Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas seancës parlamentare, e cila u bojkotua nga opozita në një prononcim për mediat deklaroi se është e turpshme që PD-ja bojkotoi votimin e disa ndryshimeve që kanë të bëjnë me trajtimin e ish-të përndjekurve politikë që kanë kryer punë nëpër miniera gjatë regjimit komunist.
Sipas Ballës, lidershipi i PD-së e ka kthyer PD-në në një çetë kundër integrimit evropian të Shqipërisë dhe kundër hapjes së negociatave.
Gjithastu Balla tha se ‘në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në të gjitha Prokuroritë e vendit, duhet më shumë shpejtësi dhe më shumë peshq në rrjetën e drejtësisë’.
Ndërkohë ai foli edhe lidhur me ekstradimin e Izet Haxhisë.
“Çmenduritë e Berishës, se gjoja këtë e paskemi sjellë ne, se është marrëveshje me Erdoganin për të sjellë Izetin për të rrënuar Saliun.
Është një procedurë që ka nisur dhe është ndjekur në pjesën më të madhe të kohës nga ministra të Sali Berishës.
Nuk e përjashtoj faktin që ndërprerja e fatit politik të Rusmajlit në atë kohë mund të ketë ndodhur edhe për këtë arsye.
Një gjë bie në sy që një procedurë ligjore për ekstradimin e një personi të dënuar në Shqipëri për një prej ngjarjeve më kriminale, po të kemi parasysh vrasjen e liderit historik, të nismës për krijimin e PD-së, sikurse ishte Azem Hajdari dhe PD ende sot nuk ka një qëndrim zyrtar për të përshëndetur konkludimin e këtij procesi të nisur në 2006 dhe të mbyllur në 2018″, tha Balla.
Prononcimi i plotë i kryetarit të Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla:
Të gjithë e dinit skenarin e kësaj séance, pavarsisht se opozita kish regjistruar folsa të gjithë grupin parlamentarë në të gjitha çështjet.
Është e turpshme që PD-ja, nuk po them për LSI, pasi ajo kështu është, por për PD është e turpshme që sot bojkotoi votimin e disa ndryshimeve shumë të prekshme, që kanë të bëjnë me trajtimin e një pjesë të madhe të ish të përndjekurve politikë që përfitojnë me miratimn sot në Kuvend të gjithë ata që kanë kryer punë nëpër miniera gjatë kohës që kanë qenë në Spaç apo në burgje të tjera të regjimit komunist.
Këtu është shumë e qartë se kush janë ata që po ndreqin sadopak një padrejtësi historike ndaj një pjese të popullit shqiptarë dhe kush janë ata që votën e të përndjekurve politikë e kanë shpërdoruar për 27 vite me radhë.
Kujtoj që prej tyre ka, madje dhe familjarë, sikurse në grupin tonë parlamentar dhe është e padrejtë që ky lidership i PD, që e ka kthyer PD-në në një çetë kundër integrimit evropian të Shqipërisë, kundër hapjes së negociatave dhe kundër interesave të qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, rasti në fjalë i ish të përndjekurve që sot përfituan dhe një të mirë tjetër.
A mendoni që rikthimi i Izet Haxhisë mund të konfliktojë më shumë situatën politike vend, referuar deklaratave të tij publike të mëparshme?
Agravimi i sotëm dhe gjuha deri në çjerrje dhe ikje tëzërit e Sali Berishë ka lidhje dhe me ekstradimin ligjor, në fund të fundit të gjithë ata të dënuar për krime në Shqipëri kudo qofshin duhen arrestuar dhe të bëjnë dënimin në Shqipëri. Ky ishte rasti i Izet Haxhisë, i cili është një person që nga gjyqsori shqiptar është dënuar me një vendim 25 vite burg dhe në zbatim të një procedure.
E kam ndjekur këtë çështje që nga viti 2006, kur Haxhija u arrestua në Turqi dhe kujtoj këtu që që ka qenë ministri Bumçi, por me firmën e zv.ministrit Halimi, i cili në 2006 ka nisur procedurën e ekstradimit, më pas ka qenë ministri i Drejtësisë Rusmajli, i cili i ka dhënë garancitë qeverisë turke, që me rikthimin në Shqipëri të Haxhiajt do të kishte një rigjykim për shkak se ai është dënuar në mungesë.
Më pas ka qenë një procedurë e Alibeajt si ministër i Drejtësisë në komunikim me ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, për të garantuar Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut në 2008, që Izet Haxhija pas ekstraqdimit në Shqipëri do të përfitonte nga Konventa Ndërkombëtare për të drejtën e rigjykimit, për personat e dënuar në mungesë e kështu ka vijuar procedura, duke u konkluduar me një vendim të gjykatave turke më 27 prill të këtij viti.
Çmenduritë e Berishës, se gjoja këtë e paskemi sjellë ne, se është marrëveshje me Erdoganin për të sjellë Izetin për të rrënuar Saliun.
Është një procedurë që ka nisur dhe është ndjekur në pjesën më të madhe të kohës nga ministra të Sali Berishës. Nuk e përjashtoj faktin që ndërprerja e fatit politik të Rusmajlit në atë kohë mund të ketë ndodhur edhe për këtë arsye.
Një gjë bie në sy që një procedurë ligjore për ekstradimin e një personi të dënuar në Shqipëri për një prej ngjarjeve më kriminale, po të kemi parasysh vrasjen e liderit historik, të nismës për krijimin e PD-së, sikurse ishte Azem Hajdari dhe PD ende sot nuk ka një qëndrim zyrtar për të përshëndetur konkludimin e këtij procesi të nisur në 2006 dhe të mbyllur në 2018.
Nëse Sali Berisha ka çështje shqetësuese për këtë nuk duhet të përdori grupin parlamentar të PD-së për të tensionuar sallën e Kuvendit.
A ka të drejtë Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme të zëvëndësojë apo emërojë Prokurorë, të paktën Kryetarët e Prokurorive dhe Gjykatave në këtë rast?
Unë besoj më së shumti në monitorimin e këtij procesi, zërin e pakontestueshëm të partnerëve tanë ndërkombëtarë, pa të cilët reforma në drejtësi nuk do të kishte qenë e mundur.
Kapakun këtij diskutimi ja vuri një mik shumë i mirë i Shqipërisë, sikurse është ambasadori amerikan.
Të jeni të sigurtë që dhe unë ndaj të njënjtin mendim, sikurse ndan ambasadori amerikan, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në të gjitha Prokuroritë e vendit duhet më shumë shpejtësi dhe më shumë peshq në rrjetën e drejtësisë
Taulant, me shume the drejte, u digjet koka tank krimineleve.
.. NUK E DI , POR DUA TA DI, NESE SE TI ZOTERI NE” LIDERE HISTORIKE ” FUTESH ?! TE QUASH “LIDER HISTORIK ” NJERIUN E NXITJEVE PER SHKATERRIMIN TE VENDIT , TE PA PERGJEGJESHMIN , QE VENDIN DUHET TA KISHTE NE BURG PER GJERRAT E POSHTRA QE BENTE , SI TERROR NE SHKOLLAT DHE KOPSHTET E KALAMAJVE, PER TI NXJERE NE PROTESTA KUNDER QEVERISE ,QE I NGRITI ATO SHKOLLA DHE CERDHE NE NJE VEND 85% ANALFABET ..! E KAM NJOHUR ,PASI KAM QENE DISA HERE NE TAKIMET QE MUNDOHEJ TE BENTE ..! KONKLUZIONET E MIJA ISHIN SE AI ISHTE VERTET NJE NJERI “AVENTURIER “, QE ME VEPRIMET E TIJ KA PERGJEGJESI TE RRENDE PER SHKATERRIMIN E VENDIT QE ,SA U BE , U BE ME DJERSEN E NJEREZVE TE NDERESHEM . SA PER VRASJEN E TIJ , DIHET , “PUNE MAFIOZE ” , KARAKTERISTIKE PER NJE SHOQERI KU KRIMINELET DALIN NE PLAN TE PARE , QE RRENDON QEVERINE DHE DREJTESINE , QE KA QENDRUAR INDIFERENTE DERI ME SOT . TE VENDOSESH ATE NE VARESAT E DESHMOREVE, PA DITUR NATYREN E KRIMIT , ESHTE POSHTERSI DHE NE RRADHEN E DYTE , MOS E NDYNI HISTORINE E NJE VENDI QE NUK JU KA “BORXH ” ASPAK ..! HERRONJTE E DESHMORET E LUFTES NA- CL -re LERINI TE PREHEN TE QETE , MOS I NGATERRONI ME TE TJERET SR BENI “GJYNAHE” HISTORIKE ..!
Këtë sikur e ka shfryrë nga hundët Berisha. Shikoni çfarë thotë: ” Nuk e përjashtoj faktin që ndërprerja e fatit politik të Rusmajlit në atë kohë, mund të ketë ndodhur edhe për këtë arsye.” Shikoni si manipulon dhe loz me të pavërteta. Dhe të presësh gjë të mirë nga një individ i tillë. Ndaj, duke përdorur me këtë rast formën që vet ky mender politikan përdor, atëherë duhet të supozonim dhe arrinim në përfundimin, që, sikur rastësia ta kish vendosur vendosur këtë politikan në anën e PD, Ndoka dhe Stazimiri do dukeshin liliput përpara kësaj monstre politike me emrin Taulant Balla.