Lushnja është mundur në transfertë përballë Kukësit me rezultatin 2-1, ndeshje e cila u vendos shumë nga vendimet e gjyqtarit.
Kjo u pranua edhe nga vetë trajneri i Lushnjes Ilir gjyla i cili ka kërkuar nga arbitrat që të gjykojnë drejtë dhe të lejojnë Lushnjen për të luajtur, pavarësisht se kanë rënë nga Kategoria.
“Po na shterojnë futbollistët pasi po na i ndëshkojnë dhe po dëmtohen. Mendoj se po na ndëshkojnë me kartona të paqenë, duke na bërë që ndeshjet e radhës të luajmë me shumë mungesa por gjithsesi ne do të vazhdojmë të respektojmë kampionatin.
Luajtëm shumë mirë. Mendoj se gjyqtar i keq nuk është ai që nuk jep penallti për mua por është ai që jep penallti të paqena por megjithatë e përsëris që ne do të luajmë deri në fund.
Duhen respektuar këto futbollista dhe iu kam thënë që të luajnë fort. Nuk kërkojmë asgjë tjetër, vetëm dua që të na lënë për të luajtur.
Gjyqtarët? Pyesni gjyqtarët se pse janë në atë gjendje mos më pyesni mua për to”, u shpreh Gjyla.
Ndersa trajneri i Kukesit Peter Pakut deklaroi:
“Mendoj që në pjesën e parë kemi bërë një ndeshje të mirë, kishim rastet tona, nuk arritëm të shënonim më shumë se një gol, pastaj erdhi barazimi. Kishim disa probleme me dëmtime dhe kartona sot, u desh të bënim lëvizje. Pavarësisht kësaj, në 45 minutat e para luajtëm mirë, por pas barazimit bëmë një luftë, pasi Lushnja nuk është me pretendime pasi ka rënë, këto janë ndeshje shumë të vështira dhe e tregua edhe sot. Atmosfera ishte kështu se luajtëm edhe pa tifozë, por ishim me fat, morëm tre pikët dhe është në rregullt kështu.
Mendoj se një arbitër duhet të japë atë që sheh. Ne na kanë mohuar në dy ndeshjet e kaluara penallti. Mendoj se nëse ishte sot, duhej ta jepte. Por mendoj se çdo arbitër duhet të japë atë që sheh. Sa më përket mua, mërzitem nga fakti se si mbërritëm deri te ai episod”, tha Pakult