Shqiperia i dedikon trajtitmit te mbetjeve urbane me pak se gjysmen e fondeve te nevojshme. Vetem 47 million euro ne vit, kundrejt nevojes prej 103 million, te parashikuara nga studimet e eksperteve te sektorit.
Te dhenat kane dale nga Edlir Vokopola, ekspert prane Institutit per Kerkime Urbane, URI, ne emisionin KAPITAL te Aleksander Furxhiut ne Vizion Plus.
Menyra si trajtohen aktualisht mbetjet ne Shqiperi, sipas Vokopoles, e rendisin Shqiperine ne nivelin e vendeve te pazhvilluara dhe jo te vendeve ne zhvillim, kategori ku vendi realisht eshte rreshtuar prej disa vitesh.
Gjendja eshte e rende. Ne te gjithe territorin ka vetem 2 landfill-e brenda standarteve, ai i Shkodres dhe ai i Sarandes. Landfilli i Sharres ne kryeqytet nuk i permbush standartet. Keto jane shume pak krahasuar me rreth 180 pika te shperndara ne te gjithe vendin ku mbetjet thjesht hidhen dhe nuk trajtohen. Nderkohe qe ekzistojne edhe 120 pika te tjera krejtesisht jashte cdo standarti.
Por nuk mbaron me kaq sepse deri ketu flitet per vetem 2/3 e totalit te mbetjeve. Pjesa tjeter e sasise se mbetjeve, pra 1/3, hidhen neper perrenj, lumenj, gropa, rrepira e kudo dhe jashte cdo kontrolli, kryesisht ne zonat rurale te territorit.
Shqiperia prodhon rreth 1 million ton mbetje urbane cdo vit. Polemikat mbeten te ndezura lidhur me raportin qe duhet vendosur midis groposjes, riciklimit apo djegies se mbetjeve Qeveria parashikon ndertimin e 2 inceneratoreve ne Fier dhe ne Tirane. Opozita thote se keto jane projekte klienteliste te qeverise. Inceneratori i Elbasanit ka nisur nga funksionimi vitin e kaluar edhe pas kundershtimit te veprimtareve te mbrojtjes se mjedisit. Nderkohe industria e riciklimit ka mbetur thuajse ne kolaps.
Pse ku a problemi ketu? A nuk e ka zgjidhur qeveria shqiptare qe me urdher te Kryeministrit Rama kjo pune do zgjidhet per se mbari me mbetjet qe do importojme apo importojme jashte ligjit nga bota.Sidomos me impiantet ricikluese qe gjysma jane djegur ose nuk jane ne funksionim.Pra, mos u ankoni per plehrat edhe pse ato jane mes nesh.
Z. Vokopola eshte profesionist, te tille njerez duhet te jene prane Ministrive ku hartohen strategji dhe behen ligje.Emisonet televizive duhet te behen per te tilla ceshtje, qe kane rendesi per zhvillimin e vendit, ju per budalliqe me gjasme analistash gjithologe qe kane 27 vjet qe na derdellisin ekran me ekran 7 dite te javes per politike.