Avokati turk i Izet Haxhisë: S’kemi garanci se do rigjykohet. Jam i shqetësuar për çfarë mund t'i ndodhë në burg

12 Maj 2018, 09:10Politika TEMA

Profesor. Dr. Devrim Güngör prej shumë vitesh ka qenë avokati i Izet Haxhisë në Turqi. Ai është njeriu që ka ndjekur hap pas hap kalvarin e gjatë të procese gjyqësore për ish truprojën e Sali Berishës.

Në një intervistë për Shqiptarja.com avokati Güngör shprehet se qeveria turke i tha po ekstradimit, duke përdorur një letër garanci të qeverisë Berisha të vitit 2007, që sipas tij është e vjetër.

Avokati thekson se nuk ka një letër të re me garanci lëshuar nga Ministria e Drejtësisë drejtuar prej Etilda Gjonajt.

“Nuk kemi marrë ndonjë dokument të ri nga qeveria aktuale. Por kjo është një letër garancie shumë e vjetër. Izet Haxhia këtu është burgosur dy herë. Në 2006. Pra, në 2006, ata kanë bërë një kërkesë, por atëherë Izet Haxhia nuk u ekstradua”, thotë avokati.

Megjithëse Izet Haxhia ngulmonte të kthehej dhe të përballej me drejtësinë shqiptare, ashtu siç edhe e bëri, avokati i tij turk e ka quajtur ekstradimin jo të ligjshëm nga shteti turk, Devrim Güngör shpreh një tjetër shqetësim që lidhet drejtpërdrejtë me jetën e Izet Haxhisë.

“Ka dhe një rrezik për të. Ka shumë mundësi që tashmë Izet Haxhia të jetë në një situatë të pafavorshme. Nuk e di se në cilin burgun e mbajnë tani në Shqipëri. Ka shumë mundësi që situata e tij të jetë e pafavorshme”, thotë ai.

“Për mua, i gjithë ky është një proces politik. Ka politikanë që rrezikojnë diçka prej tij. Politikanët nuk u japin shumë rëndësi ligjeve të zbatueshme aktuale”, vijon ai.

7 komente në “Avokati turk i Izet Haxhisë: S’kemi garanci se do rigjykohet. Jam i shqetësuar për çfarë mund t’i ndodhë në burg”

  1. Spartaku says:

    Nqs i ndodh gje Izet Haxhis ne burg,rrezik per jeten,pergjegjesi te madhe dhe te pafalsheme do te mbaj qeveria e Edi Rames.Ministria e drejtesise,ne bashkepunim me ministrine e brendsheme,duhet te marin masa te rrepta sigurie per jeten e Izetit.Njerzit e Sali Berishes,bandat e tija,sot,jane me te aktivizuara se kurre,pasi behet fjale per akuza shume te renda per Sali Berishen.Ne kete kontekt ai nuk ka per te qendruar i qet dhe do beje ç’eshte e mundur t’a eleminoi Izet Haxhin.Ne rast se ndodh gje,qeveria do perballet me revolta te medha popullore,deri ne rrezimin e saj.Kujdes.

  2. "BOHOTINA" says:

    Ne rast se vihet ne rrezik jeta e ketij njeriu me nje kujtese fenomenale, atehere ketu duhet te dale uje i zi tere vendit. Shteti ka detyre ta ruaj. Sa i perket kerkeses per ekstradim ia thoni Salihut. mashtruesit ordiner…

  3. Artemisa says:

    Fuqine per t’i bere keq Izetit e ka vetem Fatos Klosi. Eshte ai personi qe goditet me shume nga te vertetat qe di Izeti.

  4. Ben says:

    Ky ka due 4 vellezer tjere dhe mbi 20 nipa dhe nqs berisha apo mercenaret e tij e eliminijne,do perfundojne sikur vrasesi i vellait te izetit Ilirit,ku dha “llogari” ne greqi,kshtu do e pesojne dhe mercenaret e berishovicit

  5. Ben says:

    Ky ka 4 vellezer tjere dhe mbi 20 nipa dhe nqs berisha apo mercenaret e tij e eliminijne,do perfundojne sikur vrasesi i vellait te izetit Ilirit,ku dha “llogari” ne greqi,kshtu do e pesojne dhe mercenaret e berishovicit

  6. nardi says:

    Do jete kulmi i absurditetit te vetengungut.
    Mos luani me zjarrin, larg duart nga IZETI.
    Z. Rama o do tregoje qe eshte burre shteti ose zagar I berishes le ta zgjedhi vete pozicionin, ne shikojne gjithmon nuk jemi qorra.

  7. Niko Shpiragu says:

    Si shume te tjere edhe une kam shprehur mendimin tim per ardhjen e Izet Haxhise ketu. Une deshiroj te jem shume gabim, por jam shume skeptik tek realiteti yne sidomos i drejtesise dhe aftesise pothuajse zero te qeverise shqiptare per ta trajtuar problemin e tij normalisht. Shqiperine e drejton akoma pothuajse 100% klani i Berishes. Nuk ka qeveri socialiste, pasi kryeministri ose eshte i paafte ne shkallen absolute ose eshte njeri i Berishes, pavaresisht zhurmes se madhe qe ben Berisha e co kunder tij. Me keqardhje te madhe mendoj se Izeti do te bej burgun te plote ketu ose do te eleminohet fizikisht ne burg dhe kjo eshte mundesia me e madhe. Berisha po te doje eleminon Ramen, Xhafaj e ke te doje dhe prap nuk i hyn asnje gjemb ne kembe e jo nje te burgosur si Izeti. Ai mund ta bej kete brenda dites ose me shpejt por po mendohet te gjeje rastin me te pershtatshem per te qe edhe te bej aktin edhe te fajesoj te tjeret. Ai ka gjysmen e policise ne mos me shume me vehte dhe pothuajse te gjithe prokurorine dhe gjyqsorin, sigurish Presidentin dhe presidencen. Mazhoranca ka disa persona te listes Rama ne Parlament, ka disa cuna dhe cupa qe shikojne ne sy Ramen, i cili mendon nate e dite vetem se si te duket i dashur me dipllomatet dhe shtetaret e Perendimit dhe vetem kaq eshte e mjaftueshme per te. Shqiperine e ka ne dore Berisha dhe kjo duhet te dihet mire nga te gjithe. Ne se ai nuk e ka hequr zvarre prej leckash Ramen dhe ata palo ministrash dhe deputetesh qe vetem i fshijne kepucet atij dhe s’dine gje tjeter te bejne kjo ndodh se ai ka frike nga revolta e popullit mbasi e di shume mire qe eshte kunder tij. Vetem populli ia tregon vendin atij, por populli pret. Populli po pret per ty Berisha por mos shpreso se do te kesh fatin e 98-s perseri dhe kjo vlen edhe per Ramen e co qe po e lene te livadhisin Berishen akoma me keq se sa pijaneci Fatos Nano. E dime z. Bersha qe nuk e ke te veshtire te eleminosh fizikisht Izet Haxhine por pyete vehten ne se eleminon dot edhe popullin aq lehte para se ta besh ate pune. E dime mire se qeveria shqiptare eshte nje loder qe ti mund te luash me te, por dije mire se do te perballesh me popullin. Dua tua perseris njerezve dhe miqve te Izetit qe te bejne maksimumin ne rrugen ligjore per te shpetuar jeten e tij. Mos te presin ndonje gje nga Rama, Xhafa e co se ata e bejne shurren ne breke nga Berisha. Vet Izeti te jete i ndergjegjshem se ajo qe beri ishte akt trimerie dhe ndershmerie, por njekohesisht nje gabim i madh qe mund t’i kushtoj jeten se do te perballet me Berishen, mbasi nuk ka shtet tjeter ne Shqiperi. Vetem vehtja dhe njerezit e tij mund ta ndihmojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje