Flet ish-oficeri i xhenios, reparti ushtarak 3205 i Porto Palermos, Ilirian Dhima: “Ishte viti 1982, kur Greqia filloi të importonte grurë nga Shqipëria. Një rast i rrallë, i cili diskutohet shumë edhe sot. Portet kryesore të transportit ishin ai i Sarandës dhe i Himarës”
Në një bisedë të zhvilluar vite më parë, duke folur për Porto Palermon dhe ndërtimin e saj, ju veçuat një ardhje të befasishme të Kadri Hazbiut aty. Pse ishte kjo ardhje?
Po, e mbaj mend si sot. Ishte viti 1982. Ishte viti kur Greqia filloi të importonte grurë nga Shqipëria. Ishte një rast i rrallë, i cili në Greqi diskutohet shumë edhe sot. Kishte disa ditë që kishte filluar ky transport, ku portet kryesore ishin i Sarandës, por edhe ai i Himarës. Ato ditë kam parë makina pafund të ushtrisë që çonin grurë në portin e Himarës, i cili në përgjithësi ka qenë porti i vogël dhe shumë i qetë. Por ato ditë ishte ndër portet me më shumë gjallëri në Shqipëri. Të gjithë banorët e asaj zone ishin habitur në fillim me gjallërinë me makina dhe lëvizjet në port. Kur u mor vesh që do transportohej grurë drejt Greqisë, të gjithë ndjenin një gëzim për solidaritetin dhe gjestin human të shtetit shqiptar. Ky gjest na bënte krenar si komb. Kjo ishte pikërisht edhe arsyeja e ardhjes së Kadri Hazbiut në Porto Palermo. Ai u takua vetëm me komandantin dhe komisarin e bazës. Hyri urgjentisht drejt e në zyrë. Të gjithë ne rrinim si të ngrirë. Ishte hera e parë që vinte Kadriu në Porto Palermo dhe kjo shënohej si një ngjarje e rrallë. Kur doli, të gjithë neve sa ishim në oborr, na dha dorën duke na thënë: “Këto ditë të rrisni gatishmërinë”. Më vonë, komanda na vuri në dijeni për ardhjen e tij dhe detyrat që la. Qëllimi i vizitës ishte që të rrisnim vigjilencën dhe gatishmërinë gjatë transportit të grurit për në Greqi. Të shmangeshin incidentet pasi shtypi i huaj po shkruante shumë për këtë ngjarje. Ishte një ditë me shi. Pas ikjes së tij ne ndenjëm plot 48 orë në transe. Nuk ishte parë kurrë një gatishmëri e kësaj natyre.
Kur shkuat ju, në ç’fazë ishin punimet në Porto Palermo? Cilat ishin disa nga parametrat e bazës?
Ishin në fazën përfundimtare. Duhet të theksoj se puna kishte filluar që në vitin 1968. Pra, afërisht 13 vjet punë, por duhet të dini se ishte një punë e jashtëzakonshme, një punë që as mund të mendohet sot, se nuk ishin këto mjete. Kishte dy projekte, një rus dhe një kinez. Ne vumë në zbatim projektin kinez, pasi në bazë kishim disa specialistë kinezë, që nuk krijonin shoqëri me ne, por që punonin me përkushtim. Duhet të them se tuneli kryesor ishte 8 metra e 60 cm nën ujë dhe 8 metra e 10 cm mbi ujë, pra në total 16 metër e 70 cm.. Tuneli me gjithë shumë xhepa anësorë ishte 1280 metra i gjatë. Kjo bazë u ndërtua kryesisht për të qenë në gatishmëri për t’u strehuar nëndetëset në rast lufte. Ishin bërë 4 vendbazime për nëndetëset (aq nëndetëse kishim), por edhe për luftanijet dhe katerat silirues. Sipas rregullores paraprake, nëndetëset do futeshin të fikura nëpërmjet një arganelloje, pasi kishin zhurmë shumë të madhe dhe sillnin dridhje të tunelit që mund të shkaktonte çarje. Pra, e gjithë hapësira ishte llogaritur për katër nëndetëse dhe rreh 20 katera silirues. Ishte një punë gjigande dhe një vepër e sigurt që të bënte krenar. Madje dua të them se në një vizitë, që ka bërë ish-inxhinieri i ndërtimeve hidroenergjetike shqiptare, Farudin Hoxha, nuk e besonte që pas ikjes së kinezëve këtë vepër madhështore e bënë vetë oficerët xhenierë shqiptarë. I dukej e pabesueshme. Më vonë shumë oficerë të NATO-s i kanë bërë vlerësimet maksimale. E tillë ishte Porto Palermo, një vepër e paarritshme dhe me vlera të jashtëzakonshme në kushte lufte.
Kë do të veçosh nga oficerët që punonin në këtë objekt dhe nga komandantët provizorë të bazës?
Dua të them se kur shkova oficer i ri, aty gjeta oficerë dhe nënoficerë të shkëlqyer, të dashur, punëtorë që më pritën si mos më mirë. Në fillim, dua të flas për Zydi Turre, gjeometri i fortifikimit. Njeri punëtor, i dashur, korrekt. Pastaj po ndalem tek Kasem Omeri, komandanti i lavdishëm i Porto Palermos. Pastaj vijnë me radhë, oficerët Xhorxhi Koçi, Vasil Mala, Kasem Omeri, Mark Jahja nga Tropoja, por edhe inxhinieri civil Selimllari. Pra, këta ishin oficerë shembullorë, por edhe njerëz të ndershëm, patriotë dhe miq të sinqertë.
Kush nga udhëheqësit e kohës vinte të shikonte punimet në Porto Palermo?
Vinin disa, por më shumë vinte Prokop Murra Ai shumë herë takonte vetëm komandantin dhe komisarin, ishte tepër strikt. Ka ardhur Simon Stefani, por edhe Alfred Moisiu atë kohë. Drejtor i Përgjithshëm i armës xheniere dhe më pas zv/ ministër. Të gjithë e dinin rëndësinë e kësaj vepre, por dinin dhe përgjegjësinë ndaj ishin tepër të vëmendshëm ndaj saj.
Si vazhdoi më pas karriera juaj ushtarake?
Në vitin 1983, kaloj në batalionin e Fortifikimit në Morinë të Kukësit, ku bëmë disa tunele për rezervat dhe për drejtimin e shtabit në rast lufte. Në vitin 1984, më emërojnë përkohësisht në uzinën e armëve në Poliçan, ku shkova disa muaj për thellimin dhe ristrukturimin e dy tuneleve për uzinën e armëve në Poliçan. Në ato pak muaj, aty pashë një uzinë moderne dhe tepër të fortifikuar. Pozicioni gjeografik e bënte atë të padallueshëm dhe shumë të maskuar. Në këtë uzinë kishte disiplinë të lartë dhe kërkesa llogarie. As miza nuk mund të futej aty. Në vitin 1985-1986, pas dy vjetësh shkoj në Rep 5100 me qendër në Qyteti Stalin në Regjimentin e Fortifikimit, konkretisht në qendrën e fortifikimit në fshatin Brezhdan afër Beratit. Aty ndërtuam dy tunele dhe dy depo për rezervat e shtetit dhe komanda në raste lufte.
Çfarë mban mend nga Brezhdani?
Një ditë lëvizja me këmbë nga Brezhdan për të shkuar në Berat. Ishte 11 prill 1985, dita kur vdiq Enver Hoxha. Nuk dija asgjë dhe ecja me këmbë për të gjetur ndonjë makinë. Një kalimtar ndalon pranë meje dhe më thotë i tronditur: “E more vesh, vdiq Enver Hoxha”. E pashë me dyshim. Kur shkoj në Repartin e Beratit pashë flamurin në gjysmë shtizë dhe të gjithë me kokë të ulur. Askush nuk fliste. As stërvitje nuk zhvillohej. Në gjithë repartin shikoje një gjendje të nderë. Sa u takova me eprorët më thanë të shkoja urgjent në repart, pasi kishim kaluar në gatishmëri numër një. Komisari më bëri me dije të kisha kujdes, sepse atë kohë në xhenio ishin ushtarët me biografi të keqe (kur e kujtoj sot qesh). Në fakt, ata ishin ushtarë më liberalë dhe nuk kishin gatishmëri. Rrallëherë kishim situate të tilla. Pesë ditë fjeta në repart pa lëvizur. Ishte një situatë që nuk i vije emër. Por ushtarët nuk kishin atë ndjeshmëri dhe as që kalonin stres. Ata sikur e ndjenin se do të përmbysej sistemi pas këtij momenti.
Gjithmonë larg Tiranës kanë qenë emërimet e tua?
Jo! Në vitin 1987 emërohem në Regjimentin e Rinasit në kompaninë autonome të Dajtit. Në fillim bëmë disa punime special në tunelet e avionëve luftarakë Mig, që ishin strehuar aty dhe disa rregullime në fushën e aviacionit. Pas disa muajsh kaluam në malin e Dajtit. Do ndërtonim tunele për makinat “Benca” të udhëheqësve në raste lufte. Ndërtuam dy tunele me gjatësi 38 metra me disa xhepa. Njëkohësisht edhe dy ofiçina moderne brenda tuneleve. Kishin pajisje shumë të mira.
Kush i ndiqte këto punime?
Aty vinin disa nga udhëheqësit e kohës Prokop Murra, Simon Stefani, Foto Çami, por punimet i ndiqte i pari.
Çfarë kujton në këtë periudhë, veç punës për ndërtimet e tuneleve në Rinas dhe malin e Dajtit?
Kujtoj një stërvitje të madhe të zhvilluar në këtë vit (1987) në Kavajë. Ishte një stërvitje masive ku merrnin pjesë dhe shumë trupa të xhenios. Aty takova për herë të parë Alfred Moisiun. Ai takoi trupat xheniere duke na orientuar për stërvitjen. Ishte shumë praktik dhe komunikues. Foli shkurt dhe prerë dhe me shumë përgjegjësi. Në fund, na foli për rëndësinë e stërvitjes dhe ku duhet të përqendrohemi për të arritur rezultatet e duhura. Ai theksoi se udhëheqja i ka dhënë rëndësi kësaj stërvitje për vetë zhvillimet e fundit politike në vend dhe në Ballkan. Fjala e tij na mobilizoi më shumë. Vërtet me këto orientime ne u vlerësuam shumë mirë në stërvitje. Në Regjimentin e Rinasit qëndrova deri në vitin 1988 dhe pastaj u zhvendosa në batalionin e Shupalit, me detyrë Shef Shtabi Batalioni. Më pas në Repartin, Brigadën, 49-30 në Tiranë ku u emërova komandant batalioni në Rep. 34-48 në Uzinën “Traktori”, deri sa u largova nga ushtria. Në këtë repart zhvillonim stërvitje të ndryshme.
Intervistoi për “Albanian Free Press”: Albert Z. Zholi
S’kishim qumesht te pinim por ndertonim bunkere ne vend qe t’i linim fshataret te rrisnin lope e dele. Marrezi.
Hani tum hani. Kadri tumi e shoket e tij e ju trushplaret e katandiset shqiperine ne vendin me te varfer ne europe. Ju tuma jeni komunistat shqiptare qe e vrisnit shqiptarin per hiçgje. Ka fajbgelbaza qe ju boton, po tum eshte dhe ai
U degjua atehere se Greqia importoi miser per derra,por propaganda komuniste thoshte qe ne Greqi vuajne per buke.
Bile u denuan edhe disa per agjitacion dhe propagande,ngaqe thane qe ska mundesi,seshte e vertete.
E po pastaj…… ? Di te thote ky oficeri kush ishte ky “armiku”imagjinar qe na kercenonte “ne rast lufte”
Komandant Prokop Murra do “luftonte” po te qe nevoja edhe nje koalicion armiqsh imperialisto,revizionist ? Pika qe su bie.
enver leshi e beri Shqiperine burg te izoluar per te mbajtur kolltukun e tije,Na kishin “hale ne sy”.
Ne ,”Fenerin ndricues te botes” me tollona,te dhjere por krenare, qe do hanim dhe bar e s’dorzoheshim per te
ruajtur gjoja “parimet marksiste ” (fronin e monstres )
Nuk pame te na sulmonte “armiku i jashtem” mbas 90es, Se me perpara na kishin frike nga bunkeret e guvat neper male
qe ndertuat ju per te na ruajtur nga “Gogoli armik”
PS.
Keta lloj ushtarakesh me komandant Prokopin edhe po ti jepje bashke naton dhe traktatin e Varshaves
nen komanden e tyre ,prap e humbnin betejen ,me kedo te luftonin
Armiqte imagjinar te shkaterruan gjate gjithe historise ty.Armiqte u bene imagjinar nga ushtria e forte qe kishim
Ik mor trap, kush ta ka vene ne pordhe ushtrine e groshit,armiq kishit veteveten ju, qe vrate njeri-tjetrin,
Armiku,e keqja e shqipetarit kane qene vete shqipetaret. Atehere e kishte fajin “rrethimi imperialist” sot ja u ka fajin demokracia
Bole ne kohen e enverit,koqe ne kohen e sotme,Nuk ta ka fajin “armiku”qe je i fundit i Europes,ta ka shteti jot qe ti zgjedh,qe ti vete e voton,
qe ti vete ja shet voten ,qe ti vete i lepihesh,te majteve e te djathteve. Lerini perrallat qe ju tregoj enveri me ujkun e “jashtem”,
shikoni ulkonjat e vendit, ata jane armiku i shqiperise,jane vete shqipetaret.Personalisht ti vete ish ushtarak parazit i pa pune
Jevgjit neo grek mbaheshin me buke nga shqiptaret.
Bastardet e ndyre.
O kapterr brek dhjeri!
Po ku merr vesh ti o gomar qe vetem samari te mungon nga punet ve ushtrise?
Kush ishte armiku,thote brekdhjeri!
Po ti as sot nuk e shikon armikun,o kkric gomari se ai te ka hyre ne krevat dhge po tre mballos gruan,vajzen,motren,se nenen dhe gjyshen t’i kane cuar per lesh!
Ti nuk e sheh armikun se ai tani eshte shefi i gruas tende,qe e punesove me prove!
A te kujtohet gje Ylli Pango qe i merrte femrat me prove ne shtepinbe e tij?
Mos te duket gje si armik ai ty?
Kurren e kurres!
E si te ishte Ylli i gjore armik kur ai te futi gruan ne pune?
E cfare te mori si shkembim?
Nje kokerr pjeshke te mori i shkreti,qe ti nuk e haje dot se ishe i zene me punet e demokracise!
Po vajza e motra jote a ka patur ndonje armik?
Kurren e kurres!
Ato jetojne te lumtura neper Europe dhe numerojne cdo nate milionat qe nena dhe babai i tyre nuk i kishin pare dot kurre!
Pse a te duken si armiq ty klientet e vajzes tende kur ata pasi e perkedhelin dhe e hargalisin nga lart poshte i japin nje tufe me euro apo dollare fare pa numeruar,nje pjese nga ato t’i dergonte edhe ty ne Shqiperi,qe ndertove vilen 3 kateshe!
E ku kishe pare ne socializem ti kaq pare pa djerse?
As Enver Hoxha nuk ishte me i lumtur se ty!
Tani vajza dhe gruaja jote punojne te lumtura vetem me kembet perpjete dhe qe nuk kane patur nevoje as per dipllome e as per te shkiuar ne zbore e aksione te hekurudhave!
Dhe ti tani shetit me ferrari neper bote,se kete lumturi ta solli vajza dhe gruaja jote ne lufte per ndertimin e kapitalizmit me pjeshke ne dore!
Prap paske marre ilace te skaduara ! Deputana,ty te flet ajo poshte
se ate siper ta paska demtuar rende koha e enverit
JU zotrij fshatar qe komentoni ; mos vini ne dyshim fjalet e njeriut qe ka qen ne at koh ne vendin e duhur , ju keni qen ne aksion duke xhveshur miser, mos u merni ju me politik se prandaj esht dhjer me nje mut ky vend , se nuk ngeli gomar e katundar pa dhen mend per politiken , mjaft shkoni kullosni lopen mos u merni ju me kto pun , apo keni dal rrefugjat dhe mendoni se jeni me te mençur tani , ata qe kini qen jeni , prandaj mos u merni me politik se nuk esht domeni juj . nuk ngeli gomar pa shar e beshtyr neper gazeta , kan bler katundaret laptop ka ardh fundi botes.
Pak shpjegim per kete artikull; Me 1981 Shqiperia kerkonte tuba gazi per metarlugjine (Tubacioni Ballsh-Metarlugji ,gaz per Tecin) dhe Greqia kishte tuba Gazi por per ti blere keto tuba Shqiperia nuk kishte para “,Klering” dhe i ofroj Greqise me shkembim mall per mall dhe Greku me perpara e nderpreu rinovimin e kontrates se Bazes Ushtarake Amerikane ne Krete dhe Amerika ja nderpreu Grurinatehere Greqia I kerkoi Shqiperise si mall shkembimi per tubat Grure.
Mosmirnjohja dhe thika pas shpine jane dy ligesite e perjeteshme te grekut. O idiot pelasmut te zente gryken buka jone Gjithe bota e vleresoi buken qe ju dhame ne ato dite te veshtira per ju e ti qe ishe ne djep atehere thua se qe per derra .Te jap te drejte ne llogjiken tende ndoshta vetem per faktin se e pranon qe jeni vertete gerra dje sot e perjete HAJVAN MJERAN NOTERIK!
Po na çate koken me oficere trapa te Dulles, ju mbyti nostalgjia per ate kohe te dhjerë ?