Zonja e Parë e Amerikës kritikohet sërish për plagjiaturë. Melania Trump prezantoi dje fushëtn e saj për sigurinë online të fëmijëve “Be Best”. Por teksti dhe grafikat e përdorura në funksion të saj dukets e janë pothuajse identike me një version më të hershëm të publikuar gjatë administratës Obama, në vitin 2014.
Broshura e fushatës përshkruhet në faqen online si një nismë e “Zonjës së Parë Melania Trump dhe Komisionit Federal të Tregtisë”.
Por pasi u vunë re ngjashmëritë me variantin e administratës Obama, teksti në versionin e ri u ndryshua në “Broshurë e Komisionit Federal të Tregtisë, e mbështetur nga Zonja e Parë”.
Në prnomovimin e iniciativës së saj në Shtëpinë e Bardhë të hënën, zonja Trump tha se ka për qëllim që me anë të saj të promovojë jetesën e shëndetshme, përdorimin pozitiv të mediave sociale dhe luftën kundër abuzimit me drogërat.
“Siç e dimë të gjithë, mediat sociale mund të kenë ndikim pozitiv dhe negative te fëmijët tanë, por shumë shpesh ato ndikojnë negativisht mbi ta”, tha ajo.
Vendimi i Melania Trump-it për t’u fokusuar në bullizmin kibernetik ka ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e të shoqit, i cili e përdor shpesh “Tuiterin” për të sulmuar dhe fyer kundërshtarët e tij.
Në vitin 2016, zonja Trump u akuzua për plagjiaturë kur mbajti fjalimin e saj, i cili në shumë pasazhe ngjante me atë të ish-Zonjës së Parë, Michelle Obama, në vitin 2008.
Pasi gazetarë dhe komentatorë evidentuan menjëherë ngjashmërinë mes dy fjalimeve, Meredith Mclver, pjesëtare e stafit të administratës Trump, e cila e kishte shkruar fjalimin e Melanias, pranoi se kishte marrë paragrafë nga fjalimi i zonjës Obama. (TemA TV)