Klubi i Partizanit ka vendosur të paguajë gjobën e Komisionit të Disiplinës dhe ndeshja e nesërme kundër Vllaznisë do të luhet me tifozë.
Përmes një njoftimi klubi i Partizanit ka publikuar dhe çmimet e biletave duke kërkuar mbështetjen e tifozerisë në këtë momente të vështira.
Njoftimi i plotë i Klubit të Partizanit.
NJOFTIM PER NDESHJEN
FK PARTIZANI – KF VLLAZNIA, E DIEL ORA 17:00
Ju njoftojmë se për këtë takim klubi ka vendosur të shlyejë financiarisht dënimin e Komisionit të Disiplinës duke i mundësuar tifozerisë të jetë presente në stadiumin “Selman Stërmasi” në mbështetje të ekipit.
Çmimet e biletave në Tribunat respektive do te jenë:
Biletat në Tribunat A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 1000 Lek
Biletat në Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 300 Lek
Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat: A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2
Tifozeria mike nga Shkodra do të ketë në dispozicion
Tribunat: H1, H2
Klubi saktëson se për femrat dhe fëmijët NËN moshën 14 vjeç, të cilët duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit apo të afërm të tyre hyrja në sektorët e Tribunave C1,C2,D1,E,F,G1,G2 do të jetë falas.
Për të mundësuar hyrjen në stadium si femrat ashtu edhe fëmijët NËN moshën 14 vjeç mund të tërheqin bileta të personalizuara me vlerën 0 lek, në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi”
Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga sot ora 16:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.