Donald Lu flet për Saimir Tahirin dhe Adriatik Llallën: Askush nuk është mbi ligjin (liston emrat e politikanëve problematikë)

4 Maj 2018, 10:19Politika TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar për herë të parë pas lënies së mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri.

Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llalla.  Askush nuk është mbi ligjin.

Mirëpresim që Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet“, tha ambasadori Lu.

Ambasadori Donald Lu referoi me emra një listë politikanësh të cilët nuk janë më në parlament dhe bashki. Dhe kjo sipas tij ka ndodhru falë disa gazetarëve kurajozë që patën guximin të shkruanin për ta.

Deklarata e plotë e Donald Lu

Dy vjet më parë, në një konferencë tjetër të Partners Albania thashë:

-Shoqëria civile në Shqipëri është e fortë dhe dinamike.

-Shoqëria civile drejtohet kryesisht nga gra dhe të rinj me energji, entuziazëm dhe optimizëm.

-Dhe, shoqëria civile mund të luajë një rol të rëndësishëm si rojtare kundër korrupsionit.

Kur e thashë këtë, e dija se kishte njerëz skeptikë të cilët thanë se shoqëria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesat e veta. Ata thanë se shoqëria civile ishte blerë nga socialistët, demokratët apo LSI-ja.

Unë mendoj ndryshe. Mund të shoh se shoqëria civile ka arritur fitore të jashtëzakonshme në tre vitet e fundit.

Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndokën, Elvis Rroshin, Mark Frokun, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin.  Falë këtyre gazetarëve, këta politikanë nuk janë më në Kuvend apo bashkitë.

Për reformën në drejtësi, mbaj mend që fëmijë, pensionistë, mësues, drejtues të OJQ-ve dhe njerëz të tjerë të zakonshëm u mblodhën përpara Kuvendit më 21 korrik 2016, në piskun e vapës, për të kërkuar që përfaqësuesit e tyre ta miratonin këtë reformë. Dhe sot, OJQ-të po vëzhgojnë vetingun dhe krijimin e KLGJ-së, KLP-së, SPAK-ut dhe të BKH-së.

Për zgjedhjet e vitit të shkuar, OJQ-të shqiptare luajtën një rol të rëndësishëm në vëzhgimin e zgjedhjeve, por edhe në monitorimin e marrëveshjes së 18 majit, që solli kaq shumë ndryshime të ndërlikuara administrative në javët përpara zgjedhjeve.

Shoqëria civile shqiptare dhe gazetarët duhet të jetë krenare për të gjitha këto gjëra dhe shumë të tjera.

Por, nuk duhet të bëheni dembelë. Ka ende shumë për t’u bërë. Prandaj kemi punuar me Partners Albania për t’i ndihmuar organizatat vendase të shoqërisë civile të bëhen më të pavaruara financiarisht dhe më të suksesshme.

Cila është sfida kryesore sot?  Do të isha shumë i lumtur nëse shoqëria civile do na bashkohej në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj kriminelë.

Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, trafikantit të drogës, Met Kanani, që u arrestua në Turqi më 22 mars.  Urdhëra arresti janë lëshuar edhe për dy trafikues të tjerë të mëdhenj, Klement Balili dhe Arbër Cekaj, por ata duhet të kapen.

Kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi po ndiqen penalisht. Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës. Asnjë nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që Z. Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet.

OJQ-të dhe gazetarët shqiptarë duhet të punojnë për të ndihmuar publikun të kuptojë pse këta persona janë kaq të rrezikshëm dhe të ngrejnë pritshmëritë se së shpejti do të arrestohen dhe ndiqen penalisht.

Së fundi, nëse mund të nxisim politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë ndaj këtyre kriminelëve, atëherë Shqipëria do të ketë një të ardhme shumë të ndritur.  Një të ardhme në Bashkimin Evropian. Një të ardhme pa trafik droge. Një të ardhme në të cilën qytetarët e zakonshëm nuk kanë më frikë nga korrupsioni apo krimi i organizuar.

Kjo është e ardhmja që të gjithë shqiptarët meritojnë.

(TemA)

31 komente në “Donald Lu flet për Saimir Tahirin dhe Adriatik Llallën: Askush nuk është mbi ligjin (liston emrat e politikanëve problematikë)”

  1. ela says:

    Tall menderen me ne

    1. Eri says:

      Pershëndetje Z. Ambas ju lutem mos u bazoni shumë tek ojq sepse ato janë të blera prej ahumë kohësh që në krijimin e tyre M.gj a ju ndiqni se cfarë shkruajnë njerzit që nga s.berisha i.meta me f.nokën etj etj

    2. Bushi says:

      Faleminderit zoti ambasador.Kemi shprese se Ameriks do ta ndihmoi popullin shqipetar per te bere nje drejtesi te verte.

      1. enter"" says:

        Fluturo me presh, fluturo.

    3. Eksod 2025 ne BE apo jo. says:

      Te arrestohen urgjentisht kriminelat qe shkaterruan dhe vazhdojne ta shkaterrojne Shqiperine, kriminela me pushtet, kostume dhe te mbrojtur nga politika:

      1.LuLuArvziu
      2.EdDroga
      3.MetaHajditi
      4.SalehShpella
      5.LulZIMhollandezi
      6.Nano
      7.RuciEnveri

      1. Nik says:

        Si do e arrestosh Ambasadorin e nje vendi te huaj me imunitet diplomatik dhe perfaqsues te te vetmes Superfuqi ne bote more kokqyp?!

  2. K9 says:

    E ke kthyer Shqiperine ne Republike te Ambasades Amerikane. Ky eshte poshterimi me i madh ne 100 vjet shtet. Ushqyet nje kategori politikanesh hiena, qe vazhdojne te mbreterojne me ambasaden amerikane si qen roje jashte kullave te tyre, per ta katandisur Shqiperine ne nje vend te paralizuar krejtesisht.
    Tani Shqiperise ka nje pronar, Ambasadorin. Zot fuqiplote. I paprekshem. I veneruar.

    1. mark says:

      K9 (qen), pse e paska kthyer Lu Shqiperine ne republike te ambasades Amerikane? Sepse thot qe asnje nuk eshte mbi ligjin? Barazia perpara ligjit eshte themeli i shtetit demokratik. Poshterim me i madh ne 100 vjet?!! Siduket ty nuk te ben pershtypje qe hajdutet e te korruptuarit si Salihi, Luli, Meta, Tahiri & Co e kane poshteruar Shqiperine gjate ketyre 28 vjeteve. Por u poshteroke me kerkesat e amerikanit per zbalimin e ligjit e ndeshkimin e hajduteve.

      1. Edkari says:

        Donald Lu-ja eshte vete i korruptuar deri ne palce.
        Kjo eshte pak kur kupton se ai eshte dhe hakmarres i ndyre.
        Mos harroni Adriatik Llallen qe e tha me ze e figure qe ky
        ambasador nderhyri ne nje çeshtje qe ndiqej penalisht.
        Amerika shef interesin e vet dhe eshte shteti me i paskrupullt
        qe ka planeti.

  3. kasem gahinji says:

    sa e ke ulur steken!me keto emra mos kerkon te fshehesh peshqit vertet te medhej?mos kerkon te perqendrosh vemendjen e prokurorise ne tjeter objektiv?like floriri paralajmeroi arta markun dje,duke i thene bej mire detyren.sot ti liston ca emra qe jane peshq por jo te medhejte.flet per shoqeri cvile qe duhet te merret me peshqit e medhej.ku e ke pare qe keto shyqyrinj te zene vendin e prokurorise ,gjukates?model amerikan eshte?se ketej nga europa nuk e kam degjuar.mos valle flet per shyqyrinje civile sazanguriste,kalaiste,qeleshiste?une si qyttar i thjeshte,votues anonim(i panjohur)them se ne kete lloj shoqerie civile qe ju keni pergatitur dhe financuar nuk kam besim,jane figura te kompromentuara.

    1. marko says:

      Ambasadori Luloqe me duket se u josh me para sepse ky kinezi sykoqe po tall karet me shqiperine e shkaterrruar qe nje byth ambasadori ben ligjin komandon politikanet tane pa tru. Ne asnje vend te Botes nuk i pjerdh njeri Ambasadoret..!!! Ndersa ketu ne Shqiperi bejne Komando keta bythqira. Shqiperia ka mbaruar si Shtet…vari qillon.

  4. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    O zoti Ambasador, “harrove” që në Parlament janë (akoma) Kryekriminelat dhe varrmihësit e Shqipërisë, Sali Berisha e Lulzim Basha…???!!! Apo për juve janë (akoma) “Burra Shteti” dhe “Yje në ngjitje”….???!!! N.q.se, këta që përmënde “për dekriminalizimin”, janë të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj”…, e shoh që nuk kemi “për të ngrënë” as “cironka”…(?!)

  5. Jona Komneni says:

    Ambasadori Lu nuk duhet te ule autoritetin e shtetit me Kushtetuten me te fuqishme demokratike ne bote dhe te merret me emra konkrete, pasi ata do te prodhohen cdo vit nga dobesia e kushtetutes se Shqiperise, e bere me porosi te kryemafiozit te Ballkanit, Sali Berishovic. I nderuar ambasador amerikan kerko te aplikohet fjale per fjale Kushtetuta e SHBA-ve edhe ne Shqiperi, ku kreu u shtetit dhe i pushtetit ekzekutiv te zgjidhet nga populli nje here ne kater vjet etj. Nese arrin kete reforme kryesore kushtetuese do te mbetesh ne Historine e Popullit Shqiptar, perndryshe do te mbetesh thjesht nje emer nepunesi i larte amerikan si ata qe kane kaluar para teje ne Shqiperi.

  6. mikojani says:

    Fli rehatë Lu,se ja bërë topet kësaj pune,nuk është Tahiri,Lu është gjithë kupola 30 vjeçare Lu,ti atë detyrë ke,ishallah e ke kryer mirë,që të zësh ndonjë vënd pune,por siç duken bathët e ke të vështirë Lu.

  7. Marika says:

    Zoti Lu, ne qofte se permend per peshk te madh Shukriun me breke te grisura dhe karagjozin Elvis Roshi atehere me vejtingun i kemi lare duart qysh tani dhe mirupafshim. Populli Shqiptar i njeh peshqit e medhenj dhemb e dhemballe e ata i ke perdite ne parlament dhe ne medja duke qene vrases te hapur dhe hajdute me bllok ne dore. Bile as nuk e marin mundimin te mbrohen nga drejtesia mbasi jane cilesuar “burra shteti” nga vete ju. Me ata ne krye ja pafshi hajrin dhe vejtingut qe vdiq pa lindur akoma.

  8. LORA says:

    U shtrengua disa muaj Lu-efendiu per te leshuar ”vezen” e sotme,,,,natyrisht si ushqim per shoqerine e perzgjedhur,te financume, te komandume dhe handikapate ”civile”,,,,kurrsesi per njerzit normale,qe e rrefuzojne me percmim nje ushqim te tille.

  9. Viro says:

    Ambasador, ke te drejte. Ndryshimi ka nisur dhe te tjere te korruptuar do shkojne para ligjit. Nuk eshte e lehte per nje vend ku 50 vjet rresht vendoste politika. Vendosja e ligjit do kohe dhe besim por do arrihet, patjeter.

  10. ali vlora says:

    O popull ! Amerika ka qene eshte dhe do te jete mikja jone me e mire e provuar disa here. MIRNJOHJE U.S.A!!! Tung.

    1. enter"" says:

      Aahahahah, oh sa gjynah me vjen per ty. Ta ka bo ameriqia trurin lavazh ta ka bere.
      Mikja jone?
      Mos harro se kjo mikja jote te dha Berishen ne 1992 dhe mori ne ambasaden e saj ne Tirane gjithe ish sigurimsat. Kjo mikja jote e quajti berishen burre shteti dhe lulin yll ne ngjitje.

      Mos harro se kjo mikja jote ka bere krimet me te medha ne cdo cep te botes. Por ty te eshte bere truri llum e lesh nga perrallat me mbret te llotarise amerikane.

  11. vito says:

    O KINEZ mos quaj peshk te madh nje njeri qe ne menyr private ben kokain dhe tregton ate , palaço burr , peshk i madh esht lulzim basha i nje rreziku komtar ,ka vjedhur 250 milion euro nuk ka dal ne gjyq , ka vrar kater njerez nuk ka dal ne gjyq , ka shitur detin tek greku nuk ka dhen llogari ,peshk i madh esht SALI BERISHA qeka ber 97 ten jan vrar mijra njerez nuk ka dhen llogari para drejtesis , beri gerdecin vrau 30 njerez dhe shkaterroj 300 t shtepi ky duhet te shkoj ne gjyq , kta jan peshqit e mdhej o kinez , mos u tall me ne shekerdhat e mutit , apo te kan mbyllur gojen me noj çek legen i pa cip , kerkon te bej drejtesi ky , po na mer per budallej nje cop kinez , ikore shporru me drejtesin tende .

  12. vito says:

    O KINEZ mos quaj peshk te madh nje njeri qe ne menyr private ben kokain dhe tregton ate , palaço burr , peshk i madh esht lulzim basha i nje rreziku komtar ,ka vjedhur 250 milion euro nuk ka dal ne gjyq , ka vrar kater njerez nuk ka dal ne gjyq , ka shitur detin tek greku nuk ka dhen llogari ,peshk i madh esht SALI BERISHA qeka ber 97 ten jan vrar mijra njerez nuk ka dhen llogari para drejtesis , beri gerdecin vrau 30 njerez dhe shkaterroj 300 t shtepi ky duhet te shkoj ne gjyq , kta jan peshqit e mdhej o kinez , mos u tall me ne shekerdhat e mutit , apo te kan mbyllur gojen me noj çek legen i pa cip , kerkon te bej drejtesi ky , po na mer per budallej nje cop kinez , ikore shporru me drejtesin tende .

  13. Orient says:

    ..sa Saimir Tahiri ka ne parlament,..a nuk do te ishte drejtesi,ne qoftese vetingu fillonte nga presidenti..e duke i zbritur shkallet e pushtetit”me elegance”,pa krijuar xhepa ?? ..perse duhet te urdherojne nga jashte per te..?..perse ç’do reforme nis e godet poshte brezit e jo ne balle???..e çuditeshme,!!

  14. shigjetari says:

    KY e ka mendjen tek ojqt i gjori , ik o kinez mos na mallengje vendi nga vjen zotrote e ka shpikur korrupsionin , nes do te gjesh peshqit e mdhej i di gjith populli SHQIPTAR perveç teje , mjaft naj shpife me ate shqipe te çal , mjaft na more per popull dele ik shko mbyllu ne kafazin tend , se nuk je ti qe mund te vesh drejtesi , ti pa piken e turpit u vran kater njerez ne bulevard dhe nuk u lejua policia te arrestoj fajtoret nga peshqit qe kerkon zotrote , ti si dobiç i pa cip shkove dhe takove vet vrasesin dhe naj servire per burr shteti , ik pirdhu meru me spartak ngjelen dhe me LGBT te , mos naj shpif me keq se kaq , nuk te vjen turp , me ca nenpunes mburresh se ke ven drejtesi , po ç dretesi te presim nga ty kur peshqit e mdhej luli me shok shkojn ne amerik dhe e paguajn presidentin amerikan 200 mij euro per nje foto , apo milionat qe marin senatoret amerikan nga leket e vjedhura dhe askush nuk ka then ku i gjeni parat , por i kan mar i kan rras ne xhep se ne as nuk na njofin fare , ik mo naj shpif , SAJMIR TAHIRI e dorzoj mandatin tani shpetuat te ter te ter te tjeret i ke te nderçem te drejt si drapri siç i do amerika , ik se nuk jemi ber ne per te tall bythen ti e sa zaberhane vin nga kshilli uropes dhe amerika , boll po e tallin rrugaçet tan bythen me ne kan 25 vjet ,por dhe ju te importit ju kemi manget ,drejtesin vetem nje burr e sillte ne kte vend ai tashme ka vdekur dhe ne nuk kemi nga tja mbajm kemi ngel popull jetim ,

  15. @@@ says:

    I shitem te gjitha, financat, ushtrine, territorin, sektoret strategjike, drejtesine, shqiptaret i syrgjynosem ne emigracion, dhe si kembim na dhane Perandorin Hirohito. Te lumtur, te nenshtruar, me nje Zot nen cizmet e te cilit mund te kryejme ritet tona te venerimit.

  16. Ivan i madh says:

    Me sa duket ky ambasadori Lu po tall menderen dhe po luan me nervat e qytetareve dhe popullit ne teresi. Populli pret që ky te thote emrat e politikaneve që e kane vjedhur, rjepur, vrare, masakruare e tradhetuat ky na flet per Roshe e Xhemile dhe jo per Berishen, Meten, Bashen e klanet e tyre që shkatruan kete vend. Po me sa duket qënka e vertete ajo shprehje që te te medhenjeve vjedhin e vrasin te vegjelit e hane. Dhe ky ambasador Lu keshtu po vepron me keta Dino akrepi te vjedhjes e krimit ne Shqiperi.

  17. Fak. Historise says:

    Shkelzeni nuk ka imunitet, por cuditerisht ambasadori prepara ketij princi saudit te lare me krime dhe me ar, ka vendosur te duket jo luani qe na shitet ne te tjereve

  18. enter"" says:

    Shko ore mbushu. Keni future hundet ne cdo qelize te politikes shqiptare dhe vini e na jepni edhe mend. Ku e gjeni ju lirine te merreni kaq hapur me ne?
    Ju talleni me ne. Ambasada Ameriqene, e mbushur me ish sigurimsa.
    Shkoni e pirdhuni

  19. Jak Boston says:

    Peshqit e medhenj jane katershja Nano-Berisha-Meta-Rama .
    Te gjithe te tjeret sado te medhenj te duken nuk jane me te medhenj se keta.
    Kur keta te kater te jene ne kafaz atehere themi se e kemi filluar punen e drejtesise.
    Cdo gje qe eshte bere ne Shqiperi pas permbysjes se komunizmit eshte bere ne mos me leje me dijeni te plote nga katershja e palacove hajduto-kriminelo-tradhetare.
    Keta kane ditur edhe detaje te vogla dhe pa rendesi e jo me gjera ku luhesh leku dhe jetet e njerezve.
    Pasi te jene futur kater muskutieret e korrupsionit ne kafaz dhe bashkepunetoret e tyre dhe te jene konfiskuar te gjitha cfare kane keta banda atehere Shqiperia i ka shtrire shinat per te levizur si cdo vend normal europiano-perendimore.
    Deri atehere une nuk gezohem, por thjeshte vezhgoj me kujdes qe te mos na rreshkasi ndonje ngjale e kuqe korruptive.

  20. alphade says:

    Z. LU , ambasadori me i dashur dhe i respektuar i 96 perqind e shqiptareve !
    Ju, si ambasadori te aletatit strategjik,sebashku me zonjen e nderuar VLLAHUTIN,
    idem disa here kam komentuar ne keto gazeta se problemi i korrupsionit shqip-
    tare dhe arkitektet e ketij korrupsioni njihen nga te gjithe shqiotaret i madh e i
    vogel,gra, te rinj e pleq se kush eshte dhe kush jane fatkeqesia e Shqiperise dhe
    kombit shqiptar.Realisht eshte vetem NJE njeri dhe Ai eshte Sali Ram Berisha ,
    lindur ne Vicidol te Tropojes dhe banues ne Tirane. E them me dhimbje te thelle
    kur shoh se shume delegacione te vendeve aleate qe vizitojne here pas here i
    bejne vizite ketij njeriu duke i dhene nje mesazh zhgenjyes 96 perqind te shqipta-
    reve qe kete njeri nuk duan ta shohin as ne fotografi e jo me te shihet duke untaku-
    ar e perqafuar me delegacinet e huaja qe vizitojne vendin tone. Ju , zoti ambasador
    nuk e kuptoni dhe as s’keni si ta kuptoni “idiosincracine” e kesaj krahine qe ende
    vazhdon te mbahet me kanune dhe kur bajraktari gezon nje “respekt skllaveri” nga
    mbartesit e tij te zonen ku ka ndikimin e influences se tij. Prandaj cdo takim i nder-
    kombetareve me te , Ai e shfrytezon ne menyre diabolike per te mashtruar te vetet,
    se ja bota e nderon dhe e respekton duke u kapardisur ne “plotfuqishmerine” e tij,
    per te mashtruar jo pak ithtare te tij ,me qellimin e vetem qe t’i perdore si mish per
    top per shkaterrimin e Shqiperise . Cdo akt terrorizmi qe ndodh sot ne Shqipeti ,me
    besoni zoti ambasador ,se prapa tij eshte dora e zeze e Vicidolasit. Dhe ,nese me te
    vertete dhe une besoj vendosmerisht ne qellimin e mire te SHBA- s dhe BE-s per te
    luftuar korrupsionin , pandeshkueshmerine, rrjetin mafioz te organizuar ,ne krye eshte
    dora vete Sali Berisha. Kyci i zgjidhjes se problemeve te Shqiperise e shqiptareve eshte
    dergimi urgjent i Sali Berishes para drejtesise. Nje mal me krime e hajni rendojne mbi
    te ! Ai eshte kapoja i mafies shqiptare. Ne mos me besoni sot,patjeter neser kur Ai te
    perballohet me drejtesine do t’me besoni per keto qe ju them ,zoti Ambasador…! Nuk
    numurohen gjemat e tij qe i ka bere ketij vendi. Mos u mashtroni nga propaganda gebel-
    siane e disa mediave qe ta paraqitin si ” lider historik i se djathes ” qe “permbysi komuniz-
    min” !? Komunizmin ne Shqiperi pati si prekrusor takimin e Papes Vojtila ne Kanada me
    Presidentin Regan dhe sygjerimin e Papes per te mbeshtetur Less Valesen ne Poloni dhe
    qe Regani ra dakort per kete.Kjo u pasua me shembjen e Murit te Berlinit ne kohen e Bushit
    Plak dhe efekti domino ,ashtu si ne gjithe Lindjen u reflektue edhe ne Shqiperine e cfilitur
    nga komunizmi . Sali Berisha gjeti perkrahjen e shqiptareve antishqiptare te krahines se tij
    qe e sollen ne krye te PD dhe me pas ne uzurpimin e pushtetit me format me te ndyra ma-
    kiavelike per te vrare per interesat e tij personale e familjare kanunore dhe per te pasuruar
    permes te gjitha formave nga me te pista e te korruptuara qe mendja jone sot mund t’i kra-
    hasoje me bandat e El Capone ne SHBA, ne vitet 40-50 te shek. te kaluar ne Amerike. Izolimi
    i tij perjetesisht do te ishte ndihma me e madhe qe mund te japin aleatet tane nderkombetare
    per te vendosur drejtesine ne Shqiperi, ndryshe persa kohe do te jete i lire ky njeri” MITI i
    ZIZIFIT “

  21. populli says:

    Tallu me kete popull o kinez. Ne cdo dalje na shet per peshq te medhenj cironkat, ndersa ata qe jane realisht peshq te medhenj si Berisha, Meta, Basha etj, nuk i ze me goje. Edhe ne nje rast qe te permenden se ke kerkuar arrestimin e Metes, shkove ta takoje me vrap si qen i rrahur ne presidence, duke e marre nen mbrojtje ate.

  22. Balena blu says:

    Zoti Lu!Me gjithe respektin e madh qe shumica e popullit shqiptar ka per ju,me duhet t’ju sugjeroj dicka!Ka disa vjet qe ,meqenese dini dhe shqip dhe keni mundesine te lexoni komentet e shqiptareve ne rrjetet sociale e neper gazeta besoj se nuk ka dyshim se ne cdo shkrim qe botohet dhe ka lidhje me poilitiken 99,99 % e komentuesve kerkojne nga ju vetem nje gje: Qe ju,si perfaqesues i amerikes,te gjeni menyren qe te realizohet deshira e papermbajtur e shqiptareve qe para se te ikin nga kjo bote,te shohin prangat ne duart e Salih Ram Berishes,i cili,eshte krye krimineli i ketij vendi dhe nuk krahasohet me asnje kryetar bande apo te korruptuar tjeter,i cfaredo permase.U kenaqet me faktin se Tahiri ,si burre (me “tope’ i themi ne shqiptaret),vendosi te dorezoje mandatin e deputetit dhe do hetohet si qytetar i lire.Une e pergezoj per kete,por kjo tregon se ai nuk ka frike te perballet me te verteten dhe se ka besim tek drejtesia,pavaresisht se shume here kjo drejtesi manipulohet nga qoftelargu=djalli shqiptar Salih Berisha apo nga presidenti yne ne detyre,i cile per nga ligesia e ato qe ka bere,vjen i dyti dhe eshte nxenes i Salihut.Por,a mund te krahasohet vepra penale e Tahirit (ta supozojme se ai ka marre rryshfet apo ka bashkepunuar me Habilajt,qe me thene te drejten,derime tani per kete s’ka asnje fakt dhe dosja e tyre ne Itali eshte mbyllur e ka shkuar per gjykim dhe emri i Tahirit nuk eshte futur fare ne dosje) me bemat e Sali Berishes,i cili,qe per zgjedhjen e tij si kryekar i PB Destruktive ka perdorur armet ne xhepa e kercenimet me jete? I cili shkaktoi kryengritjen e vitit 1997….pa i hyre gjemb ne kembe? qe beri grusht shteti ne vitin 1998,duke pjerdhur mbi arkivolin e banditit tjeter Azem Kar Hajdari e duke nxjerre automatiket? Qe i biri i tij,megjithese pa imunitet dhe organizator i biznesit te Gerdecit me peshqesh 26 te vrare nuk thirret dhe nuk hetohet sic duhet nga prokuroria (deri dje e Lllalles=Berishes-Metes-Lylit e Monikes)?dhe Shkelzem Berisha nga ju nuk permendet fare ,pavaresisht se Izet Haxhia e akuzon per tregeti kokaine me makinen e te jatit etj etj?Perse dhe cfare do te thote kjo per ju?Frike?Kompromis me mafjozin Berisha apo “barazi para ligjit per te gjithe?”.E keni pare live ne Tv Sali Berishen te deklaroje se urdherin per te mpos nderhyre ne republiken e pavarur te PB ne Lazarat e ka dhene ai (se i prishej biznesi),apo deklaraten tjeter se ne demonstraten e 21 janarit ai kishte vendosur 5 snajpere per te vrate Edi Ramen dhe po te mos e benin ata do e bente ai,dora vete me snajperin e tij???!!!Apo,sic i themi ne shqiptaret “pune e madhe,c’i qi t’emen!”E pate me vone se si e etiketoi kryeprokuroren Ina Rama si “lavire bulevardi” ky “burre shteti”juaj dhe ish presidentin e vendit si “pucist” dhe nuk lejoi prokurorine te bente detyren,duke penguar arrestimet dhe hetimet,duke prishur nder te tjera dhe provat e duke e hedhur ekspertizen e FBIO-se amerikane ne koshin e plehrave…Pra,per te mos u zgjatur,ky delenxhi kriminel qe lejoi,inkurajoi dhe perhapi ne tere shqiperine (se nuk kishte droge vetem ne Lazaratistan atehere ,por ne gjitrhe veriun dhe ne pjese te tjera te shqiperise,te mos e harrojme kete),qe perdorte makinat e ushtrise per tregetimin e droges ,nen kujdesin e ministrise se brendesshme me UDB-istin Flanur Noka e Lylzim leshin si ministra te brendeshem e me pistoletembbajtesin Strazo trimin si zevendes te tyre,me Kulicajn ne krye te policise se shtetit etj etj akuzon sot Tahirin me zell te madh se gjoja i digjet xhani per drejtesine dhe per korrupsionin e perhapur! Pra,ose ne,te gjithe shqiptaret jemi te cmendur dhe eksiq nga mendja,ose ky mafjoz,shfrytezon faktin qe ka imunitet politik,qe i ka vene jo nje por te dyja kembet mbi sistemin e drejtesise,qe as guxojne ,qofte dhe kur jane vetem ne banje t’i permendin emrin,pa le me ta therrasin e te hetojne mbi krimet e shumta te tij.Ai ka zhdukur njerez (Remzi Hoxhen),ka vrare per te mbrojtur te birin dhe veten (Trebicken).ka vrare ne menyre perfekte (Olldashin),ka shuar nje fis te tere ne Tropoje(Haklajn,175 te vrare ne dy vvjet atje)ne vitin 1998,ka futur ne shqiperi sportin e vjedhjes se zgjedhjeve duke u bere kampion per kete (dhe kjo nenkupton dhe presjone,kercenime,pagesa e deri dhe vrasje mke urdher te tij nga qindeshet e zeza te tij( nje sekretar partie te PS-se e gjeten te vrare e te hedhur ne nje kanal para disa vitesh,ne prag zgjedhjesh etj etj).Ky nxorri ne prite Azem Hajdarin per ta vrare dhe lau duart si ponte Pilati,duke u denuar te tjere per kete dhe nuk pranoi as te deshmonte ne prokurori,si deshmitar.Organizoi ne Shkoder vrasjen e Arben Brocit,bashke me grupin kriminal te Azem Hajdarit,per te akuzuar socialistet e Gramoz Rucin dhe ia hodhi paq,qe te merrte frenat e pushtetit!Dhe po te kalojme te pasuria,ohuuu! se ku shkon nuk e di as ai vete.Pasurite e gjyqtareve e prokuroreve qe po kalojne kontrollin sot,jane therrime me pasurine e ketij,po te kontrollohet!Vetem vila ne gjitin e Lalzit kushedi sa milione qe i shkon.Dhe ku e gjeti token ai atje? Kur erdhi ne Tirane dhe u fut ne shkolle erdhi me nje valixhe druri dhe pasi iu lepi sa asnje tjeter dhe shtirej si Urjah Hipi i Dikensit tek Hysni Kapua e tek Enver Hoxha filloi te ngjise dhe shkallet e karieres se tij,derisa Ramiz Alia,e mendoi si shpetimtar te situates.Pra,krahasohet ky tip i urryer mafjoz me Sajmir Tahirin? Ky pizeveng qe e ka bere parlamentin dhe politiken shqiptare e per pasoje dhe vendin si “Bordello”,duke vrare,grabitur e duke e cuar 100 vjet mbrapa?Nuk them se s’kane faj dhe te tjeret,por ky komunist 100 karatesh,ky agjent i dyfishte e i trefishte,i ndihmuar dhe perkrahur deri ne eksptrem dhe nga amerika eshte dhe e meriton te quhet jo me peshk i madh por peshkaqen me zile cjapi qe tremb dynjane e felliq gjithcka rreth tij dhe Tahiri ne raport me te eshte cirua,cic i theme ne ketej.Per kete birbo nuk ka vend ne listen tuaj te zeze? Ai jo vetem qe duhet te futet ne listen tuaj te zeze,por duhet ta kryesoje ate liste dhe perjetesisht,deri sa te shporret nga kjo bote!Po deshe merri ne konsoiderate keto qe shkruaj une dhe qe shkruajne perdite gjithe te tjeret.Ne te kundert shko prape ta takosh dhe thuaji prape “burre shteti” ,por do jete nje burre shteti si Al Kaponja,si Eskobari etj etj.Ne kemi nevoije per nje Silvia Konte dhe per nje commisario Cattani zoti Ambasador,qe te mos terhiqet perpara letyrave si ky e si Ilir Meta me ata vrromen kryetare te LSI-se.Ne te kundert jemi te pashprese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje