Lajm i keq për Brazilin, humbet yllin e ekipit për Kupën e Botës

11 Maj 2018, 20:05Sport TEMA

Ylli Brazilian Dani Alves nuk do të luajë në Kupën e Botës pas dëmtimit në ligamentin e gjurit, sipas raporteve në Amerikën e Jugut.

Mbrojtësi veteran, i cili dëmtoi ligamentin gjatë finales së Kupës së Francës që u fitua 2-0 nga PSG, do ta shohë Botërorin nga shtëpia.

Tani Fox Sports Brasil pretendon se Tite dhe stafi i tij po përpilojnë listën paraprake të pjesëmarrësve pa Alves.

Ditën pas dëmtimit, shpresat ishin të mëdha se ai do të ishte gati për Kupën e Botës.

Në Brazil u raportua se ai do të shërohej brenda tri javëve.

Gjithsesi, trajneri i Brazilit mesa duket ka humbur shpresat te 35-vjeçari Alves dhe do të mundohet të zgjedhë një lojtar më në formë për vendin e mbrojtësit të djathtë.

Skuadra paraprake e Tite do të zbulohet ditën e hënë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje