Ish-ministri i Shëndetësisë dhe koordinatori i PS për qarkun e Kukësit Ilir Beqaj, ka kritikuar së fundi disa nga ministrat, në lidhje me mënyrat dhe kriteret e përzgjedhjes së qendrave urbane e rurale, në një numër projektesh që po zbatohen në të gjithë vendin.
Beqaj e drejton gishtin tek mungesa e balancës mes zonave të Veriut dhe Jugut të vendit, në disa projekte të rëndësishme që ka inicuar qeveria shqiptare.
“Nuk ka balancim mes zonave të Veriut dhe Jugut, në përzgjedhjen që është bërë dhe listat që janë përpiluar në këto projekte”, deklaron ai.
“Janë të paktën tre projekte, duke nisur me projektin “100 fshatrat”, për të vijuar me projektin “Festa e traditës”, si dhe me projektin “Itinerari i besimit”, ku ministritë e linjës duket se kanë dikriminuar zonat e Veriut të Shqipërisë”, shprehet Beqaj.
Si provë të këtij selektimi jonormal, ai ofron axhendën e projektit “Festa e traditës”, ku duket qartë sipas tij, se janë përzgjedhur të promovohen festa e ceremoni që lidhen me qendrat urbane të Jugut të vendit.
Ish-ministri dhe deputeti socialist deklaron se qeveria duhet të tregohet më e kujdesshme me politikat e saj të selektimit në projektet që financon ose inicon.
“Duhen shmangur anshmëritë, me qëllim që të mos marrë terren paragjykimi i vjetër i dhënies prioritet të jugut mbi veriun”.
ti ilir beqja je nje pleher nje hajdut,ti kerkon llogari ministrave???? ti pse nuk i kerkon llogari vetes tende per detyrat qe te ka ngatkuar partia si kordinator i qarkut kukes??? ti nuk ke qene qofte dhe nje here ne tropoje te mbledhesh asamblene te ndihmosh socialistet te punesohen te heqesh drejtoret e korruptuar te pa afte e bashkepunetore te pd-se,njerez qe kane probleme me ligjin,kan bere kundrabande me pd-ne,institucionet ne tropoje drejtohen nga njerez ordinere.ti ishe ne diber kordinator dhe te hoqen nga atje se e menderose fare por edhe ketu ne tropoje me keq po e ben,kefytyre del e kritikon te tjeret?? faje ka edi rama dhe balla qe te lene ty te besh si te duash po normale atyre dhe ju u interesojne bozneset jo qytetaret e thjeshte apo socialistet e ndershem ilir beqja pleh jefare
Filloj Rama me platformen e perçarjes, qe te vonojne drejtesine. Njesoj si Sala ne 97′
A do ta fitoji zotnia edhe koncesionin e instrumentave dhe dizifektimit edhe ne Maqedoni si ne Shqiperi ?