detyra e tij te shenoje dhe jo te akuzoje , se ne ndeshjen e pare ne Mynyh ishte sehirxhi dhe i pa afte , si ai ashtu dhe Lewandofski ………..
Shqiponjkë, duket sa tifoz i Bajernit qeke!!!… Pse t’vjen keq nëse Muller thotë një të vërtetë që e kemi parë me sy të gjithë?… Go Bayern!!… Mia San Mia mund t’ia dalim edhe kësaj radhe!!
ik edhe ti se ke mar fund leje futbollin , se kur te le takati te zgjatet gjuha.