“Shqiptarë, zbarkojmë në Europë”, La Repubblica në zyrën e Edi Ramës zbulon porosinë për ministrat e ironia me Renzin: Jam i vetmi mik i përbashkët...

4 Maj 2018, 23:10Politika TEMA
“Shqiptarë, zbarkojmë në Europë”, La Repubblica

Si kryebashkiak Edi Rama ka ngritur Tiranën. Dhe si kryeministër ai dëshiron ta sjellë vendin në Bashkimin Europian. Ai është një piktor, tani edhe shkrimtar. Por a është e vërtetë se pushteti e ka korruptuar atë? Ne shkuam për ta pyetur…”, kështu nis artikulli i gazetës italiane “La Repubblica” me titull “Shqiptarë, zbarkojmë në Europë”.

Në artikullin e publikuar në suplementin “Il Venerdi”, gazetari i njohur italian Raffaele Oriani rrëfen rrugëtimin e Shqipërisë por në të njëjtën kohë edhe të kryeministrit Edi Rama që prej fundit të viteve ’90.

“Pas rekomandimit pozitiv të Këshillit Europian, liderat e Bashkimit Europian do të vendosin nëse Shqipëria do të çelë negociatat për anëtarësim. Komisioni i Brukselit ka dhënë dritën jeshile për sektorë kyç si reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut.

Ky nuk është një lajm i mirë vetëm për shqiptarët, por edhe për 20 mijë italianë që kanë vendosur të jetojnë dhe paguajën taksat në anën tjetër të Adriatikut.

Pothuajse 30 vjet më parë, shqiptarët dukeshin si krijesa të një bote tjetër. Tani e kuptojmë, vështrimi ynë dembel nuk i dallon më ata nga fytyrat tona”, shkruan “La Repubblica”.

Edi Rama përshkruhet nga gazeta italiane si një “kryeministër kolosal”, tani dy metra i gjatë dhe 20 vite në militantizëm politik.

“Ai ishte artist, kishte një bursë studimi në “Cite internationale des arts”, në Paris. Por në fund të viteve ’90 vendosi të kthehej në atdhe dhe në vitin 2000 bëhet kryebashkiak i Tiranës.

Në ato vite Bashkia nuk kishte para, nuk kishte fuqi, s’kishte kuptim. Por kryebashkiaku i ri socialist vendos ta provojë”, shkruan gazeta italiane teksa tregon për transformimin e madh që pësoi kryeqyteti i Shqipërisë.

Edi Rama besoi te shndërrimi i Tiranës atëherë kur askush nuk besonte se mund të kishte një qytet ndryshe. Prej vitit 2013 ai është Kryeministër i Shqipërisë. E takojmë në zyrën e tij që ka dosje, dokumente, penela bojëra e një kosh basketbolli. Edi Rama thotë e gati-gati bërtet që fuqia nuk e ka ndryshua edhe pse “nuk është kurrë e mundur të mos gabosh kur përballeni me ndryshimin dhe shoqëroheni nga të panjohura”.

E teksa e pyesin për Fatos Lubonjën dhe të tjerët që mendojnë se Edi Rama po i ngjan gjithnjë e më tepër paraardhësit, Rama me diplomaci e me zërin e ulët përgjigjet:

“Ajo që ai mendon për mua, ka ndaluar së më bëri keq prej vishesh”. “Ai qëndroi një intelektual, unë vendosa të mëkatoj dhe të bëhem politikan”.

“Edhe këtë viti ekonomia do të rritet me katër për qind”, konkludon. “Por ministrave të mij u them gjithmonë: Populli nuk ha shifra, ndaj punoni dhe mos u mburrni për asgjë”.

“Ndoshta këtë duhet t’ia thoshte mikut të tij Matteo Renzi”, shkruan gazetari italian. Por Rama përgjigjet me ironi “Besoj se kam mbetur i vetmi mik i përbashkët i Renzit dhe D’Alema”.

Punët bëhen një e nga një. “Në fund të 2014-ës në Shqipëri 52% e energjisë elektrike humbiste apo vidhej. Sot jemi në 24 për qind”.

Edhe korrupsioni proverbial i administratës publike: “Sapo ka nisur një verifikim i të gjithë magjistratëve dhe zyrtarëve të policisë: Kush nuk justifikon të ardhurat, do shkarkohet”.

Edi Rama si politikan flet me bindje. Edi Rama si shkrimtar e se konteksti është i vështirë dhe as ai “nuk ka mundur të përbëjë një përjashtim të plotë.

Duam pika të forta, kërkojmë pikat e dobëta. E vetmja gjë e qartë është se po të kishte qëndruar në Paris, sot Shqipëria do të ishte shumë larg Europës. Dhe një kryebashkiak si ai do t’i bëmte mirë çdo qyteti italian. “Kur lexoj për gropat në Romë, nuk e kuptoj problemin. Përse nuk i mbulojnë?”.

1 komente në ““Shqiptarë, zbarkojmë në Europë”, La Repubblica në zyrën e Edi Ramës zbulon porosinë për ministrat e ironia me Renzin: Jam i vetmi mik i përbashkët…”

  1. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Kete shkrim te” La Repubblica “te lexoje dhe kuptoje “qyteteri llafazan digital ” se sa dem kolosal i beri Shqiperise dhe shqiptareve qe i besuan ne vitet 90 e me pas .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje