Partizani fundos Vllazninë, fitojnë Teuta dhe Kamza

13 Maj 2018, 19:02Sport TEMA

Vllaznia zhgënjeu sërish në transfertën e sotme ndaj Partizanit, ku u mposht me rezultatin 2-0 dhe me shumë gjasa do të jetë skuadra që do të shoqërojë Lushnjën në Kategorinë e Parë.

Shkodranët u shfaqën sërish të dorëzuar dhe pa aspak grintë e ide, duke mos arritur të rrezikojnë portën e Alban Hoxhës, ndërsa pësuan edhe dy gola naivë për një mbrojtje me eksperiencë në Superiore.

Nga ana tjetër llogaritë e shkodranëve u komplikuan edhe më tej, pasi Teuta fitoi në Korçë me rezultatin 1-3, përballë një Skënderbeu që e ka mbyllur sezonin, ndërsa Kamza triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Flamurtarit.

Nuk pati fitues në sfidën për vendin e dytë, mes Kukësit dhe Luftëtarit, pasi dy skuadrat u ndanë në barazimin 2-0. Irakli Dzaria shënoi dy herë për vendasit në pjesën e parë, por gjirokastritët reaguan në pjesën e dytë, duke barazuar me golat e Lamçes dhe Ferreirës.

Laçi nuk diskutoi 3 pikët në sfidën ndaj Lushnjës, të cilën e fitoi 3-1 falë golit të Shtubinës dhe dopietës së Reginaldos, duke vijuar presingun për vendin e 4-t të renditjes.

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi, tashmë lufta e fortë do të bëhet për Europën, mes Luftëtarit, Partizanit dhe laçit, ndërsa mbijetesa me shumë gjasa u vendos sot me dështimin e Vllaznisë.

2 komente në “Partizani fundos Vllazninë, fitojnë Teuta dhe Kamza”

  1. Refiku says:

    Vllaznine e fundosen vete shkodranet
    Shkaku quhet Voltana Adeni
    Voltana urrehet sot ne Shkoder
    E para … urrehet nga socialistet si kubdershtare politike
    E dyta dhe kryesorja … Voltana urrehet nga muslimanet e Shkodres si dashnorja e katolikut drejtorit te ujrave te Bashkise.
    Myslimanet e quajne me urrejtje… kurva e kryqit
    Ndaj Vllaznia ra thjesht qe ajo te digjet si figure ne zgjedhjet bashkiake. Si presidente e Vllaznise qe eahte

  2. Gallate says:

    Bravo Vllaznia,qe prej 28 vjeteve antikomunizem ka shkuar nga “FITORJA NE FITORE”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje