U lanë jashtë lojërave Mesdhetare, reagojnë peshngritësit: KOKSH-i ka prekur fundin, janë militantë të LSI-së

1 Maj 2018, 15:05Sport TEMA

Ekipi Kombëtar Shqiptar i Peshëngritjes nuk do të jetë pjesë e lojërave Mesdhetare që do të zhvillohen në qytetin e Tarragonës në Spanjë.

Vendimi i çuditshëm është marrë nga ana e Komitetit Olimpik Shqiptar, dhe ky vendim ka bërë që peshngritësit shqiptar të reagojnë ashpër.

Briken Calja dhe Erkand Qerimaj kanë sulmuar ashpër presidentin e KOKSH-it dhe sekretarin e përgjithshëm duke u shprehuer se ky Komitet ka prekur fundin.

Ata theksojnë KOKSH-i ka prekur fundin dhe janë militatë të LSI, ndërsa delegacioni që do të udhëtoj drejt Spanjës, do të jetë i përbërë nga turista.

Reagimi i plotë i Erkand Qerimajt.

Cmenduri apo Skandal ?? Quajeni si te deshironi! Sekretari Komitetit Olimpik bashke me Presidentin e Koksh perjashtojne pa te drejte Peshngritjen Nga Lojrat e Mesdheut , nje vendim ky i pa bazuar ne asnje ligj shqiptar dhe nderkombetar ! Edhe me absurd arsyetimi i tyre se meqe Federata Boterore ka denuar disa shtete ne po denojme tonet pa asnje arsye logjike , i duket e tepert te ngrejne Sportistet e Peshengritjes flamurin Shqiptar ne Spanje!

Nje Delegacion mbi 80 vet qe po ti hedhesh nje sy pa pasur nevoj per kontroll te detajuar dalin se shume jan turista e shkojne per qef atje e pse jo me paret e taksapaguesve Shqiptare . E meqe mu kujtuan abuzimet Drejtuesit te Kokshit do e meritonin nje Kalim Vetingun per te pa athu kane abuzuar me fondet e bursat Olimpike mundin dhe djersen tone ! Si mendoni se duhet te veprojme ne kete situat ne sportistat qe na mohohet pjesmarrja ne Spanje , pa asnje ligj ku thote se ne duhet te denohemi , ku na mohohet e drejta e per te perfaqesuar kombin e per te ngritur Flamurin Shqiptar. Kto Drejtues te Kokshit jan Militanta te LSI .

Reagimi i plotë i Briken Caljas.

KOKSH-i ka prekur fundin e moralit. Vetëm kështu mund të përkufizohen deklaratat dhe vendimet e fundit të drejtuesve të saj .
Ndihem keq kur shikoj se në dorën e cilëve ka rënë ky Komitet Olimpik në emër të cilit bëhen deklarata nga më absurdet te nje president kukull mashtrues i klasit pare dhe sekretarit te perjetshem qe bejn cdo te keqe te mundshem ndaj sportit Shqiptar

Sa për kujtesë, Federata Botërore e Peshëngritjes ka dënuar 9 shtete por Shqipëria nuk bën pjesë në këtë listë.
Mbi ç’moral apo të drejtë merrni vendime për të përjashtuar Peshëngritjen nga Lojrat Mesdhetare duke i hequr Shqipërisë medalje të sigurta?!

Dua të rikujtoj që isha pjesmarrës në Lojrat Olimpike dhe Kampionatin Boteror nga ku nuk hasa asnjë pengesë pjesmarrjeje nga ana e Federatës Botërore dhe nga ku mora rezultatin më të mirë historik për Shqipërinë.

Aktualisht jam shpallur kampion absolut i trefishtë i Evropës dhe vendi i 5-t në rank Lojrash Olimpike. Kur veprime të tilla bëhen mbi sportistë elitarë, çmund të themi për më të rinjtë?

Por mesa duket kundërshtarët më të mëdhenj nuk qenkan ato me të cilët ndeshemi për të siguruar medalje për Shqipërinë por qenkan këta zotërinjtë tanë të cilët me anë të veprimeve apo mosveprimeve të tyre janë armiqtë më të mëdhenj të sportit të Peshëngritjes dhe kombit Shqiptar. Dua tju rikujtoj qe Peshngritja esht 1 Nder 6 Sportet qe ka Lind Olimpiaden e pare ne Athin 1896 gjithashtu qe ishin 4 peshngritsa qe jan vrare ne Mynih 1972 ..Ne rast te nje vendimi ekstrem kunder sportit nuk do jet e leht si e mendojn Koksh do ti shkojm deri ne fund me cdo kusht dhe cmim qoft dhe me Jeten tone

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje