Lorenc Vangjeli: Xhafaj i dorëzoi dorëheqjen kryeministrit, por ai e mbajti pezull

10 Maj 2018, 23:25Politika TEMA

Sapo u hap çështja e vëllait të tij, ministri Fatmir Xhafaj i dorëzoi dorëheqjen e tij kryeministrit”. Gazetari Lorenc Vangjeli ka zbuluar në studion e emisionit Opinion një episod të ndodhur në mars të vitit 2002 kur opozita e kohës denoncoi për herë të parë arrestimin e vëllait të Xhafajt në Itali në një aferë trafiku droge.

“Në mars të 2002-it unë kam qenë këshilltar i kryeministrit dhe në atë kohë u hap për herë të parë çështja e vëllait të Fatmir Xhafajt. Ai ishte ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe menjëherë paraqiti dorëheqjen te kryeministrit Nano.

Ai e mbajti pezull derisa kërkoi shpjegime nga pala italiane formale dhe joformale sipas te cilave ministri nuk kishte asnjë lidhje me këtë ngjarje. Është e vërtetë që ka ndodhur arrestimi i vëllait të tij. Është e vërtetë që ka pasur një proces.

Në shtator 2012 ka pasur edhe një vendim përfundimtar që e konsideron fajtor. A ishte shpallur në kërkim Agron Xhafaj? Nuk ende asnjë provë që pala italiane ta ketë shpallur në kërkim këtë person” – tha Vangjeli.

2 komente në “Lorenc Vangjeli: Xhafaj i dorëzoi dorëheqjen kryeministrit, por ai e mbajti pezull”

  1. Vetingu i XHafajt? says:

    Veting Xhafajt, pse vonon Rama Narco?

  2. bimi says:

    une nuk komentoj ne gazeten tuaj,po kete rradhe sapo pashe kete Vangjel Lorencin te shprehej thashe ti them nja dy fjale,I degjon apo nuk I degjon nuk prish pune.Ti zoteri je nje I dashuruar me vehten.Ti hyn tek ata gazetare qe e ka koken me dogma.Te kam ndjekur ka kohe.Tani sapo shoh qe ndodhesh ti ne nje emission…e kthej stacionin.Nuk e di por,kur ti lepin buzet e gjuhen me kujton Ben Blushin dhe gjithe te ngopurit.I ngopur per shembull qe lepihet eshte edhe majmuni ne kopshtin zoologjik.E di ti Vangjel,se kur majmuni nuk lepihet me ne zoologjik thuhet se e ka mbushur detyren dhe duhet skartuar.Prandaj lepihu,lepihu bashke me ca te tjere…edhe ca…sa te skartohesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje