Pezullimi i peshëngritjes, reagon KOKSH: Zero tolerancë ndaj dopingut

1 Maj 2018, 21:35Sport TEMA

“Zero tolerancë ndaj dopingut”. Kjo është arsyeja që e ka çuar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar drejt vendimit drastik të moslejimit të peshëngritësve kuqezinj që të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare të këtij viti.

Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH-it, Stavri Bello, ka sqaruar edhe të gjithë hollësitë e këtij vendimi.

Vendimi drastik për moslejimin të peshëngritësve kuqezinj që të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare të këtij viti ka ardhur pikësëpari si mangësi e punës së vetë Federatës që qeveris shtangën shqiptare. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH-it, Stavri Bello, ka sqaruar edhe politikën mbarëbotërore të luftës ndaj dopingut, që po ndjek lëvizja olimpike ndërkombëtare, e cila nuk toleron Dopingun në asnjë lloj rrethane.

Ndërsa për Bellon kjo çështje ka edhe këndvështrimin shoqëror dhe moral. Lojërat Mesdhetare të këtij viti mbahen në Tarragona të Spanjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje