Departamenti Amerikan i Shtetit: Publikuam vendimin e ndalimit për Tom Doshin, nisur nga rëndësia e çështjes

4 Maj 2018, 10:17Politika TEMA

Departamenti Amerikan i Shtetit, i pyetur nga Respublica për ndalimin e hyrjes në SHBA të Tom Doshit dhe familjes së tij, ka dhënë këtë përgjigje:

Departamenti ka informacione të besueshme se z. Doshi është përfshirë në korrupsion të thellë(significant corruption) gjatë mandatit të tij si anëtar i Parlamentit.

Në përgjithësi korrupsioni shkakton kosto thelbësore mbi ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë; mund të krijojë lehtësi për krimin e organizuar, të dobësojë besimin ndaj sundimit të ligjit dhe qeverisjes.

Kjo ndikon drejtpërdrejt interesat e sigurisë kombëtare të ShBA, ato ekonomike dhe të politikës së jashtme dhe ne besojmë se dëmton edhe interesat e shteteve partnere.

Në rrethanat e këtij rasti të veçantë ne besojmë se është e rëndësishme që qeveria dhe populli shqiptar të dinë sesa seriozisht e shohim ne korrupsionin publik dhe përfshirjen e z. Doshi në akte korruptive”.

DASh shton se marrja e informacioneve të besueshme për përfshirje në akte korrupsioni apo shkeljesh të të drejtave të njeriut e detyron atë të përkufizojë zyrtarin përkatës dhe familjen e tij në kuptim të dispozitave të Seksionit 7031.

Për këtë arsye çdo informacion që i referohet DASH dhe që klasifikohet i besueshëm do të shoqërohet me vendime të ngjashme dhe në përgjigjen e vet, Departamenti e njofton një gjë të tillë kur shton në përgjigjen e vet për ResPublica se:

Ne po rishikojmë aktivisht rastet dhe po e aplikojmë këtë autoritet me të gjitha vendet. Në varësi të rrethanave të veçanta disa përcaktime bëhen publike ndërsa të tjera janë private”.

Nëse na lejohet ta interpretojmë këtë pasazh rezulton se mund të ketë vendime ndalimi për zyrtarë të tjerë shqiptarë që mund të mos bëhen publike për arsye që i vlerëson Departamenti.(TemA)

6 komente në “Departamenti Amerikan i Shtetit: Publikuam vendimin e ndalimit për Tom Doshin, nisur nga rëndësia e çështjes”

  1. shushica says:

    E shumta Doshi ka punuar per tu pasuruar ,brenda dhe jashte rregullave .Po Sali Berisha qe hodhi bomben termonukleare mbi Shqiperine ,qe shkaterroi te gjithe strukturen ekonomike prodhuese ,arsimin ,shendetesine ,shkencen ,moralin ,kulturen ,ushtrine drejtesine policine ,sherbimin e fshehte ,qe eshte pergjegjes per shperberjen e shtetit ,vrasjen direkt dhe indirekt te njerzve te pafajshem ,qe detyroi mbi 1 milione shqiptare te marrin arratine ,si ka mundesi qe nuk i ndalohet hyrja …..Berisha ,sidomos me veprimet e 96…97..eshte varianti europian i Pol Potit,kriminel i lindur ,kriminel deri sa te zhduket biologjikisht.Ne se administrata amerikane mendon seriozisht per interesat amerikane ,gjeja me e thjeshte qe duhet te beje ,te shpalle non grata Berishen ,Bashen, Mediun dhe gjithe klanin bandit te PD .Brenda nje kohe te shkurter Shqiperia ,por edhe Kosova do te arrijne nje stabilitet demokratik shume me te avancuar ,gje qe perben nje ndryshim thelbesor per njerezit por edhe nje avantazh per aleatet.

  2. shqiptari says:

    IK er TOM se ka dhe 300 shtete te tjera bota po ti gjezdisesh te ter kto shtete te garantoj qe nuk i vjen dot rradha amerikes , se do jesh plakur shum , ik mos e rruj nuk esht qendra botes , qendren e ke ne europ .

  3. ARVIZU ARVI ZEZA says:

    DASH!PROPOZONI SALI BERISHEN PER PRESIDENT TE AMERIKES SE KA QENE PRESIDENT,LIKE FLORIRIN SI SEKRETAR TE MARDHENJEVE ME JASHTE SE KA QENE MINISTER I JASHTEM DHE MEDINE SI SEKRETAR PER MBROJTJEN SE KA QENE MINOSTER I MBROJTJES!!!!!!!!!!!!!!

  4. Shkodrani says:

    Mos e çaj kryt për amerikant e qjelbun ata Ku kan interes jan si kurvat se kur banen tregti armsh me shkerdhen berishën nuk folën prandaj mos e rruj

  5. Moni says:

    Po Meta, Berish-Bisha Basha Lul tullumi …
    te gjithe keta qe populli e di dhe njeh mire per “zullumet dhe bemat” pse nuk pernenden mga Depatamenti Shtetit Amerikan ?

  6. Korabi says:

    Ju ndalohet femijve te Llalles dhe Doshit hyrja ne Amerike, por jo Shkelzenit dhe Argites qe Kane vjedhur, shqyer, vene gjoba, vrare Duke kaleruar pushtetin e nje prej vemjeve me te degjeneruara te historise, Sali Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje