Pakult: Merkato? Më pëlqejnë shumë lojtarët e Kukësit

12 Maj 2018, 14:04Sport TEMA

Kukësi pret nesër Luftëtarin e vendit të tretë në stadiumin “Zeqir Ymeri” dhe pas humbjes në Durrës, kërkon të kthehet te fitorja.

Trajneri Peter Pakult ka dalë para pak minutash në konferencën e zakonshme të shtypit, ku ka folur për këtë ndeshje dhe merkaton.

Trajneri austriak ka theksuar se do të ishte i lumtur, nëse Guri do të arrinte objektivin personal, ndërsa me shaka ka pohuar se do ta zëvendësojë ai shkodranin kur të largohet. Pakult ka bërë gati listën e përforcimeve dhe largimeve, por nuk ka përmendur emra.

“Jam i mendimit se skuadra nuk e ka humbur motivimin. Te mërkurën duhej të luanim ndryshe që të mbyllnim gjithçka për vendin e dytë. Jam një trajner që, pa marrë parasysh diferencën e pikëve, dua që ritmi të jetë i njëjtë dhe të mos lirohen lojtarët. Deri sa matematikisht nuk kemi siguruar asgjë, dua ta mbaj ekipin në nivelin që kërkoj.

Çdo gjë mbetet pas shpine deri sa të arrijmë objektivin matematikisht. Në momentin që skuadra lirohet me idenë se ka mbaruar gjithçka, atëherë digjemi. Luftëtari? Personalisht mendoj se kundërshtari ka shumë kualitet dhe duhet të përqendrohemi që nga fillimi për të marrë 3 pikët dhe t’i bëjmë gjërat si duhet.

Nga ndeshja me Teutën nuk jam i zhgënjyer, po jam i mërzitur, pasi e dinim se ishte e vështirë, duke parë situatën e kundërshtarit. Më ka mërzitur fakti që na përmbysën rezultatin. Ajo ndeshje ka kaluar dhe do të shohim ndeshjen e nesërme. Po më bëhen shumë pyetje për të ardhmen, por nuk kemi menduar asgjë.

Kur luan ndaj Skënderbeut gjërat janë ndryshe. E dimë që Skenderbeu bën lojë tjetër, pa e krahasuar me tjerët dhe e dimë se sa ndikojnë këto ndeshje. Lushnja u kthye në mbrojtje dhe u bë e vështirë. Po shohim që kemi bërë një punë të mirë, pasi kemi marrë pikë të konsiderueshme. Nuk i shoh shumë rezultatet, por marr në konsideratë lojën. Kemi arritur fitore edhe kur nuk kemi luajtur mirë.

Për sa i përket aspektit në fushës, kemi bërë një lojë shumë të bukur dhe largimi i Bakajt e dobësoi lojën tonë.

Objektivi për Gurin? Qëllimi i klubit është që të sigurojmë vendin e dytë dhe të dalim sa më mirë. Gjërat që vijnë pas kësaj, janë gjëra që vijnë vetvetiu. Ekipi ka bërë një punë të mirë, duke e ndihmuar Gurin deri tani dhe do të isha i lumtur, nëse ai e arrin objektivin që ka. Kur të ikë Guri? Do të stërvitem unë që ta zëvendësoj.

Kam bërë një listë me lojtarët, të cilët nuk janë në planet e mia. Nga Superiorja më pëlqejnë shumë lojtarë që luajnë te Kukësi. Nëse filloj të flas më emra, nuk ka interes për skuadrën. Kemi filluar punën tonë dhe për mendimin tim, s’ka nevojë për të nxjerrë emra.

Struktura e kampionatit? Një kampionat me 10 skuadra në Shqipëri është shumë mirë dhe nuk ka shumë dallim me Austrinë. Është kampionat ideal për Shqipërinë”, – ka thënë mes të tjerash trajneri i Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje