180 kriminelë shqiptarë që kërkohen në Greqi, fshihen në Shqipëri

5 Maj 2018, 16:51Kronika TEMA

Më shumë se 180 kriminelë shqiptarë që kërkohen në Greqi për krime të rënda të kryera gjatë 18 viteve të fundit, thuhet se gjetën strehim në vendin e tyre të origjinës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Kathimerini, autoritetet greke kanë lëshuar 184 mandate arrestimi për shtetasit shqiptarë të akuzuar për vepra penale nga viti 2000 dhe asnjë prej tyre nuk është kapur.

Katërmbëdhjetë urdhër arreste ndërkombëtare janë lëshuar këtë vit për shqiptarët të cilët raportohet se kanë ikur në vendin fqinjë.

Në vitin 2017 autoritetet lëshuan 21 mandate, ndërsa 26 u dhanë vitin e kaluar.

Zyrtarët e Lartë të Policisë Greke (ELAS) i kanë thënë Kathimerinit se kriminelët nuk janë ekstraduar në Greqi, sepse autoritetet shqiptare të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit ngurrojnë ta bëjnë këtë.

“Në rastet kur kërkojmë ekstradimin e të dyshuarve, ata na kërkojnë të dërgojmë shkresat e lëndëve të përkthyera [në shqip] në mënyrë që ata të mos ekstradohen në Greqi dhe të përballen me gjyq në Shqipëri”, tha një burim policor.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje