Rrëfimi i aktores së njohur: Virgjërinë e humba kur më përdhunoi një futbollist i famshëm i Lazios

4 Maj 2018, 10:58Lifestyle TEMA

Aktorja 90-vjeçare, Gina Lollobrigida ka rrëfyer një “peng” të së shkuarës, kur në moshën 18-vjeçare është përdhunuar nga një ish-futbollist i famshëm i Lazios.

Lajmi i bujshëm është raportuar këtë të enjte nga e përditshmja italiane “Libero”.

Ata të dy kishin nisur një marrëdhënie, e më pas u ndanë.

Lollobrigida kishte pranuar asokohe një ftesë për një festë të organizuar nga futbollisti, por kishte mbetur e habitur kur nuk kishte parë askënd tjetër, veç ish-të dashurit të saj, që e kishte siguruar se të tjerët do të vinin shumë shpejt.

Ndërkohë, ai i kishte ofruar për të pirë dhe më pas nuk mban mend çfarë ka ndodhur, vetëm se kur ishte zgjuar e kishte parë veten tërësisht të zhveshur.

“Turpin e kam mbajtur përbrenda, edhe pse kishte një peshë të rëndë.

Ndihesha e shkatërruar, por shumë shpejt do të martohesha me burrin tim për të kaluar traumën, e jo se isha e dashuruar vërtet me të.

Isha e hutuar për disa ditë me radhë.

Pak nga pak nisa të kuptoja se atë natë isha dhunuar seksualisht.

Ishte një vendim që doja ta injoroja e të mos e besoja.

Doja ta harroja më mirë për të ecur përpara. Me atë humba virgjërinë”.

1 komente në “Rrëfimi i aktores së njohur: Virgjërinë e humba kur më përdhunoi një futbollist i famshëm i Lazios”

  1. Bledi says:

    Po Bleona eshte eshte perdhunuar qe 10 vjece dhe po vazhdon akoma dhe nuk po qahet per hir te kari
    eres kurse kjo 18 sikur u be nami.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje