Artan Fuga: A mund të behej një zezak kapiten i Kombëtares sonë, apo një kamzali të bëhet drejtor në Bashki?

12 Maj 2018, 10:02Politika TEMA

Nga Artan Fuga

Nepotizmi po bën kërdinë ndër ne.

Kur sheh që ka artistë shqiptarë që performojnë në skenat tona, por edhe jashtë sikurse Ermali, Eleni, që bashkë me Eugentin sot do të jenë në Eurovizion, ndjen forcën e energjive kombëtare që po të përdoren si duhet çajnë vetë, sado ujq e dhelpra rreth tyre duan t’u përvetësojnë suksesin për qëllime të mbrapshta.

Por për këtë do të shkruaj javën tjetër.

Duke parë talente shqiptare që çajnë në Qipro, Itali, apo Angli si Rita Ora etj., më shkon mendja dhe pyes, a do të mundte një emigrant i brezit të parë, i ardhur në Shqipëri, ta çante nepotizmin tonë sidomos në institucionet publike, për të nxjerrë kokën mbi të gjithë ?

Dyshoj shumë.

A do të mundej një zezak të merrte nënshtetësinë shqiptare dhe të bëhej kapiteni i skuadrës kombëtare të futbollit?

A do të mundej një qipriot i ardhur në një shkollë shqiptare të ngjitej lart dhe të përfaqësonte Shqipërinë?

Le të zbresim pak më poshtë.

A ka ndonjë deputet të ardhur nga zonat fshatare të vendit me profesion fermer, mekanik, mësues zonash rurale, mjek atje?

Po ndonjë këshilltar bashkiak që është bujk ose fermer?

A mund të gjesh sot punë në agjencitë publike si në Bankë, Radiotelevizion, Ministri, Opera, Teatër, administratën e Akademisë të shkencave, Gjykata, po të mos kesh si thonë “mikun brenda”?

Po të jesh cigan, rom, boshnjak, a mund të bëhesh drejtor drejtorie apo qoftë edhe të punosh në një vend kyç të administratës?

Po të vish nga Bathorja, Kamza, Këneta e Durrësit, Vora, nga Dajti a nga Bregu i Lumit a mund të bëhesh drejtor në Bashki, nën kryetar Bashkie, këshilltar, apo edhe kryeredaktor në Radiotelevizion?

30 vjet demokraci mo!

Demos – cratos !

Hahahahaha!

Ik ore tutje, budallë, me këto ëndërra të çmendura, pse Qiproja jemi ne, apo Italia!!! Apo Anglia, Franca!

Nepotizmi po bën kërdinë.

A mund të punësoshesh dot nëse je pa një lidhje kushurilliku, miqësie, përkatësie politike, pa një interes të ndërsjelltë, pa paguar?

A mund?

A mund?

A mund?

Pse studentët e mi të shkëlqyer që nuk kanë ose refuzojnë të kenë të tilla lidhje i shoh pa punë ose vuajnë për të zënë punë?

Ik ore u bëre ti – më duket sikur u thonë.

Konkursi!!! – Hahahahaha!

Eshtë si puna e komisarit në det!!!

Ishte lojë, lojaaaaaaaaa!

Nuk besoni!

Thjesht le të japi Kuvendi ose Qeveria një fond sado të vogël për të bërë një studim sociologjik mbi burokracinë tonë, dhe do ta shihni se çfarë lemerie do të zbulojë nëse nuk i dinë.

Më duket se një shtresë me lidhjet e saj si një oktapod gjigand, si një re e madhe, si një tufë zogjsh grabitqarë, ka uzurpuar politikën dhe pastaj shtrihet në të gjithë administratën publike, rimerr në formë pagash, lekët që vijnë nga taksat që u merren qytetarëve, qarkullon paranë, ofiqet, shërbimet, nderet, rimarrjet në punë, pra riprodhohet duke i kthyer shpinën popullit që nuk ka asnjë shans në jetë vetëm të iki, të iki, të iki!

Merr lekët, i rishpërndan brenda vetes, dhe nuk jep shërbimet menaxheriale që duhen.

Duhet një studim i tillë sepse tregon me fakte gjendjen dhe nivelin e demokracisë dhe të shanseve të barabarta.

Po opozita përse nuk e vendos gishtin në këtë plagë të madhe!

Mos duhet të vijë Migjeni si opozitar?

24 komente në “Artan Fuga: A mund të behej një zezak kapiten i Kombëtares sonë, apo një kamzali të bëhet drejtor në Bashki?”

  1. Zorro says:

    Opozita nuk ben kauze te saj hallet e popullit por si te shpetoje veten nga krimet e shumta.
    Po te ngrinte opozita hallet e popullit edhe une socialisti do ta mbeshtesja.
    Ne Shqiperi funksionon nje administrate publike qe nuk punon me ligje por me urdherat e “maliqit”.
    Po e provoj mbi kurriz padrejtesine qe po me ben kjo administrate e kalbur militantesh qe i sherben delirit te nje kryebashkiaku si Veliaj por edhe te nje arroganti e harbuti si Rama.
    Kalbesira ka zene rrenjet kanceroze efhe tek Avokati i Popullit dhe KLSH .

  2. ON says:

    Me kete shkrim e ndreqe pak , se e djallose me punen e Eugentit qe po na nderoj. Ne Europe do shkojme dhe me popullore por dhe klasike dhe pop rrok, pse jo dhe me metal…. sepse eshte muzike globale qe adkush nuk e ka pronesine. Administrata Shqiptare eshte e semure ne rrenje e maje. Me kete administrate miqsh ne nuk e meritojme te jemi ne ballkan jo me ne Europe. Kam 30 vjet specialiste por eshts per te qare … sa here nderrohet drejtori vjen capaculi i rradhes 24 vjec drejtori jot…. Pa u zgjidhur puna karrieres dhe pages asgje nuk do funksionoje.

  3. EAGLE says:

    NE SHQIPERI cd o gje mond te behesh
    BERISHA==KRYEMINISTER – TROPOJA
    ILIRMETA-=PRESIDENT -SKRAPERI
    AGRON DUKA= FSHF-SHIJAK
    ARTAN FUGA = PASHAPORT NJERIU- KOPSHTI ZOOXHUNGEL

  4. Halimi says:

    Prit se qeveria do te jape ty fonde (sigurisht nga taksat tona) per studime nese kenga e bushpepes eshte apo jo e pershtatshme per te perfaqesuar shqiperine ne eurovizion. Si nuk po e mbyll gojen njehere more derrezi, sa llafazan e debil paske qene. Mjere ato student qe meson ti.

  5. tagriu says:

    e ka nje shanc , profesor! drejtori i RTSH psh fshatar eshte nga me te largetit. Por takoi Ramen dhe nga kamarier ne Detroit, u be drejtor!
    bene nje gjoja konkurs ca eunuker qe i kane zgjedhur anetare te keshillit drejtues dhe tallen bythen me te tere. Pra duhet takuar Rama!
    tani ngaqe eshte injorant dhe s’di te menaxhoje institucionin, ngre taksat e gjithe neve, qe i kthen ne rroga per ata qe ai i merr ne pune si e mori Rama ate. kaq e thjeshte eshte.

  6. Nik says:

    Weda El Sajed ka çarë në Shqipëri ! Është Shqiptare Afrikane e jo zezake

  7. Driton says:

    Ne shqiptarët e kemi fobi drejrësinë dhe vlerësimin për të tjerët. Kur është në pyetje leku dhe miku i fortë ç’do gjë është e mundur. Pa presion të fortë europian ose amerikan kurrë nuk do të kemi demokraci të mirëfilltë. Respekt për profin Artan Fuga

  8. Dn says:

    Ahahah,po artan jo shqiptare ke gati gjithe shtetin:vllah,aruman,jevgji,grek ,holandez,gjysme keshtu e gjysme ashtu e ke plot qeverine,po shqiptare ,has shqiptare ke shume pak…
    Ohhh ndoshta duhet pak gjak shqiptar ma shume ketu qe te ndryshojne gjerat per mire.
    Na duhen ma shume kuksian ketu.

  9. daja says:

    Si mund ti vlersoj shkrimet e tua ? Para nje jave cfare nuk the per Eugenia o Orakull I madh, sot ndjeke energjine e krenarine kombetare . Ti me kujton Shaban Qosen qe si rrimte bytha pa u kru , dhe kur se ngacmonin.

  10. kunji says:

    Ky Fuga eshte nje klysh komunisti.

  11. Lexues says:

    Kemi plot qipriote te suksesshem ne Shqiperi. Ne showbiz kemi Arjan Canin qe eshte bere milioner duke share shqiptaret mengjes, dreke, darke.
    Sa per zezaket, le te na thote Fuga si frankofil qe eshte se sa kryeministra zezake ka pasur Franca.

  12. "BOHOTINA" says:

    Z. Artan! Kjo metode u mboll nga qoftelargu Salih (keshtu e ka emrin me “h” ne fund dhe me dy tatelindje), por ti dhe shume te tjere nuk shkoni asnjehere tek burimi. Cudi per t’ u cuditur. Nuk te kujtohet profesor qe kur fitonte zgjedhjet Salihu e nderronte administraten brenda 3 diteve, fliste opozita 1 jave dhe harrohej cdo gje. Pastaj profesor ne jemi popull tolerant, mos na ngaterro me greket qe per nje shqiponje qe bejne kengetaret bejne buje e s’ lene gje pa thene ne parlamentin e tyre. Ata na kane marre toka, u lejojme vatra vorrezash qe e ardhmja te flase per ta dhe jo per te verteten, ngrene kishe tek kompleksi qeveritar dhe shkrimet ne te jane ne greqisht sikur do kryejne ritet fetare greket e jo shqiptaret dhe bejne namin per dy shuplaka kengetaresh… Kam shume per te thene po boll per sot.

  13. shqip says:

    O Tano po mos u ngut mor burr . Thellohu , thoshte P. Raidhi . Deri me sot njerezimi nuk njeh nje sistem siç e enderron ti , dhe miliona , miliarda te tjere neper glob . Çfare mendon ti ? Qe ne Qipro , Greqi , Angli Japoni e gjetke , nuk eshte Po e njejta muzike ? Keshtu eshte e ndertuar bota . E provoi edhe sistemi me social per masat , Socializmi , Po u kalb pikerisht per keto arsye . Megjithe qe. Ne perqindje , ishte ku e ku me dinastine Sali – Ilir – Ed , e dreqi dhe i biri . Ate krahasimin me kengetare e me kapitene , me mire mos e kishe prekur si teme. Jo per gje . Po dy dite me pare , si duket nen efektin e vizave , bere nje shkrim ( paçavure ) , qe te ktheu ne origjine . Si puna e asaj barcaletes qe tregonin per dy shqiptare . Kur zoti e pyet njerin nga keta , Nese ka ndonje deshire qe te mund t’ja plotesoje . Po i thote shqipo . Asgje per vete . Vetem hiqja te mirat atij tjetri . Keshtu jeni bere , ti , bashke me grupin e isove te klanit e te medias se kazanit . Po si mund te vesh shenjen e barazimit kur nuk ekziston materia . Sa qipriot , amerikane , zezake , te kuq e te verdhe , te erdhen ketu , e nuk ju dha shansi ? Ne kombetaren kemi nja 20 vite qe ja jemi besuar vetem te huajve . Ka lojtare me ngjyre qe lozin ne Shqiperi. Po asnje nuk ka kerkuar nenshtetesi . Per te qene realist , asnje nuk ka spikatur qe te jete me larte se keta tanet .

  14. Profesori rracist says:

    Duket sa ‘profesor’ qe eshte qe nga etiketimi qe i ben njerezve me ngjyre. Rracist qe flet kunder nepotizmit…zot i madh.

  15. qazim says:

    Tani kujdes se me moshe njeriu fillon te rrjedhe,prandaj sa me pak mend te japesh aq me mire do te mbahesh mend……

  16. me ata emigrantet ke te drejte sidomos me zezaket qe shqiptaret e amerikes ,vetem shajne zezaket gjithe diten megjithese bejne punet e zezakeve.
    por nje emigrant ne Shqiperi as qe ka shans te behet dikush me kete racizem qe kane turkashaket, dhe ironikja eshte se shajne popujt e tjere per racizem,kur shqiptareve po i nxjerin neper skena e neper partira.
    sa per boshnjaket e serbet,po te jape nja dy shembuj:
    1-sali berishovici sekretar i ppsh dhe me intrigat e tij ja futi te gjithe turkoshakeve…..
    2- luan malltezi boshnjaku qe u lidh me familjen serbe sllobodanka berishovic ………
    dhe kuptoje vete se je prufesor i komunizmit dhe i bllokut,dhe je shume me afer i bllokmeneve te sotme berishovic,e ilirfloriri.

  17. Maelga says:

    Nuk quhet “zezak” mor profesor i kembeve te mia.
    Po te kesh nje fije bon sensi dhe kulture do ta quaje nje futbollist me origjine afrikane, ose edhe nje futbollist me ngjyre.
    Po edhe ti do tregosh rracizmin qe ke perbrenda se nuk e mban dot. E ke ne gen.
    Dhe “Jo”, nuk do te behej dot kapiten i kombetares sone , pikerisht sepse ka shume si puna jote qe edhe kur kerkojne ta fshehin prape u del rracizmi nga te gjitha vrimat e trupit. Nuk e fshehin dot.
    “Zezak” thote. Hej bela.

  18. me ata emigrantet ke te drejte sidomos me zezaket qe shqiptaret e amerikes ,vetem shajne zezaket gjithe diten megjithese bejne punet e zezakeve.
    por nje emigrant ne Shqiperi as qe ka shans te behet dikush me kete racizem qe kane turkashaket, dhe ironikja eshte se shajne popujt e tjere per racizem,kur shqiptareve po i nxjerin neper skena e neper partira.
    sa per boshnjaket e serbet,po te jape nja dy shembuj:
    1-sali berishovici sekretar i ppsh dhe me intrigat e tij ja futi te gjithe turkoshakeve…..
    2- luan malltezi boshnjaku qe u lidh me familjen serbe sllobodanka berishovic ………
    dhe kuptoje vete se je prufesor i komunizmit dhe i bllokut,dhe je shume me afer i bllokmeneve te sotme berishovic,e ilirfloriri.
    ah se harrova sa per fshatar ne parlament dhe ne qeveri i ke mbi 90% duke filluar qe nga kryefshatari mslym an murrizi e co.

  19. Kollodoku says:

    Rracist.

  20. evgjitngrenesi says:

    po,nga kamza mund të bëhet kryetar bashkie(saliu nga fshati pa emër u bë kryemin ister),ndërsa zezaku nuk mund të bëhet as kapiten,as lojtaj i kombëtares. kur të quhet ”ndërkombëtare” siç keni qejf ju qytetarët e botës edhe mundet! shqipëria, o fugë, është i vetmi vend në botë ku pakicat kanë më shumë të drejta se shumica shqiptare. prandaj lëri këto lojra sorrosiste shoku internacionalist i djathtë që u qan hallin grekëve dhe arixhinjve

  21. Futja kot says:

    Ku e ke gjuhen letrare shqipe, zoti akademik?! C’kerkon fjala “performoj” ne shkrimin tend?!

  22. Kolegu i Fugës në Fakultet says:

    Ç’autoritet moral ke ti o i ashtuquajtur ekspert në fushën e komunikacionit / gazetarisë kur je vetë hipokrit, kripto-nepotist, dredharak, gjysëm-makiavelist, për të vlerësuar e kritikuar të tjerët?

    Shan B^^^^ e kusisë atë të tiganit… vaj medet!

  23. TIni says:

    Drejte… standarti i administrates sot eshte te jesh nen 28 vjec, te kesh mbaruar shkolle private, te kesh babain ne bisnes, te mos disg asgje, te firmosesh cdo gje, dhe te kesh idhull Brisin…. a me fal mundesisht td jesh femer ish lsi, ish Pd …..

  24. Tak tak says:

    Ket artikull ta beje se paku para10 vjetesh prof.tani bo na1 dore domino se aha s regullo gjoo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje