Trajneri i Bajernit: Reali të falënderojë këtë njeri, nuk morëm atë që meritonim

2 Maj 2018, 09:50Sport TEMA

Edhe pse ishte i zhgënjyer, që ekipi i tij, Bayern Munich, u eliminua në fazën gjysmë finale të Ligës së Kampionëve, Jupp Heynckes përgëzoi Keylor Navas për performancën e tij.

Sipas tij, portieri në fjalë i dha Realit kualifikimin për në finalen e Kievit.

Kostarikani e ndaloi Bayernin së shënuari në tetë raste të veçanta dhe ishte padyshim njeri i ndeshjes.

“Reali mund të falënderojë Keylor Navas, sepse ai ishte spektakolar dhe bëri disa pritje fantastike, – tha Heynckes në konferencën e tij për shtyp, pas ndeshjes. – Nëse shikoni në të dyja ndeshjet, mendoj se kemi qenë ekipi më i mirë, kështu që është një zhgënjim i madh të mos arrijmë në finale”.

Trajneri veteran i skuadrës bavareze ishte, gjithashtu, i kënaqur me dëshirën e treguar nga të tijë:

“Ekipi im pati një qëndrim të shkëlqyeshëm. Pas humbjes në shtëpi u ngritëm përsëri.

Ka qenë një ndeshje e klasit botëror, por lëndimet na dëmtuan në ndeshjen e parë, sepse na kanë munguar pesë lojtarë. Unë ende kisha besim të plotë tek të gjithë lojtarët e mi dhe nuk do të kërkoj justifikime, nuk duket e drejtë”.

Heynckes vazhdoi të konfirmonte se do të tërhiqej sërish nga futbolli në fund të sezonit:

“Nuk do të kthehem më në asnjë stol dhe kjo është e mbyllur. Nuk ka shumë njerëz që hyjnë në këto aventura, në moshën 72 vjeç. Nuk kam asnjë emocion për këtë.

Jam i zhgënjyer nga barazimi 2-2, megjithatë, pasi ka qenë si një humbje për ne. Më vjen keq për skuadrën, futbolli nuk na dha kësaj radhe çmimin që meritonim”.

2 komente në “Trajneri i Bajernit: Reali të falënderojë këtë njeri, nuk morëm atë që meritonim”

  1. Gri says:

    Flm Bajern! Keshtu luhet futboll! Flm trajner qe mbron portierin dhe e ngre larte ate! Eshte fisnikeri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje