“Llumi mediatik dhe fenomeni Ija e Besit”, shkrimi që ndezi debatin dhe “tërboi” Rudina Magjistarin

2 Maj 2018, 12:22Sociale TEMA
“Llumi mediatik dhe fenomeni Ija e Besit”, shkrimi që ndezi

Rudina Magjistari

Një shkrim i Sara Gurabardhi me titull “Llumi mediatik dhe fenomeni Ija e Besit”, botuar në TemA, është bërë viral dhe ka ndezur debatin mbi keqkatandisjen e medias shqiptare.

Rasti në fjalë tregon se personazhe anonimë dhe shpesh qesharakë, në Shqipëri bëhen “yje” dhe ftohen nëpër emisione dhe janë prezent çdo ditë në mediat elektronike.

Mjafton të shohësh emisionet televizive, për të kuptuar sa qesharakë janë në shumicë, ata që dalin e flasin aty.

Reagimet ndaj shkrimit të Gurabardhit, kanë mërzitur edhe Rudina Magjistarin, e cila dy ditë më parë e kishte ftuar “Ijen e Besit” në emision.

Meqë dje, disa prej komentuesve ‘të shqetësuar’ e ndonjë gazetareje lart e poshtë, që sugjeron ligjërata akademike çdo ditë pasditeve në tv, se çfarë modeli dha Ija e Besit në program, po jua sqaroj që përveçse argëtoi, na kujtoi modelin e njeriut që për të siguruar jetesën bën edhe punë krahu e fushe, që ka rritur plot fëmijë e nipër të mbarë e që pavarësisht jetës së vështirë, buzëqeshja dhe humori ia gëzon shpirtin edhe sot e kësaj dite, që ka vajtur afër të tetëdhjetave. Do uroja shumë që këtë model ta ndiqnin edhe shumë prej atyre që rrinë e shkojnë kohën në Facebook duke komentuar lart e poshtë, në vend që të merren me një punë e të mbushin jetët e tyre”, shkruan Rudina.

Më poshtë, shkrimi i Sara Gurabardhi, që ndezi rrjetin dhe që ka marrë shumë pëlqime.

Llumi mediatik dhe fenomeni ‘Ija e Besit’

Nga Sara Gurabardhi

Që të qartësohemi që në nisje: ky nuk është një shkrim kundër Ijes. Absolutisht jo. Ija është një gjyshe tipike shqiptare, që mbart si në portret, ashtu dhe në fizik, gjithë sakrificën, dashurinë dhe mbi të gjitha, sinqeritetin për familjen, që në kohën e saj, nuk konsiderohej thjesht rrethi i ngushtë prej tre, katër apo pesë personash. Me pak fjalë, Ija meriton vërtet respekt e parë së jashtmi.

Origjinaliteti i ndërthutur me realitetin e hidhur të fshatit, të imponon deri diku të njejtën ndjenjë respekti edhe për Besin si personazh publik në një popullsi kaq të vogël sa kjo e jona, sepse e gjithë mirënjohja dhe dashuria e tij ndaj gjyshes që e rriti, nuk mund të mbetet pa një vlerësim. Por, të gjitha këto, janë një e drejtë që i takon publikut, e jo medias!

Sado klishe mund të duket tashmë e shkruar (kur qindra mund ta kenë menduar prej kohësh), pyes veten se si mund të mos të të pështiroset kur ndez televizorin një pasdite të hëne dhe të ftuar speciale gjen Ijen e Besit. E kuptoj që mes llumit të telenovelave turke, indiane, më mirë ta nxjerrësh TV-në nga shtëpia (shto këtu taksën e shtuar së fundmi), por ja që ndonjëherë, edhe të lind dëshira për të ndërruar kanalet, nga njëri tek tjetri.

Dhe e lamë tek Ija e Besit…ose siç ishte etiketuar ndryshe këtë pasdite: “Gjyshja më e famshme e Instagramit”. Sepse Ija ka dhe Instagram dhe duke filluar që nga ne portalet, të gjiitha rrjetet sociale u mbushën me një lajm të tillë. Natyrisht, një tjetër fenomen që zhduk jo vetëm varfërinë që po rrënon vendin dita-ditës, por rrafshon dhe gjithë betonizimin e mundshëm në kryeqytet, e jo vetëm.

Po, kaq fuqi ka Instagrami i Ijes! Çfarë mund t’i pyesësh Ijes vallë? Pak rrëfim mbi rininë, ose ndryshe: histori që nuk kemi durim t’i dëgjojmë as nga gjyshet tona. Pak rrëfim mbi Besin: që e njohim më mirë se familjarët tanë. Pak rrëfim mbi fshatin: që të gjithë kanë një tablo të qartë se si funksionon, parë kjo nga një këndvështrim kushtesh të vështira ekonomike ose një jetese normale, si ajo e Ijes.

Dhe pastaj, vjen momenti më kulminant, ai që të gjithë prisnin me padurim, që u lajmërua që në të ashtuquajturin insert për Ijen – më në fund, zbuluam sekretin e recetës së byrekut me hithra të Ijes. Një pjatë, së cilës Ija i bëri foto, e publikoi në Instagram dheee…besojeni ose jo, mori mbi 2000 pëlqime. Tani po, që mund të futemi të qetë në BE!

Jo vetëm kaq, pasi Ija është aq personazh i rëndësishëm, saqë vetë presidenti i vendit ka shkuar në Bubq për ta vizituar. Si e priti Ija, Ilirin? “Si çunin tem, se n’at’ mosh’ jan’. Për Zotin, si çunin tem’”, tha Ija, për Lirin (se kështu e thërriste). ‘Sa bukur, sa bukur…!’ Ija i rrit vetë pulat, pastaj i ther kur do nusja me çunin pak mish, pastaj futet në Instagram. A i shijon fama Ijes? “Hajd mo”, tha dhe vetë Ija.

Pastaj, pa e menduar fare se kush është Ija, pyet veten se kush është Besi. Aktor humori, këngëtar (?), personazh që u komentua gjatë për stilin luksoz të jetesës (si gjithmonë, mbetet mister edhe pse pak na intereson në të vërtetë)…burri i Xhensilës! Tjetër? Nuk di tjetër, por me këtë paditurinë time më bën përshtypje që çdo kanal i ka kushtuar rreth 40 minuta të mira gjyshes së njeriut të lartpërmendur.

Qoftë kjo taktikë e të bërit televizion një lavazh truri ose laksativ pas një vakti dreke me ushqime të thata, fakti që nuk përmend emra konkretë në këtë rast, vjen si pasojë e mbingopjes dhe përzierjes që të shkaktojnë secili nga emrat ‘prestigjozë’ që marrin përsipër të gjejnë personazhin aty ku nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë!

Shikueshmëria, klikimet apo çdo lloj forme fitimi afatshkurtër, që media po përdor ditët e sotme, nuk është gjë tjetër veçse një shtysë edhe më e madhe për të mbajtur një çantë gati, me sytë për të shtegtuar larg e më larg. Sepse, me totalin e problemeve jetësore e të përditshme që mbartim çdo 24 orë mbi supe, imponimi plot injorancë për të qeshur me zor, thjesht nuk është zgjidhje.

Por ç’pritet, nga një vend ku dhe kronikat e zeza bëhen sipas ndarjeve të partive politike…Mbetet vetëm t’i bëjmë fresk Instagramit të Ijes!

30 komente në ““Llumi mediatik dhe fenomeni Ija e Besit”, shkrimi që ndezi debatin dhe “tërboi” Rudina Magjistarin”

  1. autokritiku says:

    Eshte interesant fakti qe kete shkrim Sara e paska bere ne nje portal i cli jo pak here te ben te shohesh veten ne pasqyre dhe te thuash, te qifsha inteligjencen.

  2. Kombi says:

    SINQERISHT I JAP TE DREJTE GURABARDHIT , SEPSE E KAM PARE DHE VETE KETE PROGRAM ME NJE SY TEPER KRITIK .
    UROJ, QE KY VEND TE NDRYSHOJE SADO PAK PER MIRE .

  3. Liku says:

    Kam shume vite jashte Shqiperise. Tv ketu eshte ne nivel shume te ulet.Shokohem kur marr vesh qe keta u paguarkan dhe me shuma te majme Te vetmiit Jane diss te rinjte Me Vjen keq qe mbas shume vitesh te shohesh kete nivel.

  4. Mona says:

    Gazetarja S. Gurabardhi ka plotesisht te drejte kur thote cfar mesojne te rinjte. Ka kaluar koha e Lijes..cjane keto budallalleqe eshte bere Lija si Jenifer Lopez me followers ne Instagram, hiku ketu Lija Besit, hiku aty…vetem per te fituar lek..lija sdi me shkrujt jo me hy ne Instagram. Famen duan ta shumefishojne me Lijen, turp karagjosllek. S’dine si ta shtojne repertorin, me nje kenge behen te famshem, e Lija ja ploteson cdo gje. Shoqnia e Ilir floririt.

  5. Une says:

    Problemi nuk eshte Ija, por menyra se si ajo ekspozohet – ka perhere aty nje doze tallje e perqeshje qe ne rastin e Ijes duhet te pranohet e mireqene per ate qe Ija ne fund te fundit perfaqeson, e qe Sara ne sinqeritetin a saj nuk e duron……..

    1. Tacik Lala says:

      Bravo Rudina. Na dil me shpesh,mundesisht dhe me e xhveshur,na kujto bereqet rinine. Mos na e qit ijen e gjinit se kemi dhume ije,na eshte bere si mishi i dhise ija e shpise.

  6. USA says:

    EMISJONI QE JEP RUDINA ESHTE PER TE FSHIR BYTHEN RUDINA VET ESHTE NJE NJERI PA NIVEL NJE COP BAXHELLES QE TE VJEN PESHTIR KUR E DEGJON EMISIN LESHI

  7. atdhetari says:

    Pushteti nuk e ka humbur fare orientimin. Vetëvendosje, si lëvizje patriotike është e rrezikshme për postkomunistët të cilët duhan të shkatërrojnë gjithçka që është Shqiptare për të krijuar një identitet të ri. Kështu po bëjnë ne Evropë, po re-interpretojnë historinë për ta shkruar si duan vetë në mënyrë që të fshijnë çdo lloj atdhe-dashurie apo identiteti kombëtar. Edhe postkomunistët tanë të njëjtën gjë po bëjnë. Shikoni se ç’po bën Rama, prish në mënyrë arbitrare teatrin kombëtar për ta rindërtuar sipas projektit të tij progresist, pa ju bërë hiç vonë se çmendojnë njerëzit që duhet ta frekuentojnë apo aktorët që punojnë.

    1. Illlyrian Emperor Constantine says:

      Te lumte or burr per kete koment.

      Nje nder komentet me te sakte qe kam pare.

      Vetems e dua te shtoj, se keto jane te financaur drejtperdrejt nga qarqet zioniste amerikane.

    2. Grigor says:

      O ti mjeshtër atdhetarie. Ate Teatrin Kombetar e ndërtuan fashistet per tjeter gjë, ndersa komunisti Enver Hoxha që ti e paske inat e bëri teater Kombetar.
      Ajo eshte nje ndertese e konsumuar dhe e amortizuar, që vetem per teater nuk ben. Megjithese ty të kemi si competent edhe per postkomunizmin edhe per Teatrin, keshtu qe nuk bejme asgje pa fjalen tende.

  8. ina says:

    Turp I madh me keto media. Duhet dale ne proteste!

    1. Tavik Lala says:

      O Atdhetare. Perse nuk i bere me pare keta pyetje. Kur z. Jozefine donte parlament te ri e te prishte piramiden,e shume te tjera. Perse u prish cdo gje ne shqiperi se eshte e kuqe dhe do te ndertojme te reja nga e para dic thonin Berisha,Imami,Pollo,dhe Pashko me shoke. Mos grric se dalin shume gjera te tjera qe bejme sikur jane harruar. Vetem ti me pd.tende dini te beni gjera te mira.

  9. Lli says:

    Rudina, gaxetare medioker, qe as pyetjet nuk di t i beje sic duhet, intervistat e saj nuk kane jete, vec fasade
    E papjekur do ngelet kjo me gjadme gazetare

  10. Instagrami i ijes qe nuk di shkrim e kendim,ja ka hapur monika cizmja(se nga intelegjenca jane te njejta) dhe ja administron bes tarallaku kundrejt nje shume qe e paguan ilirfloriri.

  11. Cuku says:

    Emisioni me idiot I te gjitha Televizioneve
    Pa nivel si kjo qe e drejton,por dhe nje pjese e te ftuarve
    Sa bukur,,sa bukur,,,sa bukur,,,
    Na e shpifi Rudina,,,,,
    Po e zhveshur nuk ngjaka keq,
    Me mire te behet modele,,
    Le qe ajo eshte me Gjyshen time nje moshe,,,

  12. Lili says:

    Ne televizion duhet te jepet jeta jone ,vuajtjet tona,gezimet tona,problemet tona ,njerezit tane,te rinj,te reja,femije,mosha e mesme,pleq e plaka.Televizionet jane per publikun e gjere,jo per nje elite te vogel prej 0001/:.S,ka gje te keqe se moren njehere ne interviste nje plake fshatare,qe mbart edhe mencurine dhe humorin e zones ku jeton.

  13. Edron says:

    Neveri pa fund per keto medie gjirizi.Injorance mbytese ne shoqerine tone.

  14. ilir says:

    O njerez nqs nuk ju pelqen emissioni ose kush do qe eshte e ose i ftuar ne emision,Mos e shikoni co jeni ne nje Kanal tjeter ose hapni ju nje media dhe be jeni sic ju do qefi .

  15. DINGO says:

    TV Shikojne injorantet dhe te Paditurit.Kush ka pak tru lexon nje Liber apo ndjek dicka ne Nje Dokumentar.
    Tv ne Shqiperi eshte me keq se ne Afganistan.Turp qe lloij lloj Fshataresh pa ASNJE lloj shkolle Mediatike u bene Zoter te ekraneve…
    Eshe si puna e Femijes qe kur shikonte propaganden Komuniste te kohes qante dhe Donte te shkonte ne Albania.Turpi dhe haleja kane qelbur dunjane ketu ne Rep e plehrave.

  16. Ekrani says:

    Rudina leje moralin qe i ben te tjereve. Emisioni jot eshte katandisur si mos me keq. Qe ta besh me interesant emisionin tend eshte mire te ftosh ndonje burgaxhi, ndonje prostitute te bukur (jo si ato te Zakonit te Epshit ), ndonje mafios te vogel ( jo ata me pushtet sic eshte bosi jot Aleksander Frangaj) , ndonje vrases me pagese qe lodhet fushave ne mes te diellit duke kerkuar viktimen e radhes. Dhe leje te pushoj nje cike Silva Baldadori se e lodhe te shkreten duke e ftuar pafundesisht ne emission tend. Dhe te lutem ftohe nje cike Albert Dumani te flasi per telenovelat e reja turke apo indiane qe do vine se shpejte ne ekranin klanit sepse nuk jetojme dot pa ato. Megjithese Turqia dhe India jane vendet me te prapambetura ne bote prap kemi cte mesojme nga kultura e tyre mahnitese e prapambetur.

  17. ija says:

    Se mos Rudina ka me shume tru se Ija. Dhe pastaj gazetaret merziten kur u thua mediat e kazanit. Jo kazani, por haleje e kane pak.

  18. Moma says:

    Nivel mizerabel! Po hajde mere dhe momen time se gjynaf e shkreta!! Kur pa veten e saj per here te pare te filmuar ne nje dasem tha ( qyqja mer cuno paskam dale ne televizor ) a me ka pa resmija thua?? Resmija esht komshia ! Dhe vajti te shpia e Resmies te pinte kafe gjasme!! Qe ti mburresh asaj te shkretes! Dhe i thoshte hape televizorin mi grue te shohim ndonje lajm . Resmija nuk shikonte nga syte e shkreta.

  19. Fair enough says:

    O Rudina o idiote! Ben edhe pune krahu edhe pune fushe thote idiotja! Po qe s bejne te gjithe pune me bythe sic ben ti tani e mesove?
    Emission I yt eshte qesharak dhe mesoje qe inteligjenca jote nen mesataren nuk perballon dot emisione te pasditeje.
    Sa per Besin ai Po ben humor me veten dhe familjen e tij qe fatkeqesisht eshte sot familia shqiptare katundare … me ca pare.

  20. Alban Dega says:

    RUDINA PERLE E MEDIAS SHQIPTARE !

    Qofte si program fantastic qofte nga drejtimi perle i nje ikone te medias shqiptare si Rudina Magjistari !
    edukativ, shplodhes, mesazh qyterimi e kulture qytetare e demokratike!
    Nje nga programet me te mira televizive ne Shqiperi !
    Ceshtja nuk eshte Rudina as gjyshe Ija.
    Eshte ceshtja e mases. Edhe bakllavaja kur e tepron te rrenon!
    Shihni vetem opinionet e Blendi Vevziut apo simotrat e tij ne kanalet e tjera !
    Kotnasikoti !
    Te njejtet analiste !
    Te njejtat llogje Kavaje !
    Te njejts pallavra Sofratike …
    I njejti stil !
    Si drejtuesit e tyre dhe te ftuarit dine gjithcka, njohin gjuthcka, flasIn me kompetence per gjithcka, jane specialiste per gjithcka nga gjilpera e deri tek armet berthamore …. nga bujqesia e deri tek Shtepia e Bardhe….
    Mungojne specislustet e mirefillte, ajka e inteligjences, kompetenca profesionale, sugjerimet konstruktive, mendimet shkencore sipas fushave, rekomandimet parapritese e parandaluese, mungon mesazhi per te ardhmen…
    Skenat e tyre jane kthyer ne skena gladiatoresh me cjerrje, ne diktat, me sharje!
    Nuk do ishte cudI qe shume shpejt te pelcasin grushtat e cizmet, larg qofte edhe gazi lotsjelles e pistoletat!
    Ekranet jane bere pasqyra me e shemtuar e politikes shqiptare shqiptaret kunder shqiptareve, e skenave te Kuvendit…..

  21. Bledi says:

    Ska gjo ije ne do fitojme.
    Na ka ngel ija ne tru
    Rudina u plak dhe vete tashti do behet shoqe me ijen
    Ishalla na fton ndonje ane ose loke heren tjeter se dhe ato vipet baxhella na i la merzitur Zone e lire
    Te dhjefsha k analet

  22. zgalem says:

    Shumica e Emisjonevet televizive , mund te quhen me fjalen muhabete . Disa nga ato m politiket , jane thjesht muhabete . Mblidhen 5- 6 shoke dhe kalojne kohen e lire . Eshte bere zakon te quhet emission . Le te vijoi zakoni . Zgalem

  23. tironsi says:

    Bravo Rudina!
    Ija eshte njeri i thjeshte , te cilen nuk e kane promovuar mediat, por nipi i saj, personazh publik dhe i famshem…. atij i lumte sepse tregon respekt per njeriun qe e rriti, edukuoi dhe jo si Gurabardhi apo disa te tjere qe mohojne jo vetem origjinen, por edhe prinderit, motrat, vellezerit e tyre gjoja si moderniste, apo ku te dije une…ky eshte fallciteti i vertete…
    Bes Kallaku ka shume ndjekes dhe dashamires, ndaj normale qe mediat I krijojne hapesire televizive ( ne fakt shume modeste 1 ose 2 here e ftuar) gjyshes se tij…kujt si pelqen mund te mos ta ndjeke fare por jo ta atakojne…programet televizive jane pothuajse ditore me tematika nga me te ndryshmet dhe te ftuar nga gjitha sferat dhe nivelet…pse ju ben pershtypje vetem IJa? …por ketu ka fryme negative …vetem xhelozi dhe shpirt te zii…ketu atakohet, Rita Ora, Xherdan Shaqiri, Bebe Rexha, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, etj etj… kshu qe sme ben pershtypje as Bes Kallaku…

  24. Bubq says:

    IJa qenka shkaku qe gazetarja Grabardhi (nese este e tille) te mbaje çanten gati, me syte per te shtegtuar lang e me larg…mbetet t’i bejme fresk intagramit te Ijes thote ajo….hahahaha
    hajde gazetare hajde….e gjetem shkakun e mos-integrimit ne BE, IJA….hahaha
    merret edhe me jeten e saj private…edhe instagrami i Ijes e shqetesoka… ska problem te tjera ky vend….
    po te isha ne vendin e IJes ose Kallakut do kisha kerkuar dem-shperblim sipas ligjit

  25. SS says:

    LAVAZHI I TRURIT ESHTE GRACKA ME E MADHE E NJERIUT DELE TE SOTEM TE KAPITALIZMIT MODERN ……………..ME CDO FORME TEKNOLOGJI E PROPAGANDE ALLA GEBELSIANE KTHIMI I MENDJES NJEREZORE NE FUNKSION TE OLIGARKEVE ZHVILLOHET CDO DITE QE KALON PA E KUPTUAR NE NJERZIT E THJESHTE .ATA PERDORIN IJET, BESIN,MESIN,SPORTIN,SHKENCEN ,ETJ………

  26. Ali babushi says:

    Sara, te vleresoj vertet per shkrimin, po kujt I thua ,rudiina budallackes, krahasuar me ijen mund te kete shenje barazimi. Meren me ijen, paguhen edhe per keto budallalleqe, I sponsorizojne per te shperqendruar vemendjen nga hallet e njerezve, meren me besin ,nje cope budallai si puna e rudines, po lereni ijen te ruaj pulat, lereni besin te punoje token…., dhe rudinen ne cmendurine e sje, injoroni, dhe njerzit nje site do kujtohen te thine ,na ishin njehere nje tufe budallenjsh qe tregonin peralla per budallalleqet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje