Monika Kryemadhi: Shkarkimi i Hajdarmatajt ishte pjesë e lojës për të shpëtuar Tahirin, u zëvendësua nga shoqja e klasës së Arta Markut

12 Maj 2018, 17:57Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se shkarkimi i kreut të Prokurorisë së Kriemve të Rënda, Besim Hajdarmataj ishte pjesë e lojës së gatuar nga Edi Rama për të shpëtuar Saimir Tahirin.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Kryemadi tha se ky shkarkim jo vetëm është i paligjshëm, por na doli se zonja Marku ishte vazhdimësi e falangave të krimit dhe Edi Ramës, për të sjellë një proces që stopon hetimin e çështjes “Tahiri”.

Më tej teksa u pyet në lidhje me akuzat e PD për vëllain e ministrit Xhafaj, kryetarja e LSI tha se do të jetë shumë e rëndë nëse kjo është e vërtetë, të falsifikosh një nen të kodit penal është shumë e rëndë.

Dhe për këtë çështje ajo i bëri thirrje Arta Markut që të nisë hetimet.

Ju e keni quajtur të paligjshëm shkarkimin e Kreut të Prokurorisë së Krimeve të Renda, por a keni një koment më të zgjeruar?
Kemi pritur mrekulli nga Reforma në Drejtësi, por vetëm kjo nuk ka ndodhur. Po t’i rikthehemi shkarkimit të Hajdarmatajt, ai jo vetëm është i paligjshëm, por na doli se zonja Marku ishte vazhdimësi e falangave të krimit dhe Edi Ramës, për të sjellë një proces që stopon hetimin e çështjes “Tahiri”. Ky i fundit është vetëm një instrument se ajo duhet të quhet çështja “Rama”. Zëvendësimi i tij me shoqen e klasës të Arta Markut, që dy ditë më parë iu vodh posta sekrete se për atë kanë pasur dijeni dy veta, njëra nga ata ajo zonjë. Pra duhet hetuar nëse ka pasur gisht kjo zonjë .

Pse ndodhi pikërisht kjo lëvizje?
Ishte kompromis për dorëzimin e mandatit të zotit Tahiri. Të mos harrojmë që Hajdarmataj dhe të tjerët kërkuan arrestimin e Tahirit në tetor. Për mua kjo është vazhdimësia e lojës.

Do ketë hetim apo arrestim për Tahirit?
Kush do ta arrestojë? Prokurorë që kanë probleme me veten e tyre me të shkuarën dhe atë që përfaqësojnë. Për mua situata tani ka mbetur shumë tragjike dhe largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga dita e hapjes së negociatave. Situata ekonomike është alarmante kjo si rezultat i një situate të tillë ku Edi Rama kapi edhe sistemin e drejtësisë.

Po zhvillimet e fundit me vëllain e ministrit Xhafaj në çfarë pozicioni i shihni?
Është shumë e rëndë nëse kjo është e vërtetë. Të falsifikosh një nen të kodit penal është shumë e rëndë. Ky është një rast tjetër që zonja Marku mund të hapë një proces për të hetuar kush e ka bërë këtë falsifikim. Me këtë i është bërë një shërbim super i madh trafikantëve dhe kriminelëve të cilëve iu sigurohet mbrojtje në Shqipëri.

Pse dosja u botua vetëm tani dhe jo kur e konstatoi ish ministri teknik i PD, Gazment Bardhi?
PD donte të ishte e sigurt, të mblidhte të gjitha të dhënat. Besoj se duhet të vijohet me një ftesë ndaj zonjës Marku që të nisë hetimet. Ata kanë vepruar në mënyrë serioze, kanë mbledhur fakte dhe më pas ia kanë ofruar organeve të drejtësisë.

Tahiri ditën kur tha dorëheqje tha se e bëri për të mos penguar negociatat, meqë ashtu ishte deklaruar, ndërsa Presidenti Meta nga Gjirokastra deklaroi se ka ende kohë që t’i çelimi. Ju si kryetare e LSI-së çfarë mendimi keni?
Në çështjet e integrimit ne mbajmë qëndrime të njëjta. S’besoj që ka shqiptarë që mund të jenë kundër edhe pse është një proces me kosto të madhe qoftë politike dhe ekonomike. Bëhet fjalë për një proces të gjatë dhe shumë të rëndësishëm, por Shqipëria ka mjaft problematika. Çështja Tahiri është një pikë në oqeanin e llumit që ka krijuar Edi Rama

Kush e pengon Shqipërinë deri në qershor?
Është Edi Rama. Ne merremi me Tahirin por ai është viktima e radhës. Themi që e kanabizoi vendin Tahiri po si nuk paska dijeni Edi Rama për mijëra hektarë me kanabis? Kjo është qesharake. Nëse negociatat nuk hapen shkaktari i vetëm është Edi Rama. Pse e kërcënon ai Edi Ramën me kode mafioze? Pse U hoq Hajdarmataj? Se do arrestonte Tahirin çfarë do ndodhte? Tahiri do hapte librin e shënimeve, do nxirrte të gjitha urdhëresat. Rilindja ka përgjegjësinë, por Edi Rama është përgjegjësi si për kanabizimin, rritjen e borxhit, rritjen e taksave, koncesioneve. (TemA)

7 komente në “Monika Kryemadhi: Shkarkimi i Hajdarmatajt ishte pjesë e lojës për të shpëtuar Tahirin, u zëvendësua nga shoqja e klasës së Arta Markut”

  1. lennard says:

    Problemi eshte vete LSI dhe kryesuesit e saj.LSI eshte Falange e Mafias Ballkanike.Si do ti justifikoje Mona Baxhella tere ato pasuri qe ka vene.???.Thenia e Z.Tahiri per Ciftin Meta :Qe nuk ka Uje te shenjte qe te laje Mekatet e tyre eshte e vertete .Po Problemi eshte te hapet nje Proces per keto Zullumqare ,te pandashem nga Sali Krimineli dhe Shpura e tij.Keta Zorzope kane probleme me bemat e tyre dhe nuk kane Moral te akuzojne te tjere dhe te kerkojne te bejne Ligjin.

  2. niki says:

    Edhe per Llallen, cfare nuk bene ,tani e kane qepur gojen.Por kur te arrestohet edhe ky kodosh prokuror ,qe ka mbrojtur dhe ngrene nga kriminelet e droges ( motivi qe lehin ndaj Rames si i lidhur me drogen eshte per te mbuluar te tyret dhe bere rremuje per te mos kuptuar asgje ) jo vetem do te heshtin por edhe ndokush prej tyre dote jete i akuzuar per lidhje me ta.

  3. Grigor says:

    Eej, Po pse po kruhet me Arta Markun kjo? Kësaj i thone “t’a kruash me qeramidhe”.
    Me keto deklarata, kjo torollake po vulos fatin e vet. Arta Marku eshte malesore nga Puka dhe nuk i duhet shumë mund per ta shfryre nje tollombace te shpuar dhe mballosur shumë here si Kryemadhi.

  4. korçari says:

    Nje e rrjedhur nga trute me profil psikopatik nuk eshte çudi qe se shpejti te ngelet ne LSI vetem nje treshe pra Kryemadhja,i semuri me alzajmer Vasili dhe çupelina qe nuk ka tru te reflektoje por e ndjek pas Kryemadhin si femije ,pasi besoj se nuk ka njeri normal i cili mund te ndjeke kete te semure.

  5. s'kam ç'bej says:

    E ndoqa ket bisede me gazetaren sot dhe mu duk se Monika kishte shkuar per te folur vete dhe nuk u pergjigj asnje pyetje te gazetares. gazetaret tane jane shume te dobet se duhet ti thone intervistuesit: qendro ketu, pergjigju ne ke ardhe per interviste apo thuaj qe nuk pergjigjem dhe tastaj te vazhdoj, por Monikes i fliste goja dhe bytha njesoj.

  6. Johani says:

    Shqiperia do te qlirohet perfundimisht diten kur kjo monika dhe shtalla e saj do te shkaterrohen,kurse shqiperia do te lulezoi diten kur dushja kryetare e PD-s do te behen bashke koke e bythe,e sa per ata kaqejt si alibeaj,noka,salijani,duma,vasilli,palloka,strazimir kameramani, e disa pinjoll ju siguroi se do te behen bashhkepunetor te drejtesise dhe do kerkojne vet denimin me vdekje per ta si dikur sali berisha ne koehn e komunizmit.

  7. Johani says:

    Tani edhe monika eshte bindur se afera Tahiri eshte skenar i dy kryetareve te PD-s,sepse ka marre ne mbrojtje edhe kjo nje prokuror qe douhet te ishte ne burg tash e disa vjet me pare,u pat qartur per llallen tash jane strukur sepse po dalin krimet,e vetem edhe pak kohe mona sa te vije ai qekaj nga gjermania do te zhdukesh besoi edhe ti si luli ose do te qmendesh krejtesisht si sali berisha me kthimin e izetit,e kaluara na ja mesuar se vetem ata qe kan mizen nen kapuq shajne,fyejn dhe sulmojne te tjeret kurse sa per Xhafen vetem nese do ta kapni per kalemi se sdo keni qfar ti bani edhe ate padi ti lani duart me uje te bekuar dhe padi ti qfryeni buzet se i keni fryre dhe pasi ti shperkani hundet nga droga e per ti shperlare hundet duhet ti kaloni plot 33vjet ne nje shtalle derrash dhe ku do hani vetem ne llumun qe bejne ata,besoi e ke te qarte per qfar e kam fjalen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje